Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1419 tiketa, janë regjistruar 50 aksidente trafiku ku 17 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnje me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1141 tiketa, janë regjistruar 44 aksidente trafiku ku 18 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnje me fatalitet.

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare ne kohë reale

Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Kjo ministri në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar plasojnë informata në intervale të rregullta lidhur me fluksin dhe kohën e pritjes në hyrje dhe dalje për të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PKK).

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, janë në dispozicion në ueb faqen zyrtare të MPB-së, në linkun:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Filluan punimet në zgjerimin e hyrjes së Veternikut

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

Ministri Lekaj theksoi se ky projekt, i cili është dashur të fillojë shumë më herët, është i domosdoshëm për të përballuar fluksin e veturave që ia mësyjnë Prishtinës. Me qëllim të evitimit sa më të shpejtë të kolonave në këtë zonë, ai kërkoi nga kompania e kontraktuar që punët të përfundojnë sipas planit dinamik e në harmoni me standardet më të larta infrastrukturore.

Projekti për zgjerimin e rrugës nacionale N2 dhe N 25.2, bashkë me urën që i lidhë këto rrugë nacionale me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”, ka kosto rreth 2.5 milionë euro. Ajo pritet të përfundojë për 155 ditë pune.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1375 tiketa, janë regjistruar 45 aksidente trafiku ku 20 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnje me fatalitet.

Parandalimi i aksidenteve në autostradën ‘Arbër Xhaferi’

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, ka hartuar dhe ka zbatuar një plan operativ.

Disa pjesëmarrës në trafik, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, konkretisht në urën mbi lumin Lepenc, për kuriozitet dhe për shkak të bukurive që ofron kjo urë, ndalojnë me automjetet e tyre në shiritat emergjentë dhe zbresin nga automjetet ku në shumë raste bëjnë edhe fotografime të ndryshme e kjo është bërë edhe në grupe, me çka është rrezikuar siguria e tyre dhe e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Policia me qëllim të shtimit të sigurisë në autostradë, gjatë tri javëve të shkuara ka shqiptuar gjithsej 33 tiketa në këtë lokacion:

28 tiketa ndaj shoferëve për ndalje në autostradë,
5 tiketa për lëvizjen e këmbësorëve në autostradë.

Policia e Kosovës, apelon dhe kërkon nga qytetarët në përgjithësi dhe drejtuesit e automjeteve në veçanti, që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me theks të veçantë të mos bëjnë shkelje të rregullave të qarkullimit në autostradë sepse po rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve. Policia do të ndëshkojë të gjithë ata që bëjnë shkelje të tilla.

Asfaltohet rruga Obiliq-Plemetin-Prilluzhë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të martën inspektoi nga afër asfaltimin e rrugës R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë.

Ministri Lekaj tha se kjo rrugë lidhë komunat e komunitetet mes vete dhe ndikon në zhvillimin ekonomik të Obiliqit e Vushtrrisë.

Ai ritheksoi përkushtimin e MIT, që krahas zhvillimit të projekteve të reja, të mirëmbajnë në vazhdimësi rrugët ekzistuese.

Rruga R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë, ka gjatësi prej 3 kilometra dhe po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve.

Kontrolloni gjendjen e pikave kufiare në kohë reale

Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Kjo ministri në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar plasojnë informata në intervale të rregullta lidhur me fluksin dhe kohën e pritjes në hyrje dhe dalje për të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PKK).

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, do të jenë në dispozicion në ueb faqen zyrtare të MPB-së, në linkun:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1317 tiketa, janë regjistruar 42 aksidente trafiku ku 14 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa dy ishin me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 987 tiketa, janë regjistruar 30 aksidente trafiku ku 18 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnje me fatalitet.