Ftesë zyrtare nga presidenti i FIA-së

Në shenjë mirënjohjeje dhe mbështetjeje për punën dhe përkushtimin në fushën e Automobilizmit, bashkëthemeluesi i AMCK-së njëherësh kryetari i FASK-ut Ismet Rexhepi, ka pranuar një ftesë zyrtare nga Presidenti i Federatës Internacionale të Automobilizmit Jean Todt.

Në këtë ftesë përfshihet “FIA GOLD PASS” dhe “FIA BLUE PASS”, duke nënkuptuar që zotëri Rexhepi është i ftuar në të gjitha eventet dhe garat e FORMULA 1 World championship në zonat VIP\PADDOCK AREA për vitin 2019.

Ndër të tjera në këtë ftesë z. Todt shpreson që të takohet me z. Rexhepi përgjatë kohës së garave.

Më poshtë gjeni deklaratën e plotë të bashkëngjitur në ftesë;

“Dear President, dear Friend,

I am pleased to present you with this box in which you will find the 2019 FIA BLUE PASS and FIA GOLD PASS.

They will allow you to attend FIA events under the best possible conditions. I hope that you will be able to enjoy the advantages provided by these passes this year and that we will have the opportunity to see each other during these races.

A user’s guide is enclosed which I invite you to read in order to take full advantage of these passes

I wish you a great season 2019,

Jean Todt”

Drejtoresha Gjenerale e Regjionit 1 të FIA-s vizitë në AMCK.

Dje me datë 19.03.2019 Drejtoresha Gjenerale e Regjionit 1 të FIA-s vizitoi Kosovën.

Në kuadër të agjendës së saj Laurianne Krid u takua me menagjmentin drejtues të klubit të AMCK-së, ku u njoftua për së afërmi me ambientet e punës, aktivitetet dhe stafin. Vizita e saj kishte për qëllim njoftimin me gjendjen e sigurisë rrugore, veprimet dhe planifikimet ne kuader te Sigurise Rrugore, Ambientit dhe Turizmit në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua rreth sfidave në fushën e sigurisë rrugore dhe mënyrave se si mund të përmirësohen politikat në të mirë të qytetarëve.

Së bashku me menagjmementin drejtues të AMCK-së, Krid vizitoi kabinetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit ku u takua personalisht me ministrin Pal Lekaj për tu informuar rreth ligjeve dhe projekteve të ministrisë. Vizita e saj e fundit për ditën e djeshme ishte në kabinetin e kryeministrisë ku u takua me këshilltaren politike Albena Reshitaj me të cilën diskutuan rreth gjendjes së mjedisit dhe prioriteteve të qeverisë në këtë aspekt.

Vizita e saj kishte një rëndësi të veçantë për AMCK-n pasi që klubi ynë ka për qëllim të rrisë sigurinë në rrugë duke ulur numrin e aksidenteve përmes vetëdijësimit dhe krijimit të politikave në të mirë të kësaj kauze gjithmonë duke e pasur prioritet ruajtjen e ambientit.

Laurianne Krid u nda shumë e kënaqur me kushtet dhe aktivitetet e klubit të AMCK-s, bashkëpunimi i ngushtë me institucionet përkatëse sipas saj ka një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e klubit në hapa të sigurtë dhe bashkë me të edhe zhvillimin pozitiv të politikave në të mirë të sigurisë rrugore, ambientit dhe turizmit në Kosovë.

Mësoni se cili është dënimi nëse nuk posedoni ulëse të posaçme për fëmijë në veturë

Në bazë të ligjit për rregullat e trafikut rrugor, fëmijët nën moshën 12 vjeçare me peshë deri në 35 kilogram dhe gjatësi 150 cm, duhet të jenë të siguruar me ulëse të sigurisë për fëmijë.

Në rast se shoferi i mjetit nuk ka ulëse të sigurisë për fëmijë, dënohet për kundërvajtje me gjobë 100 deri 300 euro.

Shoferit i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit në kohëzgjatje prej tre deri në gjashtë 6 muaj.

Gjatë vitit 2018 për periudhën Janar- Dhjetor, policia e Kosovës raporton se janë shqiptuar gjithsej 509 gjoba ndaj shoferëve që nuk kanë poseduar ulëse të posaçme për fëmijë brenda veturës, ndërsa fushatat për vetëdijesimin e pjesëmarrësve në komunikacion janë të vazhdueshme.

Drejtoresha gjenerale e Regjionit 1 të FIA-s vizitë në AMCK

Nesër me datë 19.03.2019 Drejtoresha Gjenerale e Regjionit 1 të FIA-s viziton Kosovën.

Në kuadër të agjendës së saj Laurianne Krid do vizitojë zyren e kryeministrisë së Kosovës, pastaj do vizitoj AMCK-në ku do të njoftohet për së afërmi me punën dhe mbarëvajtjen e proceseve të AMCK-s, dhe dy klubeve të tjera.

Vizita e saj ka për qëllim njoftimin me gjendjen e sigurisë rrugore, veprimet dhe planifikimet ne kuader te Sigurise Rrugore, Ambientit dhe Turizmit në Kosovë.

Rajoni FIA 1 përkrah një lëvizje të sigurtë, të përballueshme dhe të pastër si një komponent kyç për zhvillim. Së bashku me ekipin e Regjionit 1, Laurianne mbështet shkëmbimin e praktikave më të mira midis Klubeve të Mobilitetit në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, të cilat arrijnë gjithsej 38 milionë anëtarë.

Vizita e saj ka një rëndësi të veçantë për AMCK-në pasi që klubi ynë ka për qëllim të rrisë sigurinë në rrugë dhe të ulë numrin e aksidenteve, duke e pasur parasyshë gjithmonë ruajtjen e ambientit.

Laurianne Krid

APEL PËR KUJDES NË KOMUNIKACION

APEL PËR KUJDES NË KOMUNIKACION

APEL PER KUJDES NE RRUGE

Te nderuar qytetare, pas percjelljes me vemendje te ngjarjeve te renda qe kane ndodhur gjate dites se sotme, bejme apel tek te gjithe shoferet te kene kujdes gjate vozitjes. Respektimi i shpejtesise dhe shenjave te komunikacionit eshte esencial per sigurine ne rruge. Nuk behet fjale vetem per deme materiale por per humbjen e jeteve te familjarve, miqve tane ne rruget tona.

Kujdes gjate vozitjes, kthehuni te sigurt ne shtepi!

Ismet Rexhepi: Rrugët po ndërtohen por nuk po mirëmbahen

Ismet Rexhepi: Rrugët po ndërtohen por nuk po mirëmbahen

Me rastin e aksidentit të rëndë më 7 mars 2019 në qytetin e Gjilanit, themeluesi i Auto Moto Klubit të Kosovës (AMCK), z. Ismet Rexhepi mori pjesë në emisionin Debat Plus në Radio Televizionin Dukagjini. Ndër të tjerash, z. Rexhepi potencoi se viteve të fundit është rritur fluksi i ndërtimit të rrugëve në Kosovë por është fatkeqësi se rrugët e krijuara nuk janë objekt i mirëmbajtjes. Kjo rrit rrezikun e vazhdueshëm për të gjithë shoferët në vend andaj duhet të ngritet fokusi i institucioneve relevante dhe të mirëmbahen rrugët aktuale në mënyrë që të kontribohet në uljen e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë

Nga 15 marsi, qytetarët e Kosovës obligohen të vendosin gomat e verës

Nga 15 marsi, qytetarët e Kosovës obligohen të vendosin gomat e verës

Temperaturat kanë filluar të rriten e bashkë me të edhe nevoja për të ndërruar gomat e dimrit. Sipas ligjit në Kosovë, nga data 15 nëntor deri më 15 mars, qytetarët janë të obliguar të pajisin veturat me gomat e dimrit ndërsa nga 15 marsi do filloj  sezona verore. Me ngritjen e temperaturave, gomat e dimrit bëjnë shumë zhurmë, konsumohen më shumë dhe koha e frenimit është me e gjatë. Andaj, sygjerohen të gjithë shoferët që me ngritjen e temperaturave të bjënë ndërrimin e gomave me kohë dhe të kujdesen për presionin e ajrit pas vendosjes.