Informata të rëndësishme rreth Pandemisë COVID-19 ne Republikën e Kosovës!
Virusi Korona (COVID-19) është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus korona i sapo zbuluar.
Shumica e njerëzve të infektuar me virusin COVID-19 do të përjetojnë simptoma të lehta dhe të moderuara të frymëmarrjes dhe do të shërohen pa kërkuar trajtim të veçantë. Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme kronike mjekësore si sëmundja kardiovaskulare, diabeti, sëmundja kronike e frymëmarrjes dhe kanceri kanë më shumë gjasa të zhvillojnë simptoma serioze.
Mënyra më e mirë për të parandaluar dhe ngadalësuar transmetimin është të jesh i mirë informuar për virusin COVID-19, sëmundjen që ajo shkakton dhe mënyrën e përhapjes së tij. Në pika të shkurtra kemi cekur disa hapa për të qenë të informuar mbi situatën aktuale me pandemi në Republikën e Kosovës :
Mënyra më e mirë për të parandaluar dhe ngadalësuar transmetimin është të jesh i mirë informuar për virusin COVID-19, sëmundjen që ajo shkakton dhe mënyrën e përhapjes së tij. Në pika të shkurtra kemi cekur disa hapa për të qenë të informuar mbi situatën aktuale me pandemi në Republikën e Kosovës :
Covid-19 Testimi;
• Ne Republikën e Kosovës për tu diagnostikuar pozitiv me COVID-19 përdoret testi PCR dhe testi i shpejtë antigjen të cilat ofrohen në laboratorë të ndryshëm Privat, me çmime rreth 35-60 Euro.
• Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ofron testime falas për qytetarët e Kosovës të cilët paraprakisht duhet të jenë drejtuar nga Qendrat e Mjekësisë Familjare të Qytetit me udhëzim, për tu testuar.
• Rezultatet e Testimit, nëpër spitalet private zakonisht dalin për një periudhe disa orësh ndërsa rezultatet nga Qendrat Publike te Testimit mund te dalin për një periudhe 24 orëshe, për arsye të kërkesës së lartë.
Covid-19 Informacionet;
• Nëse jeni në Kosovë dhe dëshironi të merrni informacione shtesë sa i përket testimeve, ju mund të kontaktoni në këtë numër: 038 200 80 800 apo shtypeni vetëm nr. 194.
• Disa nga numrat tjerë kontaktues të Spitalit publik dhe laboratoreve private dhe publike të cilat mund të ju shërbejnë për ndihme janë:
Shërbimet mjekësore dhe laboratorike: +383 48 111 000 ose +383 38 600 188
Prolab: +383 49 789 410
Laboratori i Mikrobiologjisë e Klinike: +383 46 500 777
Qendra Klinike Universitare e Kosovës : +381 38 500 600
Covid-19 dhe Vaksinimi;
•Për momentin në territorin e Kosovës vaksina e vetme në dispozicion ka qenë nga një kontingjent I vaksinës Astra Zeneca, e cila ishte e destinuar për punëtorët e shëndetësisë, personat mbi moshën 80 vjeç dhe ata rreth moshës 70-75 vjeçare.
•Kontingjent të tjerë të vaksinave priten të vijnë afërsisht në Muajt Maj-Korrik.
Covid-19 Hyrjet dhe Daljet në Republikën e Kosovës;
• Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë përmes linjave ajrore apo linjave tokësore e që vijnë nga shtetet me rrezik të lartë të përcaktuar në listën zyrtare nga ECDC, duhet të paraqesin një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.
• Udhëtarët të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës me një test negative PCR duhet të vet-izolohen, për një periudhë 7 ditore.
Informon: Ambasada Amerikane Kosovë
Raporton: AMCK (Auto Moto Club Kosova)