APEL PËR KUJDES NË KOMUNIKACION

APEL PËR KUJDES NË KOMUNIKACION

APEL PER KUJDES NE RRUGE

Te nderuar qytetare, pas percjelljes me vemendje te ngjarjeve te renda qe kane ndodhur gjate dites se sotme, bejme apel tek te gjithe shoferet te kene kujdes gjate vozitjes. Respektimi i shpejtesise dhe shenjave te komunikacionit eshte esencial per sigurine ne rruge. Nuk behet fjale vetem per deme materiale por per humbjen e jeteve te familjarve, miqve tane ne rruget tona.

Kujdes gjate vozitjes, kthehuni te sigurt ne shtepi!

Ismet Rexhepi: Rrugët po ndërtohen por nuk po mirëmbahen

Ismet Rexhepi: Rrugët po ndërtohen por nuk po mirëmbahen

Me rastin e aksidentit të rëndë më 7 mars 2019 në qytetin e Gjilanit, themeluesi i Auto Moto Klubit të Kosovës (AMCK), z. Ismet Rexhepi mori pjesë në emisionin Debat Plus në Radio Televizionin Dukagjini. Ndër të tjerash, z. Rexhepi potencoi se viteve të fundit është rritur fluksi i ndërtimit të rrugëve në Kosovë por është fatkeqësi se rrugët e krijuara nuk janë objekt i mirëmbajtjes. Kjo rrit rrezikun e vazhdueshëm për të gjithë shoferët në vend andaj duhet të ngritet fokusi i institucioneve relevante dhe të mirëmbahen rrugët aktuale në mënyrë që të kontribohet në uljen e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë

Nga 15 marsi, qytetarët e Kosovës obligohen të vendosin gomat e verës

Nga 15 marsi, qytetarët e Kosovës obligohen të vendosin gomat e verës

Temperaturat kanë filluar të rriten e bashkë me të edhe nevoja për të ndërruar gomat e dimrit. Sipas ligjit në Kosovë, nga data 15 nëntor deri më 15 mars, qytetarët janë të obliguar të pajisin veturat me gomat e dimrit ndërsa nga 15 marsi do filloj  sezona verore. Me ngritjen e temperaturave, gomat e dimrit bëjnë shumë zhurmë, konsumohen më shumë dhe koha e frenimit është me e gjatë. Andaj, sygjerohen të gjithë shoferët që me ngritjen e temperaturave të bjënë ndërrimin e gomave me kohë dhe të kujdesen për presionin e ajrit pas vendosjes.

Masa të reja ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut

Masa të reja ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut

Policia e Kosovës përmes komunikatës për media më 12 mars 2019 ka njoftuar se ka filluar me aplikimin e masës mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1321 masa të tilla me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Përveç kësaj mase, Policia e Kosovës vazhdon me aplikimin e masës së gjobës me të holla.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore për 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore për 24 orët e fundit

Sipas raportit të Policisë së Kosoës, brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 23 aksidente pa të lënduar, 11 ku janë përfshirë persona të lënduar dhe 1 aksident me fatalitet. Në anën tjetër, gjatë ditës janë shqiptuar 1174 tiketa trafiku. Ky trend është i ngjashëm me periudhën paraprake që nga fillimi i muajit mars.