Rruga Ferizaj-Hani i Elezit, e kalueshme vetëm për automjetet e vogla

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë, pasi ishte bllokuar nga bora që ka rënë ditëve të fundit.

“Pas punës së pa ndërprerë të ekipeve për mirëmbajtjen e rrugëve në qarkullim të plotë, është lëshuar edhe rruga Ferizaj-Hani i Elezit, vetëm për automjetet e vogla. Ndërsa, për automjetet e rënda rruga ende është e pakalueshme. Lidhur me lirimin edhe për automjetet e rënda do t’ju njoftojmë me kohë. Njëherit kërkojmë nga qytetarët që gjatë udhëtimeve të tyre të jenë të pajisur me pajisjet e duhura dimërore si dhe t’u përshtaten kushteve të gjendjes së rrugëve, por edhe kushteve aktuale atmosferike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

MI: Hapet për qarkullim rruga rajonale Brezovicë-Prevallë

Rrugët nacionale dhe rajonale vazhdojnë të jenë lehtësisht të qarkullueshme.

Të gjitha ekipet janë në teren duke vazhduar punën për të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin, për një siguri maksimale në komunikacion, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Infrastrukturës.

Rruga rajonale Brezovicë-Prevallë është hapur, ndërsa po vazhdohet të punohet për zhbllokimin e rrugës Brezovicë-Qendra e Skijimit.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal në komunikacion duke respektuar rregullat e përcaktuara me Ligj.

/Telegrafi/