Aksidentoi dy këmbësore në Prishtinë, duke ikur shkakton dhe dy aksidente të tjera

Aksidentoi dy këmbësore në Prishtinë, duke ikur shkakton dhe dy aksidente të tjera

Një person ka aksidentuar dy këmbësore, ndërsa duke ikur ka shkaktuar edhe dy aksidente tjera.  

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:10 në rrugën “Vicianumi”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion, ndërsa më pas e lë veturën.

“Raportohet për aksident trafiku me lëndime të rënda në mes të një automjeti me drejtues mashkull kosovar dhe dy këmbësore femra kosovare. Si pasoj e saj i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion, e braktis veturën”, thuhet në raport.

Ndërkaq, tutje në raport, bëhet e ditur se i dyshuari e kishte paraqitur rastin se ju kishte vjedhur vetura e tij.

“Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në S .Policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport

Cilat janë disa nga vendet që duhet t’i vizitoni në Kosovë?!

Cilat janë disa nga vendet që duhet t’i vizitoni në Kosovë?!

Më poshtë ju sjellim listen e disa nga vendeve më të vizituara turistike në Kosovë

Kalaja e Prizrenit është një monument i trashëgimisë kulturore I cili gjendet në qytetin e Prizrenit, Kosovës
Kalaja e Prizrenit konsiderohet si simboli i qytetit të Prizrenit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës. Kalaja e Prizrenit është ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike, Kalaja ngrihet mbi qytetin e Prizrenit sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshit të Dukagjinit.

Kalaja e Novobërdës renditet si njëra nga lokalitet më të rëndësishme historike të Kosovës, ndodhet në Artanë qytezë kjo në pjesën lindore të Kosovës. Kalaja e Novobërdës daton në shekullin e 14-të. Kjo dëshmohet nga gjetjet arkeologjike dhe dokumentet. Për shkak të asaj bukurie natyrore që e karakterizon dhe vlerës historike që ka, Kalaja e Novobërdës po tërheqë shumë vizitorë.

Brezovica është ndër lokacionet më të vizituara turistike dimërore në Kosovë, gjendet në komunën e Shtërpcës, dhe ofron një linjë të  kreshtës që përfshin 39,000 hektarë terrene malore alpine dhe pyje, me një florë dhe faunë mjaft të larmishme dhe të bollshme. Qendra e skijimit “Brezovica” është e hapur për adhuruesit e skijimit gjatë të gjitha stinëve të vitit, ku në verë, sipërfaqja e mbuluar me borë zvogëlohet por prapë lë mundësinë e shfrytëzimit për aktivitete të tjera.


Gjeravica me një lartësi mbidetare rreth 2.656 m është maja më e lartë në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) në pjesën e Kosovës. Kjo maje malore gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Deçanit me Shqipërinë dhe është njëra nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët e shteteve të ndryshme.

Liqeni I Kuqishtës quhet Liqeni i Kuqishtës sepse ndodhet mbi fshatin Kuqishtë.  Është një liqe malor i cili ndodhet në Malin e Leqinatit në Bjeshkët e Nemuna të cilat shtrihen në pjesën perëndimore të Kosovës. Ky liqen është i njohur në të gjithë Kosovën dhe vizitohet edhe nga vendasit ashtu si edhe nga alpinistët të cilët ngjiten në majat e maleve të tilla.

Mali I Zhlebit është një mal i madh në Kosovën perëndimore dhe Komunën e Rozhajes. Mali i Zi lindor është pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, e vendosur midis maleve të Hajlës dhe malet e Mokrës. Pothuajse i gjithë mali është në territorin e Kosovës ku  Lumi i Drinit të Bardhë buron nga ky mal.
Maja e saj  më e larta quhet Ruselia  (shqip: Ruselia / Rusulisë) dhe është e lartë 2,382 m ndërsa e ulëta quhet thjesht Zhleb, me 2,365 m. Këto pjesë janë të mbuluara me pyje të pasura dhe pranë majës ka livadhe.

Shpella e Gadimës gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, Kosovë ajo është e gjatë 1500 metra, mirëpo për turistët është i mundshëm eksplorimi i vetëm 1300 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet. Shpella e Gadimes njihet si njëra ndër bukuritë natyrore të Kosovë. Brenda shpellës ka edhe dukuri të tjera natyrore siç është liqeni, madhësia e të cilit është 15 deri 25 metra dhe kristale të rralla të ndryshme që nuk gjinden në asnjë shpellë tjetër në botë.

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike në Kosovë.Sipas IUCN, zona i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”. Kjo bukuri e rrallë natyrore që gjendet në vendin tone,gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐hidrologjik.


Transmeton:AMCK

Informata të rëndësishme rreth Pandemisë COVID-19 ne Republikën e Kosovës!

Informata të rëndësishme rreth Pandemisë COVID-19  ne Republikën e Kosovës!


Virusi Korona (COVID-19) është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus korona i sapo zbuluar.
Shumica e njerëzve të infektuar me virusin COVID-19 do të përjetojnë simptoma të lehta dhe të moderuara të frymëmarrjes dhe do të shërohen pa kërkuar trajtim të veçantë. Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme kronike mjekësore si sëmundja kardiovaskulare, diabeti, sëmundja kronike e frymëmarrjes dhe kanceri kanë më shumë gjasa të zhvillojnë simptoma serioze.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dhe ngadalësuar transmetimin është të jesh i mirë informuar për virusin COVID-19, sëmundjen që ajo shkakton dhe mënyrën e përhapjes së tij. Në pika të shkurtra kemi cekur disa hapa për të qenë të informuar mbi situatën aktuale me pandemi në Republikën e Kosovës :

Mënyra më e mirë për të parandaluar dhe ngadalësuar transmetimin është të jesh i mirë informuar për virusin COVID-19, sëmundjen që ajo shkakton dhe mënyrën e përhapjes së tij. Në pika të shkurtra kemi cekur disa hapa për të qenë të informuar mbi situatën aktuale me pandemi në Republikën e Kosovës :

Covid-19 Testimi;
 
•  Ne Republikën e Kosovës për tu diagnostikuar pozitiv me COVID-19  përdoret testi PCR dhe testi i                shpejtë antigjen të cilat ofrohen në laboratorë të ndryshëm Privat, me çmime rreth 35-60 Euro.

•  Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ofron testime falas për qytetarët e Kosovës të cilët paraprakisht duhet të jenë drejtuar nga Qendrat e Mjekësisë Familjare të Qytetit me udhëzim, për tu testuar.

• Rezultatet e Testimit, nëpër spitalet private zakonisht  dalin për një periudhe disa orësh ndërsa rezultatet nga Qendrat Publike te Testimit mund te dalin për një periudhe 24 orëshe, për arsye të kërkesës së lartë.


Covid-19 Informacionet;

• Nëse jeni në Kosovë dhe dëshironi të merrni informacione shtesë sa i përket testimeve, ju mund të kontaktoni në këtë numër: 038 200 80 800 apo shtypeni vetëm nr. 194.

• Disa nga numrat tjerë kontaktues të Spitalit publik dhe laboratoreve private dhe publike të cilat mund të ju shërbejnë për ndihme janë:
   

Shërbimet  mjekësore dhe laboratorike: +383 48 111 000 ose +383 38 600 188
 Prolab: +383 49 789 410
 Laboratori   i Mikrobiologjisë e Klinike: +383 46  500 777
 Qendra Klinike Universitare e Kosovës : +381 38 500 600

Covid-19 dhe Vaksinimi;


•Për momentin në territorin e Kosovës  vaksina e vetme në dispozicion ka qenë nga një kontingjent I vaksinës Astra Zeneca, e cila ishte e destinuar për punëtorët  e shëndetësisë, personat mbi moshën 80 vjeç dhe ata rreth moshës 70-75 vjeçare.

•Kontingjent të tjerë të vaksinave priten të vijnë afërsisht në Muajt Maj-Korrik.


Covid-19  Hyrjet dhe Daljet në Republikën  e Kosovës;

• Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë përmes linjave ajrore apo linjave tokësore e që vijnë nga shtetet me rrezik të lartë të përcaktuar në listën zyrtare  nga ECDC, duhet të paraqesin një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.

• Udhëtarët të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës me një test negative PCR duhet të vet-izolohen, për një periudhë 7 ditore.



Informon: Ambasada Amerikane  Kosovë
Raporton: AMCK (Auto Moto Club Kosova)

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, janë në dispozicion në web faqen zyrtare të MPB-së, në linkun:

https://mpb.rks-gov.net/?fbclid=IwAR074VGptf_4nY-7sa-LWiczjIzQHKzrSlGLBujW9ehACOt1vWoLcOXW3WI

SISTEMI I MENAXHIMIT TË SIGURISË NË RRUGË

SISTEMI I MENAXHIMIT TË SIGURISË NË RRUGË;

Evolucioni i fundit i sistemit të menaxhimit të sigurisë rrugore i cili rekomandohet të përdoret nga Banka Botërore dhe OECD është paraqitur më poshtë.

Siguria prodhohet ashtu si mallrat dhe shërbimet e tjera dhe procesi i prodhimit shihet si një sistem menaxhimi me tre nivele: funksionet institucionale të menaxhimit që prodhojnë ndërhyrje, të cilat nga ana tjetër prodhojnë rezultate.

Ky model i sistemit të menaxhimit të sigurisë rrugore rrjedh nga korniza gjithëpërfshirëse e përcaktimit të synimeve të Zelandës së Re 2010 e cila lidhi rezultatet e dëshiruara me ndërhyrjet dhe rregullimet përkatëse të zbatimit institucional (Autoriteti i Sigurisë së Transportit Tokësor, 2000, 2001) 2 i cili nënvizoi kornizën e tij të menaxhimit të rezultateve dhe u përpunua më tej nga Projekti i Lulediellit (Koornstra et al., 2002) 3 i cili vendosi rregullimet institucionale të zbatimit në kontekstin më të gjerë të “strukturës dhe kulturës” së vendit.

Udhëzimi i parë i Bankës Botërore në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të Raportit Botëror (Bliss, 2004) 4 përdori kornizën për të prezantuar prototip mjetet e rishikimit të kapacitetit të menaxhimit të sigurisë. Ky udhëzues i azhurnuar përsos këto mjete dhe përcakton më tej manifestimin organizativ të “strukturës dhe kulturës” së Projektit të Lulediellit në drejtim të shtatë funksioneve të menaxhimit institucional.

Burimi: Autoriteti i Sigurisë së Transportit Tokësor, 2000 [40] dhe Bliss & Breen, 2008 [5]

Funksionet e menaxhimit institucional: Shtatë funksionet e identifikuara të menaxhimit institucional janë themeli mbi të cilin janë ndërtuar sistemet e menaxhimit të sigurisë rrugore. Ato janë thelbësore për prodhimin e ndërhyrjeve të cilat, nga ana tjetër, arrijnë rezultate të sigurisë rrugore dhe për këtë arsye ato duhet të marrin përparësinë më të lartë në planifikimin e sigurisë rrugore dhe iniciativat e politikave. Funksionet e menaxhimit institucional kanë të bëjnë me të gjitha qeverinë, shoqërinë civile dhe subjektet e biznesit që prodhojnë ndërhyrje dhe përfundimisht rezultate [5].

Ndërhyrjet: Në përgjithësi, këto përfshijnë strategji dhe programe gjithëpërfshirëse të sistemit për të adresuar objektivat e sigurisë. Ndërhyrjet përfshijnë planifikimin, projektimin dhe funksionimin e rrjetit rrugor, hyrjen dhe daljen e automjeteve, dhe përdoruesit në rrjetin rrugor, dhe shërimin dhe rehabilitimin e viktimave të aksidentit. Ata kërkojnë të menaxhojnë ekspozimin ndaj rrezikut të përplasjeve, të parandalojnë përplasjet dhe të zvogëlojnë ashpërsinë e dëmtimit të aksidentit dhe pasojat e dëmtimit të aksidentit. Ato përmbajnë dizajne, standarde dhe rregulla sigurie dhe gjithashtu një kombinim të veprimtarisë për të siguruar pajtueshmëri me këto të tilla si informacioni, publiciteti, zbatimi dhe stimulimi [5] [6].

Rezultatet: Në praktikat e mira, sistemet e menaxhimit rezultatet e sigurisë rrugore shprehen në formën e qëllimeve afatgjata dhe objektivave të përkohshëm sasiorë. Synimet specifikojnë performancën e dëshiruar të sigurisë të miratuar nga qeveritë në të gjitha nivelet, palët e interesit dhe komuniteti. Për të qenë të besueshëm, objektivat e përkohshëm duhet të jenë të arritshëm me ndërhyrje me kosto efektive. Synimet zakonisht përcaktohen në lidhje me rezultatet përfundimtare. Ato gjithashtu mund të përfshijnë rezultate të ndërmjetme në përputhje me arritjet e tyre dhe masat e prodhimit institucional të kërkuara për të arritur rezultatet e ndërmjetme [5] [6].Sistemi i menaxhimit të sigurisë rrugore ka një numër karakteristikash të përgjithshme që lejojnë zbatimin e tij universal për të gjitha vendet, pavarësisht nga statusi i zhvillimit të tyre ose performanca e sigurisë rrugore.

Karakteristikat e përgjithshme të sistemit të menaxhimit të sigurisë rrugore [5]

Ai vendos një theks në prodhimin e sigurisë rrugore dhe pranon që siguria prodhohet ashtu si mallrat dhe shërbimet e tjera. Procesi i prodhimit shihet si një sistem menaxhimi me tre nivele: funksionet institucionale të menaxhimit të cilat prodhojnë ndërhyrje, të cilat nga ana tjetër prodhojnë rezultate. Pjesa më e madhe e diskutimeve të përditshme mbi sigurinë rrugore kanë të bëjnë vetëm me ndërhyrjet dhe përdorimi i sistemit të menaxhimit hap diskutimin për çështjet e rëndësishme dhe shpesh të neglizhuara të pronësisë institucionale dhe përgjegjësisë për rezultatet.

Ishte neutrale ndaj strukturave dhe kulturave të vendit të cilat do të formojnë mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe qëllimet që duhen vendosur dhe arritur. Çdo vend mund të përdorë këtë kornizë dhe t’i përshtatë iniciativat e tyre të sigurisë rrugore.

Ajo akomodon zhvillimin evolucionar. Kjo ilustrohet nga fokusi në zhvillim i rezultateve që kanë qenë të dukshme në vendet me të ardhura të larta, deri në shprehjen e saj përfundimtare në qasjen e Sistemit të Sigurt. Në çdo periudhë të veçantë të zhvillimit, sistemi mund të përdoret për të rishikuar kapacitetin e menaxhimit të sigurisë rrugore dhe për të përgatitur strategji dhe programe përkatëse.

Ai zbatohet për çdo sistem të caktuar të përdorimit të tokës / transportit dhe merr siç është dhënë ekspozimi aktual dhe i parashikuar i rrezikut që rrjedh nga ai sistem. Sidoqoftë, ai gjithashtu mund të menaxhojë shkëmbimet e përdorimit të tokës / transportit duke i konsideruar këto si opsione në fokusin e dëshiruar në rezultate dhe duke i adresuar ato me ndërhyrje në lidhje me planifikimin, projektimin, funksionimin dhe përdorimin e rrjetit rrugor dhe hyrjen dhe daljen e automjeteve dhe përdoruesit e rrugës në këtë rrjet.

Ai merr si kornizë referimi rrjetin rrugor dhe lokalizon vdekjet dhe lëndimet që mund të shmangen. Tri kategoritë e gjera të ndërhyrjes përcaktohen në terma të rrjetit rrugor dhe kanë dimensione të forta hapësinore. Kjo e dallon sistemin nga kornizat e mëparshme që theksonin rrugë më të sigurta, automjete më të sigurta dhe njerëz më të sigurt, pa i lokalizuar ata posaçërisht në kontekstet e rrjetit ku ndodhin vdekje dhe dëmtime serioze.

Konsiderimi i të gjithë elementëve të sistemit të menaxhimit të sigurisë rrugore dhe lidhjet midis tyre bëhen kritike për çdo vend që kërkon të identifikojë dhe përmirësojë nivelet e tij aktuale të performancës [5] [52].

                                                                                                               burimi: https://ec.europa.eu/transport/road_safety/specialist/knowledge/rsm/the_road_safety_management_system/the_road_safety_management_syste

                                menaxhimi teknologjik i rrugëve/googleimages

Dita Ndërkombëtare e Ligatinave


2 shkurti i çdo viti është shpallur si “Dita Botërore e Ligatinave”. Kjo ditë shënon datën e miratimit të Konventës për Ligatinat në 2 shkurt 1971 në qytetin Iranian të Ramsar-it.

Ligatinat ose sistemet e “tokave të lagura”, janë sipërfaqe ujore të përhershme ose përkohshme deri në 6 metra thellësi, dhe përbëjnë një ekosistem mjaft i rëndësishëm që siguron larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Publiku i gjerë është pak i ndërgjegjshëm për këto shërbime të rëndësishme të ligatinave. Dita Botërore e Ligatinave është një mundësi e mirë për të kërkuar ndryshimin e situatës dhe ndërgjegjësuar publikun mbi rëndësinë që kanë ligatinat për të ardhmen e njerëzimit.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka shënuar këtë ngjarje të rëndësishme mjedisore, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare, Universiteti i Prishtinës, ekspertë të kësaj fushe si dhe përfaqësues nga organizatat jo qeveritare.

Fadil Bajraktari, drejtori Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, me këtë raste theksoi se në vargun e angazhimeve dhe aktiviteteve të IKMN/AMMK i ka kushtuar një vëmendje të posaçme mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit e me theks të veçantë mbrojtjes së zogjve që është e ndërlidhur ngushtë me mbrojtjen e ligatinave.

Ndërsa, Halil Ibrahimi nga Departamenti i Biologjisë së Fakultetit të Shkencave potencoi se ekosistemet e ligatinave janë me biodiversitetin të pasure dhe ka shtuar se këto ekosisteme janë të rëndësishme sidomos për faktin se janë hapësira jetësore të shumë llojeve të zogjve.

Shënimi i 2 Shkurtit-Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave sivjet korrespondon edhe me përvjetorin e dyzetë e tetë të Konventës së Ramsarit e cila është një marrëveshje ndërqeveritare që përcakton kornizën për një bashkëpunim ndërkombëtar në mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të ligatinave. Tema ndërkombëtare për shënimin e Ditën Botërore të Ligatinave për Vitinë 2019 ishte “Ligatinat dhe ndryshimet klimatike – Wetlands and climate change”.

Me qëllim të sensibilizimit të opinionit të gjerë për rëndësinë e ruajtjes së Ligatinave në veçanti dhe zogjve në përgjithësi, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës/Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka përgatitur arsyeshmërinë profesionale për shpalljen e Ligatinës së Hencit, Zonë e mbrojtur.

Ndërsa Qeveria e Republikës se Kosovës në vitin 2014 ka marrë vendimi për shpalljen e Ligatinës së Hencit, Zonë e Veçantë e Mbrojtur e Zogjve, me sipërfaqe prej 109 h. Transmeton Koha.net.

Kërkohet heqja e kushtëzimit për regjistrimin e veturave në Kosovë

Ka disa vite që për regjistrimin e veturave, qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë tatimin në pronë dhe shërbimet tjera komunale.

Deri para shfaqjes së pandemisë COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, ishin 150 mijë vetura të paregjistruara. Por pandemia ka ndikuar që të rritet dukshëm ky numër.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ka pranuar se numri i veturave të paregjistruara është në rritje. Ai ka thënë se për t’u liruar qytetarët nga kushtëzimet për regjistrim, duhet bëhen ndryshime ligjore.

“Po është fakt se një numër i madh i veturave në Republikën e Kosovës janë të paregjistruara. Numri është rritur, në fakt edhe gjatë kohës së pandemisë, mirëpo rritja e këtij numri bëhet fjalë për veturat që bëjnë regjistrime të rregullta, që për shkaqe dhe arsye të njohura, kanë mbetur edhe një numër i caktuar.

Për sa i takon numrit të mjeteve të paregjistruara si kontigjencë për gjatë viteve, ne me Bankën Qendrore të Kosovës dhe me kompanitë e sigurimeve, kemi filluar hartimin e një udhëzimi administrative, me të cilin do ta rregullojmë këtë çështje dhe në momentin e parë që na krijohen kushtet dhe rrethanat do ta procedojmë”, ka thënë mnistri për KosovaPress.

Ai po ashtu ka thënë se për veturat që kanë mbetur pa u regjistruar për shkaqe të pandemisë, MPBAP-ja po vepron me vendime të herë pas hershme, derisa shton se çështja e pagesave është e rregulluar me udhëzime administrative.

“Kur po ka vështirësi po e zgjasim afatin e regjistrimit. Nga një herë ka edhe mungesë për tabelat për shkak të furnizimit jo të mirë me tabela. Nga një herë janë arsye të tjera, mirëpo, ne po veprojmë në kushte të pandemisë me vendime të veçanta në mënyrë që ta rregullojmë këtë çështje.

Çështja e pagesave është rregulluar me udhëzime të ndryshme, me ligje. Kështu që ne ndonjë rregull mund ta përjashtojmë, por pa ndryshime ligjore ne nuk mund të bëjmë më tepër”, thotë ai.

Derisa, ministri i Infrastrukturës, i kontaktuar nga KosovaPress, ka thënë se asnjë prej këtyre kushtëzimeve për regjistrim, nuk janë në kompetencën e kësaj ministrie. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, thotë se sipas ligjeve në fuqi, respektivisht Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, është përcaktuar mënyrat e mbledhjes së detyrueshme të tatimit në pronë të cilat mund të ushtrohen nga organet kompetente.

Ai ka marrë në vlerësim numrin e tërësishëm të mjeteve motorike të siguruara dhe ka konstatuar se rreth 350 mijë qytetarë janë të kushtëzuar në procesin e regjistrimit të mjetit të tyre motorik.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve bëri me dije se me datë 24.06.2019 kanë paraqitur ankesë në institucionin e Avokatit të Popullit lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe lidhur me këtë.