PIKAT KUFITARE

Vestibulum sit amet egestas velit. Pellentesque habitant morbi tristique senectus et netus et malesuada fames ac turpis egestas. Quisque eget ultrices eros. Maecenas ultrices massa purus, quis pharetra nunc tincidunt vitae. Fusce ut augue nibh. In non dolor ut nisi vestibulum finibus nec vel nulla.

Të fundit

Mauris accumsan vitae odio et laoreet. Vestibulum pharetra interdum urna ut consequat.

Pejë: Tenderi i vonuar për pastrimin e borës!

Hapja e procedurave të tenderit për angazhimin e kompanive për pastrimin e rrugëve nga Komuna e Pejës ishin bërë me 6 dhjetor të vitit të kaluar.

Tenderi kishe qenë i hapur nga 6 deri me 15 dhjetor me procedura të përshpejtuara, është thënë për Gazetën Jeta në Kosovë nga zyrtarët e prokurimit në komunën e Pejës.

Tenderi  për mirëmbajtjen e rrugëve në komunë të Pejës ishte ndarë në tri pjesë (llote). Në llotin e parë ishte paraparë pastrimi i rrugëve të qytetit, në llotin e dytë ishin përfshirë rrugët e fshatrave të Pejës, ndërsa në llotin e tretë ishte paraparë pastrimi i rrugëve të fshatrave të Rugovës.

“Njoftimi për dhënie të tenderit është bërë me 21 dhjetor, kurse nënshkrimi me fituesit është bërë me 4 janar (2016)”, tha për  Gazetën Jeta në Kosovë, Xhemë Berisha, menaxher i zyrës së prokurimit në komunën e Pejës.

Pastrimi i Dyshimtë i Borës në Pejë

Pastrimi i rrugëve nga një kompani me të cilën Komuna e Pejës nuk kishte kontratë del të jetë e dyshimtë dhe pa bazë ligjore. Në ndërkohë, Komuna e Pejës, sipas ekspertit të OSHP-së, ka bërë shkelje ligjore në tenderin për pastrim të rrugëve.

Bora që kishte rënë në tërë Kosovën në fillim të muajit janar e ka zënë në befasi të plotë Komunën e Pejës. Kjo komunë që nga muaji dhjetor nuk kishte kompani të kontraktuar për pastrimin e borës. Tenderi i hapur në muajin dhjetor ishte pezulluar për shkak të pretendimeve të operatorëve se Komuna e Pejës ka bërë shkelje ligjore.

Zvarritja e tenderit për pastrimin e borës ka bërë që Komuna e Pejës të mbetet e bllokuar nga bora për një kohë, pas reshjeve të muajit janar. Mos pastrimi i rrugëve dhe trotuareve nga bora bëri që të ketë shumë ankesa nga qytetarët  e këtij qyteti.

Ankesa të adresuar pati edhe në KALLXO.com gjatë kohës kur kishte reshje të borës. Për këto ankesa u raportua në fillim të janarit, mirëpo zyrtarët komunalë thanë së rrugët janë të kalueshme por bizneset duhet vetë ta heqin borën para lokaleve të tyre.

MI: Rrugët nacionale dhe rajonale janë të qarkullueshme

Pas reshjeve të shumta të borës në ditët e fundit, gjendja e rrugëve në vendin tonë është përmirësuar dukshëm.

Të gjithë menaxherët regjional me ekipet tyre janë duke punuar pandërprerë në teren. Kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës janë duke punuar pandërprerë në pastrimin e rrugëve nga bora.

Ministri Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, gjatë ditës së sotme ka inspektuar rrugët Prishtinë, Mitrovicë, Skënderaj, Drenas, Pejë, Deçan, Gjakovë, Prizren dhe Rahovec.

Në disa komuna të Kosovës ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës kanë ndërhyrë për t’i ndihmuar ekipet lokale në përmirësimin e disa rrugëve për qarkullim.

Po ashtu, ai ka qenë në kontakt me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, me të cilët ka biseduar për gjendjen e rrugëve në vend, duke iu ofruar ndihmë shtesë, thuhet në një njoftim.


Përsëri bllokohet rruga për në Han të Elezit (Foto)

Për shkak të reshjeve të shiut dhe rrëshqitjes së dheut, është bllokuar rruga e cila lidhë Kaçanikun me Hanin e Elezit.

Nuk është hera e parë që kjo rrugë paraqen probleme për lëvizje sa herë që bie shi.

Problemet e tilla do të zgjidhen pas përfundimit të autostradës “Arbër XHaferi” Prishtinë – Han i Elezit,e cila do të kushtojë deri në 600 milionë euro.

/Telegrafi/