Kjo është vetura SUV më të shpejtë në botë

Njihuni me veturën SUV më të shpejtë në botë – Bentley Bentayga Speed

Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Bentley Motors, e ka përditësuar variantin sportiv të modelit Bentayga, duke sjellë ndryshime në stil të jashtëm, enterier dhe teknologji të re.

Njësoj si më parë, Bentayga Speed ka motor me vëllim prej 6.0 litrash dhe me 12 cilindra, që prodhon 626 kuaj-fuqi, shkruan Autorcar, transmeton AMCK.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 306 kilometra në orë, duke e bërë këtë veturë më të shpejtën në botë në kategorinë SUV.

Kjo veturë nuk do të shitet në Britaninë e Madhe. Kompania ka vendosur që ta shesë atë në rajonet ku ka kërkesë më të madhe për vetura me motor prej 12 cilindrash, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore me Paqësor.

Ndonëse fuqia e motorit ka mbetur e pandryshuar, teknologjia e deaktivizimit të cilindrave pritet të sigurojë shpenzime më të vogla dhe lirim më të paktë të gazrave. Sipas kësaj teknologjie, gjysma e civilindrave të motorit deaktivizohen, kur veturës nuk i nevojitet shumë fuqi në lëvizje.

Vetura mund të vozitet me katër modele të vozitjes: Comfort, Sport, Custom dhe Bentley. Kjo e fundit është e caktuar sipas rekomandimeve të inxhinierëve të prodhuesit. Modeli sportiv i vozitjes është përmirësuar për përgjigje më të shpejtë të motorit dhe ndërrim më të shpejtë të shpejtësive.

Çmimi i kësaj veture pritet të jetë rreth 260 mijë dollarë.

Një mijë euro gjobë për prindërit që pinë cigare me fëmijët në veturë

Disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar ligjin kundër konsumimit të duhanit në vetura në prezencë të fëmijëve.

Policia në shtetet si Arkansas, Kalifornia, Utah, Virginia, etj. do t’i gjobitë prindërit me një mijë euro nëse kapen duke pirë cigare me fëmijët në veturë, shkruan moms.com.

Gjoba për herë të parë dhe të dytë është një mijë dollarë, ndërsa nëse ndodh hera e tretë atëherë gjoba shkon deri në 10 mijë dollarë.

Ky legjislacion tashmë pritet të kalojë edhe në Shtëpinë e Bardhë.