Artan Asllani drejtor në komunën e Rahovecit përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se tek Maja e Shkodranit janë dëmtuar shtyllat e ndriçimit publik, kontejnerët dhe asete të tjera me vlerë.
Ai ndër të tjera thekson se ky vend ka vlera historike dhe kombëtare dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë transmeton AMCK.
Për më tepër lexoni reagimin e tij të plotë për këtë rast;
“Të nderuar bashkëqytetarë!
Sapo jam njoftuar se janë bërë dëmtime në shtyllat e ndriçimit publik, kontejnerëve dhe aseteve të tjera me vlerë te Maja e Shkodranit, një vend me vlera historike dhe kombëtare ku ndodhet Kalaja e Gurit e ndërtuar për nder të katër dëshmorëve që ranë në Epopenë e Rahovecit në korrik 1998.
Dëmtimi i pronave publike jo vetëm që është vepër penale, por vepra të tilla janë të papranueshme, dëmtimi i monumenteve historike, investimeve publike komunale, janë veprime jonjerëzore dhe nuk përkojnë me kulturën tonë.
Ftojmë organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e këtij akti ç’njerëzor dhe autorët e këtij veprimi të turpshëm të dalin para drejtësisë!
Nuk është hera e parë që po bëhen dëmtime të ngjajshme në këtë lokacion dhe aktet e tilla janë të pa pranueshme.
Investimet në të mirë të qytetareve duhet të mbrohen e jo të dëmtohen.”