Në Mitrovicë vazhdon asfaltimi i rrugëve

Faqja zyrtare e Komunës së Mitrovicës përmes një njoftimi zyrtar kanë bërë të ditur se është duke vazhduar rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve. Transmeton AMCK.

Për më shumë detaje ju ftojmë të lexoni shkrimin e plotë:

“Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Mitrovicës, e në veçanti infrastrukturës rrugore, është duke vazhduar rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve në mënyrë që të lehtësohet mënyra e jetës së qytetarëve të komunës sonë.

Drejtoria e Infrastrukturës ka vazhduar me asfaltimin e disa rrugëve në lagjen Shipol, respektivisht në rrugët: ”Dervish Hima”, “Driton Maxhuni”, “Hasan Ferri”, si dhe disa segmente përgjatë rrugëve “Driton Maxhuni”, “Hodo Sokoli” si dhe rruga “Epiri”.Me këtë rast, për të parë më për së afërmi punët e kryera në asfaltimin e këtyre rrugëve, në vizitë ishte edhe drejtori i Infrastrukturë, Naser Muja, i cili ka shtuar se do të vazhdohet edhe me projekte të tjera për asfaltimin e rrugëve, kubëzimin dhe rregullimin e kanalizimeve sipas kërkesa të qytetarëve të komunës sonë.”– Thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës së Mitrovicës.

Recommended Posts