5 gjërat kryesore që një vozitës i ri duhet ti ketë parasysh në komunikacion!

5 gjërat kryesore që një vozitës i ri duhet ti ketë parasysh në komunikacion!

1.Si të trajtohet një gomë e shfryer?

Ju tashmë e keni kaluar testin tuaj dhe jeni në rrugën tuaj të lirë si vozitës, por ju shfryhet goma gjatë ngasjes. Çfarë duhet të bëni? Ju duhet të skajoheni plotësisht nga rruga, edhe nëse goma shkatërrohet plotësisht. Atëherë ose mund të telefononi ndihmë në anë të rrugës për të ndërruar gomën dikush  për ju ose ta zgjidhni vetë problemin. Nëse keni një gomë rezervë, sigurohuni që të mos keni trafik para se të përpiqeni ta ndërroni vetë. Disa makina më të reja tani kanë një metodë të re e cila e lehtëson riparimin e gomës me anë të një mase (shkume) e cila aktivizohet duke u zgjeruar në rast aksidenti. Por nëse goma juaj është shkatërruar plotësisht, opsioni i vetëm është që ajo të zëvendësohet.

2. Si të trajtohet shenja me dritë “Kontrolloni motorin”?

Nëse drita juaj e motorit kontrollues ndizet dhe shoqërohet me ndonjë erë, zhurmë ose ndryshim të performancës së makinës, ndaloni veturën menjëherë. Nëse nuk ka ndonjë problem mirëpo drita e motorit është ndezur, është më mirë ta dërgoni makinën tuaj te një mekanik i besuar, i cili do të jetë në gjendje të diagnostikoj dhe t’ju informoj për problemin. Mirëpo nëse sapo keni mbushur karburantin dhe drita e motorit është ndezur, mund të tregojë që kapaku juaj është i lirshëm, ose vetura është e mbushur me karburant të gabuar.

3. Rregullat dhe  rregulloret.

Ekziston ligji për rregullat e trafikut ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e pjesëmarrësve në komunikacion. Si p.sh  rregulla të ndryshme se çfarë mund të ndodhë nëse jeni duke përdorur celularin derisa jeni duke vozitur. Një ide e mirë është të hulumtoni saktësisht se çfarë kërkohet në varësi të vendit ku jetoni. Nëse jeni duke vozitur jashtë shtetit tuaj është më mirë nëse kontrolloni nëse ka ndonjë kërkesë shtesë para se të udhëtoni apo nëse patentë shoferin tuaj mund ta përdorni ndërkombëtarisht.

4. Si të vozisni në mot të keq.

Në një moment, ju do të keni rast të vozisni në një shi të madh ose dëborë. Dhe megjithëse këto raste  duhet të shmangen nëse mundeni, ndonjëherë është e pashmangshme. Sigurohuni që gjithmonë të zvogëloni shpejtësinë tuaj dhe të qëndroni më larg makinave para jush. Nëse keni mundësi, përpiquni të praktikoni në rrugë të zbrazëta siç është një parkim pasi ka rënë borë ose shi për të marrë përvojë. Merrni këtë çështje me qetësi, ngadalë, qëndrueshëm dhe njihuni se si veprohet me  veturë në këto situata.

5. Shmangia e zemërimit në rrugë.

Shoferët e rinj janë të njohur për gjaknxehtësi gjatë vozitjes në rrugë. Kur jeni shofer i papërvojë, zakonisht vozisni më ngadalë, më me kujdes, sepse  ndonjëherë mund të bëni edhe  gabime. Kjo është se për shkak se edhe pasi të keni kaluar testin, ju jeni ende duke u njohur me rrugën. Ndonjëherë mund të zemëroheni pa dashje me ndonjë një shofer tjetër, por përpiquni të tërhiqeni nga ndërveprimi me ta. Nëse mund t’i injoroni, do të ishte shumë mire e  nëse është e nevojshme, ndryshoni edhe drejtimin me qëllim që situata mos të dalë jashtë kontrollit. Nëse dikush vërtet ju ofendon, thjesht merrni frymë thellë, numëroni deri në dhjetë dhe zemërimi juaj shumë shpejt do të tretet.

Shpresojmë, këto këshilla do t’ju ndihmojnë të ndiheni të sigurt dhe të përgatitur për të drejtuar automjetin tuaj pa shqetësime.

Shikoni se çfarë ndodhë brenda gomës suaj kur ngisni veturën (VIDEO)

Kanali Warped Perception në You Tube ka realizuar një video vërtetë interesante!

Ndoshta të paktën një herë në jetë keni menduar se çfarë ndodhë në gomë gjatë ngasjes së veturës në rrugë?!

Për ta shuar këtë kuriozitet një kanal në You Tube ka realizuar videon me titullin “Çfarë ndodh në gomë gjatë ngasjes në rrugë?”

Video e cila ka marrë shumë vëmendje, mbi 10 milion shikime dhe mbi 8 mijë komente, transmeton AMCK.

Me një kamerë Go Pro brenda gomës “Warped perception” ka dhënë të gjitha përgjigjjet që ju duhen.

Ju ftojmë të ndiqni videon dhe t’i shihni pamjet;

Dëmtohen shtyllat e ndriçimit publik, kontejnerët dhe asete të tjera me vlerë te Maja e Shkodranit

Artan Asllani drejtor në komunën e Rahovecit përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se tek Maja e Shkodranit janë dëmtuar  shtyllat e ndriçimit publik, kontejnerët dhe asete të tjera me vlerë.

Ai ndër të tjera thekson se ky vend ka vlera historike dhe kombëtare dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë transmeton AMCK.

Për më tepër lexoni reagimin e tij të plotë për këtë rast;

“Të nderuar bashkëqytetarë!

Sapo jam njoftuar se janë bërë dëmtime në shtyllat e ndriçimit publik, kontejnerëve dhe aseteve të tjera me vlerë te Maja e Shkodranit, një vend me vlera historike dhe kombëtare ku ndodhet Kalaja e Gurit e ndërtuar për nder të katër dëshmorëve që ranë në Epopenë e Rahovecit në korrik 1998.

Dëmtimi i pronave publike jo vetëm që është vepër penale, por vepra të tilla janë të papranueshme, dëmtimi i monumenteve historike, investimeve publike komunale, janë veprime jonjerëzore dhe nuk përkojnë me kulturën tonë.

Ftojmë organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e këtij akti ç’njerëzor dhe autorët e këtij veprimi të turpshëm të dalin para drejtësisë!

Nuk është hera e parë që po bëhen dëmtime të ngjajshme në këtë lokacion dhe aktet e tilla janë të pa pranueshme.

Investimet në të mirë të qytetareve duhet të mbrohen e jo të dëmtohen.”