Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1453 tiketa, janë regjistruar 65 aksidente trafiku ku 31prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Gjakova me projekte të reja infrastrukturore

Në qytetin e Gjakovës do të shtohen edhe tri vendpunime të reja infrastrukturore ndërsa një tjetër vendpunim, ai në rrugën Damjan- Bishtazhin do të mbyllet me ç’rast shënon edhe përfundimin e punimeve.

Më poshtë gjeni një listë me vendpunimet e lartë cekura;​

Rruga, Meqe – Cermian, (fillim i punimeve)

Rruga Kralan – Shqiponjë, (fillim i punimeve)

Rruga Cufadolit (fillimi i punimeve)

Rruga, Damjan – Bishtazhin, (përfundimi i punimeve)