Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1344 tiketa, janë regjistruar 32 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Mbyllje e përkohshme e rrugës Nacionale M2 Kaçanik – Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale M2 Kaçanik-Hani i Elezit, sipas datave dhe orareve të mëposhtme:

29 mars deri me 2 prill 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

Si të kujdeseni për gomat e veturës suaj gjatë ditëve të nxehta

15 MARS SEZONA E VERËS Nga 15/03 deri më 15/11 shoferët e republikës së Kosovës obligohen me ligj të pajisen me gomat e verës.

Me ndryshimin e  temperaturave presioni i gomave tuaja rritet.

Sigurohuni që gomat tuaja të kenë presionin e duhur. Vlerën e rekomanduar për gomën tuaj e gjeni në manualin e veturës suaj.

Gomat me presion të ulët të ajrit janë veçanërisht problematike pasi ato kanë tendencë për të ulur konsumin e karburantit dhe të konsumohen më shpejtë.
Kombinimi i nxehtësisë dhe presionit të ulët mund të shkaktojë plasaritjen e gomave.

Presioni i gomave duhet të matet gjithmonë në gomë te ftohtë. Prandaj në verë gjithmonë kontrolloni gomat në mëngjes , këshillojnë ekspertët.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1209 tiketa, janë regjistruar 32 aksidente trafiku ku 8 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.