Bllokimi i kanalit të Suezit mund të shkaktojë probleme globale: Ja çfarë duhet të dini

Bllokimi i kanalit të Suezit mund të shkaktojë probleme globale: Ja çfarë duhet të dini

Ekspertët e transportit detar besojnë se mund të duhen ditë ose edhe javë për të liruar anijen 224,000 ton që ka mbetur në kanalin e Suezit, duke bllokuar një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë që nga e marta.

Ever Given, një anije kontejnerësh e cila arrinë gjatësin gati sa të Empire State Building, u përplas më 23 mars pasi u godit nga erërat të forta dhe një stuhi rëre që shkaktoi shikueshmëri të ulët dhe lundrim të dobët, thane nga Suez Canal Authority (SCA) në një deklaratë.

Autoritetet u përpoqën të ri-drejtonin anijen të enjten në mëngjes por nuk ishin të suksesshëm.

Ndërkohë, të paktën 160 anije që mbartin karburant dhe ngarkesa të tjera të rëndësishme po presin të kalojnë përmes rrugës së bllokuar ujore, sipas një piloti të vjetër të kanalit në SCA.

Zhvendosja e anijes mund të zgjasë “ditë me javë, në varësi të asaj që hasim”, sipas Peter Berdowski, CEO i Boskalis, kompania motër e të cilit SMIT salvage po punon tani për të liruar anijen.

Berdowski i tha TV Hollandez të Mërkurën se kompania e tij kishte vendosur që ishte e pamundur të zhbllokohej anija me ngarkesën e saj aktuale në bord. “Anija me peshën që ka tani është e pamundur të tërhiqet,” tha ai. “Ju mund ta harroni atë”.

Hapi i parë do të ishte heqja e karburantit dhe ujit të çakëllit nga anija, shtoi ai, dhe përpjekja për ta lëvizur atë me baticë. Nëse kjo nuk funksionon, stafi do të duhet të heqë kontejnerët dhe të përpiqet të gërmojë ose të heqë brigjet e rërës në të cilën ndodhet tani anija, tha Berdowski.

Çfarë do të thotë kjo për tregtinë globale?

Vonesat e transportit mund të ndikojnë në gjithçka, nga rrobat dhe këpucët që keni porositur në internet te pajisjet e palestrës, elektronika, ushqimi dhe furnizimet e energjisë – që do të thotë se çmimet e derivateve mund të rriten gjithashtu.

“Bllokimi i kontejnerëve të Kanalit Suez mund të tronditë zinxhirët e furnizimit global, duke i ngritur çmimet për shkak të kërkesës e cila rritet vazhdimisht,” thanë analistët në JPMorgan në një shënim kërkimi të Enjten.

Kanali I Suezit i krijuar nga njeriu, 120 milje i gjatë, është një pikë kyçe tranziti që lidh Lindjen me Perëndimin. Dhe 20,000 anijet që kalojnë nëpër të çdo vit transportojnë gjithçka, nga nafta, gazi deri te pjesët e makinës dhe mallrat e konsumit.