U aprovua versioni final i Autostradës së Dukagjinit

Komiteti drejtues ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Istog-Peje-Deçan-Gjakovë – Prizren”, ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për variantin final të këtij projekti. Përzgjedhja e këtij varianti të Autostradës së Dukagjinit, vjen pas dëgjimeve publike të realizuara me qytetarët e të gjitha komunave që i përshkon ky projekt.

Ministri I Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kryesues i këtij komiteti, theksoi rëndësinë e këtij vendimi i cili i hapë rrugë projektimit të detajuar. Mes të tjerash shtoi se më këtë autostradë, Kosovës i hapet perspektivë më e madhe me krijimin e lidhjeve me korridoret pan evropiane.

Anëtarët e komitetit diskutuan edhe për të tjera aspekte të ecurisë së realizimit të këtij projekti, ndërsa u shprehën të kënaqur me procesin e deritanishëm.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1271 tiketa, janë regjistruar 38 aksidente trafiku ku 19 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 1 me fatalitet.

A e dini se cila është ulësja më e sigurt në veturën tuaj në rast aksidenti?

Rripi i sigurisë nuk është i vetmi që mund t’ua shpëtojë jetën, por edhe vendi në të cilin uleni në veturë

Hulumtime të shumta janë marrë me këtë tematikë dhe është treguar që fëmijët më të vegjël se 8 vjeç kanë pasur rrezik më të vogël nga lëndimet duke u ulur në ulësen e pasme të veturës.

Ai rrezik është shtuar pak kur i kanë mbushur midis dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç.

Nga mosha 13 deri në 54 vjeç, hulumtuesit nuk kanë gjetur dallimin në rrezikimin nga vdekja në ulëset e pasme në krahasim me ulëset e para.

Në hulumtim kanë qenë të përfshira edhe veturat e vjetra dhe njerëzit e të gjitha moshave, mirëpo kushti i vetëm ishte që të vinin rripin e sigurisë.

Ulësja më e sigurt në veturë është treguar ulësja e mesme e pasme.

Mirëpo, kur hulumtuesit i kanë ndarë njerëzit e moshës mbi 55 vjeç në modelet e reja të veturave, ulëset e pasme janë treguar më të rrezikshme se të parat.

Kjo nuk do të thotë që ulëset e pasme në veturat e reja janë më të sigurta në krahasim me modelet e vjetra – thotë shkencëtarja Ann McCart dhe shton që rreziku nga lëndimet fatale për udhëtarët në ulëset e pasme është i ngjashëm në të gjitha modelet e veturave të cilat janë studiuar.

Dallimi qëndron vetëm që në modelet më të reja ulëset e pasme janë më të sigurta.

Rripat e sigurisë ende janë më të rëndësishëm me rastin e përcaktimit të faktorëve të rrezikut nga lëndimet në aksidentet në komunikacion.

Njerëzit të cilët nuk e vënë rripin e sigurisë kanë tetë herë rrezik më të madh që të pësojnë lëndime serioze, nëse ndodh fatkeqësia. 


Mësoni se çfarë tjetër tregon matësi i karburantit përveç sasisë

Në shumicën e veturave përkrah ikonës së pompës në treguesin e karburantit ka një shigjetë që tregon djathtas ose majtas, po cili është kuptimi i kësaj shigjete?

Na ndodhë shpesh që kur shkojmë në pompë të mbushim veturën me karburant të mos jemi të sigurt se nga cila anë gjendet rezervuari. 

Pikërisht, kjo shigjetë tregon se në cilën anë është vendosur gryka ku mbushet rezervuari me karburan.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1246 tiketa, janë regjistruar 38 aksidente trafiku ku 20 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Kështu shpenzoni më pak karburant në veturën tuaj

Makina juaj mund të ketë shumë shpenzime. Për të minimizuar konsumin e karburantit, merrni parasysh këto tri këshilla të dobishme që do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim.

Përdorni vaj me cilësi të lartë

Një vaj cilësor do të lubrifikojë në mënyrë optimale të gjitha pjesët mekanike të motorit, që në fund të fundit do të thotë konsum optimal i karburantit.

Balanconi gomat

Gomat e pa balancuara prishen shumë shpejt dhe ofrojnë më shumë rezistencë, kështu që motori duhet të punojë më shumë. Kështu, konsumi i karburantit rritet deri në 15 për qind.

Mirëmbani rregullisht motorin

Një makinë që nuk ka kaluar testin ekologjik ose që ka kandela të dëmtuara mund të konsumojë deri në 30 për qind më shumë karburant.


Këto janë pesë veturat më të shtrenjta në botë

Në panairin e vitit 2019 në Gjenevë, “Bugatti” shfaqi modelin e tij më të fundit “La voiture Noire”, duke e prezantuar krijimin e tij si veturën e re më të shtrenjtë në histori.

Megjithatë ky pretendim duhet parë me shumë imtësi pasi edhe marka të tjera pretendojnë këtë titull në një segment ku mbretëron fshehtësia.

Këto modele, kryesisht bëhen me porosi të veçantë dhe shpesh herë janë unike. Më poshtë vijojnë pesë veturat më të shtrenjta në botë ku bëhet fjalë gjithnjë për ato modele vlera e të cilave është bërë publike.

“Bugatti La Voiture Noire”, është paguar për 11 milionë euro, përjashtuar taksat, nga blerësi i saj.

Pagani Zonda HP Barchetta”, sipas markës vlera e këtij modeli arrin në 15 miionë euro.

“Rolls-Royce Sweptail”, vlera e tij zyrtare nuk është konfirmuar kurrë nga prodhuesit, por shumë burime flasin për tarifa që arrijnë në 11,4 milionë euro.

“Bugatti Divo”, prodhuar vetëm në 40 ekzemplarë, që të gjithë janë shitur me vlerën e pesë milionë eurove për copë.

“Lamborghini Veneno Roadster”, i prodhuar në një sasi shumë të limituar, vetëm nëntë modele, që janë shitur secili për 3,3 milionë euro përjashtuar taksat.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 945 tiketa, janë regjistruar 26 aksidente trafiku ku 11 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Nga viti 2022 ndryshojnë rregullat për shpejtësinë

Së shpejti të gjithë shoferët në Evropë do të duhet të mësohen me një pajisje kundër shpejtësisë në makinat e tyre.

Ky vendim vjen pasi ligjvënësit e BE-së ranë dakord për legjislacionin e ri kundër qarkullimit me shpejtësi të lartë.

Legjislacioni do të kërkojë që të gjithë automjetet e reja të vendosura në treg të pajisjen me teknologjinë ISA (Asistenca Inteligjente e Shpejtësisë).

Marrëveshja erdhi pas disa muajsh negociata shpesh të tensionuara, të cilat vendosën sigurinë kundër lirisë dhe nxitën shqetësime rreth “big brother” që kontrollon shoferët.

Pajisja mund të përdorë video-kamera për njohjen e shenjave ose të dhënat e lidhura me GPS për të kufizuar automatikisht shpejtësinë e një automjeti.

Ja pse duhet t’i ndërroni të katërtat dhe jo vetëm dy gomat e veturës tuaj:

Në qoftë se i vëni të dimrit apo të verës, rregulli është i njëjtë, duhet t’i ndërroni të katër gomat.

Tek automobilat e vjetër gomat e vjetra zakonisht vihen përpara (shumica e automobilave në rrugët tona kanë tërheqje me rrotat e përparme), ndërsa të rejat pas në mënyrë që mos të vijë tek rrëshqitja e veturës. Por, gomat e parme ia pastrojnë rrugën atyre të pasme, që është posaçërisht e rëndësishme verës, kur vozitësit mësohen të vozisin në të tharë, dhe pastaj papritmas bien temperaturat të cilat përcillen me të reshura, që sjell deri tek vështirësitë në vozitje.

Asgjë nuk u nevojitet të keni pjesën e pasme stabile nëse pjesa e përparme u rrëshqet dhe u largon nga rruga. Nëse me rastin e montimit të gomave, në automobilin e ri me sistemin elektronik të sigurisë vendosni gomat të shpenzuara në njërën pjesë, elektronika mundet gabimisht të lexojë gjendjen duke menduar se rruga është e rrëshqitshme dhe vazhdimisht u paralajmëron.