Informatë me rëndësi!
Në faqen zyrtare të Komunës së Mitrovicës përmes një komunikate është njoftuar se nga ora 13:00 deri në ora 18:00 do të ketë ndërprerje të qarkullimit të veturave dhe të gjitha automjeteve të tjera në aksin rrugor Mitrovicë- Bajgorë. Transmeton AMCK.
Për më shumë detaje, lexoni shkrimin e plotë më poshtë;
“Sot, me datë 29 prill, 2021, në aksin rrugor Mitrovicë-Bajgorë, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të veturave dhe automjeteve tjera prej orës 13:00 deri në ora 18:00. Pas orës 18:00 qarkullimi në këtë aks rrugor do t’i kthehet kushteve normale. Kjo ndërprerje vjen si pasojë e nevojës për intervenim në aksin rrugor që lidh fshatrat Bare dhe Bajgorë me fshatrat tjerë ne komunën e Mitrovicës. Ky intervenim është i domosdoshëm për krijimin e kushteve të sigurisë për qarkullimin e mjeteve dhe për sigurinë e banorëve të zonës. Intervenimi në këtë aks rrugor është në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe organet tjera të sigurisë në trafik.Ju kërkojmë ndjesë për situatën e krijuar dhe shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.”