A e keni ditur se sa kushton mbushja e veturave elektrike në Kosovë?
Krahasuar me veturat me benzinë apo naftë, ku duhet të shikohet vetëm çmimi i karburantit kur e mbushni, mbushja e veturës elektrike apo hibride ka shumë variante të ndryshme.
Kur vetura elektrike mbushet në shtëpi apo në ndonjë stacion publik, në ato vende që gjenden ato, kosto e mbushjes së tyre mund të ndryshojë shumë nga koha kur mbushen, sa të mëdha janë bateritë dhe se sa energji u duhet atyre, raporton KOHA.
Kosto e mbushjes në shtëpi
Në shtëpi mund të përdoren kablloja me tre pina, e cila nuk kërkon ndonjë instalim special për të dhe pasi mbushja e baterive kërkon disa orë, gjëja më e mirë është që ato të mbushen gjatë natës, ku edhe çmimi i energjisë elektrike kushton më lirë.
Sipas të dhënave në Eurostat, çmimi për 1kWh në Kosovë kushton rreth 6.75 cent ndërsa natën 2.89 cent/kWh, kështu për të mbushur një Nissan Leaf me bateri 40kWh, me një mbushës 3kW që kërkon 13 orë, kushton afër 4 euro.
Kostoja e mbushjes së baterive në stacione publike
Kostoja e përdorimit të mbushësve publikë ndryshon varësisht në cilin vend gjendeni. Në Britani të Madhe është kompania Polar Plus e cila i lejon përdoruesit që të paguajnë me parapagim, për një muaj rreth 10 euro sipas ueb faqes angleze autoexpress.
Krahasimi i kostos së mbushjes së veturave elektrike me ato me benzinë apo naftë?
Përgjatë një viti dhe 10 mijë kilometrave rrugë, veturat elektrike kushtojnë shumë më pak se ato me karburante. Një veturë që konsumon 6.3 litra për 100 km rrugë për 10 mijë kilometra kushton rreth 630 euro, ndërsa për periudhën e njëjtë vetura elektrike i bije që kushton rreth 80 euro (nësë me një mbushje 4 euro, i bën 500 kilometra rrugë)