Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 986 tiketa, janë regjistruar 99 aksidente trafiku ku 31 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa dy ishin me fatalitet.

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, janë në dispozicion në web faqen zyrtare të MPB-së, në linkun:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Filluan punimet në rrugën Babaj i Bokës – Korenicë

Sot filluan punimet në rrugën Babaj i Bokës – Korenicë

Rruga Korenicë – Babaj i Bokës është e gjatë 2.6 kilometra ndërsa vlera e investimit nga MIT është rreth 290 mijë euro. 

Ministri Lekaj tha se ky projekt lidhë që lidhë fshatrat e kësaj ane, ka pritur shumë gjatë për t’u rregulluar dhe ndikon në zhvillimin e komunës së Gjakovës.

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, e falënderoi ministrin Lekaj për gatishmërinë e treguar për realizimin e këtij projekti dhe të gjitha tjerave në Gjakovë.

Për herë të parë do të pastrohen rezervarët e pompave të derivateve në Republikën e Kosovës

Për herë të parë do të pastrohen rezervarët e pompave të derivateve në Republikën e Kosovës me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar qytetarët për udhëzimin administrativ i cili obligon kompanitë që tregtojnë derivate t’i pastrojnë rezervarët e derivateve çdo 3 vjet.

Kjo përveç që do të ketë një impakt pozitiv në cilësinë e naftës është një lajm shumë i mirë edhe për ambientin sepse në këtë mënyrë reduktohet edhe ndotja e ambientit.

Për më tepër lexoni të plotë postimin e tij;

Para disa jave kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ me të cilin obligohen kompanitë që tregtojnë derivate në tregun tonë t’i pastrojnë rezervarët e derivateve çdo 3 vjet.

Për 20 vjet rresht në Kosovë kemi pasur ankesa për cilësinë e naftës, jemi sfiduar për kontroll të kualitetit, por asnjëherë deri tani nuk kemi obliguar kompanitë që t’i pastrojnë rezervarët në të cilat mbajnë këto derivate.

Tashmë secila kompani që licencohet për tregti me derivate do ta ketë edhe njërin nga kriteret kyçe pastrimin e rezervarëve, duke e mbrojtur konsumatorin. Pastrimi do të bëhet në përputhje të plotë me standardet evropiane duke rritur edhe kualitetin në tregun vendor.

Qëndroj i pa lëkundur për kontroll të cilësisë dhe mbrojtjen e konsumatorit, dhe tashmë është ridraftuar edhe ligji i ri për naftën dhe shume shpejt do të jetë në Kuvend. Aty, parashohim edhe hapa tjerë me qellim të rritjes së cilësisë, kontrollin e tregut, rritjen e të hyrave për shtetin me synimin e vetëm, mbrojtjen e konsumatorit.

E.SH

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 986 tiketa, janë regjistruar 54 aksidente trafiku ku 20 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, janë në dispozicion në web faqen zyrtare të MPB-së, në linkun:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Filloi zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Zhur – Dragash – Brod

Filloi zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Zhur – Dragash – Brod

Segmenti rrugor R222, Tyrbe e Pllavës – Zaplluzhë, ka gjatësi mbi 12.1 kilometra, kurse ajo R114, Dragash – Brod, ka gjatësi mbi 11.6 kilometra. Të dyja këto projekte janë investim i MIT dhe vlera e tyre është mbi 7 milionë e 100 mijë euro.

Ministri Lekaj tha se rehabilitimi dhe zgjerimi i dy segmenteve rrugore që lidhin Zhurin me Dragashin e Brodin, kanë ndikim në lëvizjen e lirë, zhvillim ekonomik dhe sigurojnë mirëqenie më të mirë për qytetarët e kësaj ane. Ai shtoi se ndjehet mirë që po fillon një ndryshim mëse të nevojshëm, i cili nuk arriti të realizohet për 60 vite me radhë, përkundër nevojës së madhe.

U përurua ura e Smolicës, filluan edhe tri projekte të reja në Gjakovë

U përurua e ura Smolicës, filluan edhe tri projekte të reja në Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në përurimin e urës së Smolicës, e gjatë 67 metra dhe kosto mbi 500 mijë euro. Rruga Dol – Lipovec, e cila ka gjatësi afro 4 kilometra, me buxhet mbi 255 mijë euro. Rruga Ramamat e gjatë afro 3 kilometra me një kosto mbi 171 mijë euro. Ndërsa rruga Muharrem Domi është e gjatë 715 metra dhe vlera e saj është mbi 155 mijë euro.

Për të gjitha këto projekte që janë investime të MIT, ministri Lekaj u shpreh së kanë një qëllim, atë të lidhjes së rrethinës me qytetin dhe të ndaljes së migrimit të brendshëm, si dhe zhvillimit të fshatrave që janë baza e zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik të Kosovës.​

Ministri Lekaj tha se krahas zhvillimit të infrastrukturës nacionale e cila do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të saj, fokus të veçantë do vazhdojë të ketë edhe infrastruktura lokale, e cila po rimëkëmbet me një dinamikë të shpejtë.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1474 tiketa, janë regjistruar 74 aksidente trafiku ku 26 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Filluan punimet në dy projekte të reja infrastrukturore në Klinë

Filluan punimet në dy projekte të reja infrastrukturore në Klinë

Faza e dytë e rrugës Ujmirë – Qupevë ka gjatësi afro 4.3 kilometra dhe kosto mbi 332 mijë euro, ndërsa vlera e tërë projektit është rreth një milion euro. Kurse rruga Siqevë – Aqarevë, e cila lidhë Klinën me Skenderajn, ka gjatësi prej 7.8 kilometra me mbi 384 mijë euro. Të dy këto projekte financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, nëpërmjet memorandumit të mirëkuptimit me komunën e Klinës.

Ministri Lekaj tha se rruga Ujmirë – Qupevë është dëshmi e suksesit të të zgjedhurve të popullit në zhvillim të komunave. Kurse rruga Siqevë – Aaqrevë, Lekaj tha se ka simbolikën e saj të rezistencës dhe sakrificës për liri, që ne të mund të punojmë sot në të mirë të qytetarëve të vendit. Krahas këtyre dy projekteve, ministri i bëri vizitë edhe rreth rrotullimit të përkohshëm në hyrje të Klinës, i cili redukton kolonat e gjata dhe lehtëson qarkullimin në këtë aks rrugor.