Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1278 tiketa, janë regjistruar 48 aksidente trafiku ku 22 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Policia e Kosovës vendos radar me fotografi në autostradë

Policia e Kosovës vendos radar me fotografi në autostradë

Për të parandaluar aksidentet dhe për të identifikuar shkelëst e rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës po përdorë radarin me fotografi, nëpër autostrada.

Policia ka publikuar fotografi nga një aksion në Veternik përmes të cilës shihet automjeti cak me të dhënat e shpejtësisë, të nxjerra në formë kuponi.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës një prej objektivave parësore ka edhe ofrimin e sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, ku implementimin e planeve dhe aktiviteteve policore nga afër e përcolli Drejtori i Përgjithshëm i PK-se z.Rashit Qalaj, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Operacione z.Afrim Ahmeti dhe Nënkolonel Jeton Rexhepi Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor .

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete policore të kombinuara, si projekte sensibilizuese me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit dhe po ashtu veprime ndaj kryerësve të kundërvajtjeve në trafik.

-62 persona më pak të vdekur apo -35.42%, nëse i referohemi Raportit të Dekadës së Sigurisë Rrugore 2010-2019.
-16 persona më pak të vdekur apo -12.40%, në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018.
-15 persona më pak të vdekur apo -34.09%, në periudhën Janar-Qershor 2020 në krahasim me periudhën e njëjte të vitit 2019.
Edhe këto aktivitete që janë duke u ndërmarrë nga njësit e trafikut kanë për qëllim parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve në trafikun rrugor dhe po ashtu janë në përputhshmëri edhe me aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në kuadër të planit operacional ‘ROADPOL 2020” (European Roads Policing Network – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore).

Kjo situatë e sigurisë rrugore është tregues për punën që është bërë nga të gjithë, përfshirë institucionet, shoferët, pjesëmarrësit tjerë në trafik, gjithnjë pa shmangur edhe ndikimin që ka pasur legjislacioni në fushën e trafikut rrugor.

Policia e Kosovës, kërkon dhe njeherit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.

Kërkohet heqja e kushtëzimit për regjistrimin e veturave në Kosovë

Ka disa vite që për regjistrimin e veturave, qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë tatimin në pronë dhe shërbimet tjera komunale.

Deri para shfaqjes së pandemisë COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, ishin 150 mijë vetura të paregjistruara. Por pandemia ka ndikuar që të rritet dukshëm ky numër.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ka pranuar se numri i veturave të paregjistruara është në rritje. Ai ka thënë se për t’u liruar qytetarët nga kushtëzimet për regjistrim, duhet bëhen ndryshime ligjore.

“Po është fakt se një numër i madh i veturave në Republikën e Kosovës janë të paregjistruara. Numri është rritur, në fakt edhe gjatë kohës së pandemisë, mirëpo rritja e këtij numri bëhet fjalë për veturat që bëjnë regjistrime të rregullta, që për shkaqe dhe arsye të njohura, kanë mbetur edhe një numër i caktuar.

Për sa i takon numrit të mjeteve të paregjistruara si kontigjencë për gjatë viteve, ne me Bankën Qendrore të Kosovës dhe me kompanitë e sigurimeve, kemi filluar hartimin e një udhëzimi administrative, me të cilin do ta rregullojmë këtë çështje dhe në momentin e parë që na krijohen kushtet dhe rrethanat do ta procedojmë”, ka thënë mnistri për KosovaPress.

Ai po ashtu ka thënë se për veturat që kanë mbetur pa u regjistruar për shkaqe të pandemisë, MPBAP-ja po vepron me vendime të herë pas hershme, derisa shton se çështja e pagesave është e rregulluar me udhëzime administrative.

“Kur po ka vështirësi po e zgjasim afatin e regjistrimit. Nga një herë ka edhe mungesë për tabelat për shkak të furnizimit jo të mirë me tabela. Nga një herë janë arsye të tjera, mirëpo, ne po veprojmë në kushte të pandemisë me vendime të veçanta në mënyrë që ta rregullojmë këtë çështje.

Çështja e pagesave është rregulluar me udhëzime të ndryshme, me ligje. Kështu që ne ndonjë rregull mund ta përjashtojmë, por pa ndryshime ligjore ne nuk mund të bëjmë më tepër”, thotë ai.

Derisa, ministri i Infrastrukturës, i kontaktuar nga KosovaPress, ka thënë se asnjë prej këtyre kushtëzimeve për regjistrim, nuk janë në kompetencën e kësaj ministrie. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, thotë se sipas ligjeve në fuqi, respektivisht Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, është përcaktuar mënyrat e mbledhjes së detyrueshme të tatimit në pronë të cilat mund të ushtrohen nga organet kompetente.

Ai ka marrë në vlerësim numrin e tërësishëm të mjeteve motorike të siguruara dhe ka konstatuar se rreth 350 mijë qytetarë janë të kushtëzuar në procesin e regjistrimit të mjetit të tyre motorik.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve bëri me dije se me datë 24.06.2019 kanë paraqitur ankesë në institucionin e Avokatit të Popullit lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe lidhur me këtë.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1394 tiketa, janë regjistruar 39 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

A e keni ditur se sa kushton mbushja e veturave elektrike në Kosovë?

A e keni ditur se sa kushton mbushja e veturave elektrike në Kosovë?

Krahasuar me veturat me benzinë apo naftë, ku duhet të shikohet vetëm çmimi i karburantit kur e mbushni, mbushja e veturës elektrike apo hibride ka shumë variante të ndryshme.

Kur vetura elektrike mbushet në shtëpi apo në ndonjë stacion publik, në ato vende që gjenden ato, kosto e mbushjes së tyre mund të ndryshojë shumë nga koha kur mbushen, sa të mëdha janë bateritë dhe se sa energji u duhet atyre, raporton KOHA.

Kosto e mbushjes në shtëpi

Në shtëpi mund të përdoren kablloja me tre pina, e cila nuk kërkon ndonjë instalim special për të dhe pasi mbushja e baterive kërkon disa orë, gjëja më e mirë është që ato të mbushen gjatë natës, ku edhe çmimi i energjisë elektrike kushton më lirë.

Sipas të dhënave në Eurostat, çmimi për 1kWh në Kosovë kushton rreth 6.75 cent ndërsa natën 2.89 cent/kWh, kështu për të mbushur një Nissan Leaf me bateri 40kWh, me një mbushës 3kW që kërkon 13 orë, kushton afër 4 euro.

Kostoja e mbushjes së baterive në stacione publike

Kostoja e përdorimit të mbushësve publikë ndryshon varësisht në cilin vend gjendeni. Në Britani të Madhe është kompania Polar Plus e cila i lejon përdoruesit që të paguajnë me parapagim, për një muaj rreth 10 euro sipas ueb faqes angleze autoexpress.

Krahasimi i kostos së mbushjes së veturave elektrike me ato me benzinë apo naftë?

Përgjatë një viti dhe 10 mijë kilometrave rrugë, veturat elektrike kushtojnë shumë më pak se ato me karburante. Një veturë që konsumon 6.3 litra për 100 km rrugë për 10 mijë kilometra kushton rreth 630 euro, ndërsa për periudhën e njëjtë vetura elektrike i bije që kushton rreth 80 euro (nësë me një mbushje 4 euro, i bën 500 kilometra rrugë)

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1033 tiketa, janë regjistruar 28 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Kjo është vetura SUV më të shpejtë në botë

Njihuni me veturën SUV më të shpejtë në botë – Bentley Bentayga Speed

Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Bentley Motors, e ka përditësuar variantin sportiv të modelit Bentayga, duke sjellë ndryshime në stil të jashtëm, enterier dhe teknologji të re.

Njësoj si më parë, Bentayga Speed ka motor me vëllim prej 6.0 litrash dhe me 12 cilindra, që prodhon 626 kuaj-fuqi, shkruan Autorcar, transmeton AMCK.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 306 kilometra në orë, duke e bërë këtë veturë më të shpejtën në botë në kategorinë SUV.

Kjo veturë nuk do të shitet në Britaninë e Madhe. Kompania ka vendosur që ta shesë atë në rajonet ku ka kërkesë më të madhe për vetura me motor prej 12 cilindrash, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore me Paqësor.

Ndonëse fuqia e motorit ka mbetur e pandryshuar, teknologjia e deaktivizimit të cilindrave pritet të sigurojë shpenzime më të vogla dhe lirim më të paktë të gazrave. Sipas kësaj teknologjie, gjysma e civilindrave të motorit deaktivizohen, kur veturës nuk i nevojitet shumë fuqi në lëvizje.

Vetura mund të vozitet me katër modele të vozitjes: Comfort, Sport, Custom dhe Bentley. Kjo e fundit është e caktuar sipas rekomandimeve të inxhinierëve të prodhuesit. Modeli sportiv i vozitjes është përmirësuar për përgjigje më të shpejtë të motorit dhe ndërrim më të shpejtë të shpejtësive.

Çmimi i kësaj veture pritet të jetë rreth 260 mijë dollarë.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1408 tiketa, janë regjistruar 36 aksidente trafiku ku 16 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.