Kostot që duhet t’i keni parasysh kur blini një veturë të re!

Kostot që duhet t’i  keni parasysh  kur blini një veturë të re!

Çmimet e DerivatevePërveç se duhet të keni parasysh se sa kohë  kaloni në rruge duhet të përkujdeseni edhe për mënyrën e vozitjes. Vozitni qetë, gazi i papritur dhe frenimi i çastit mund të shpenzojnë përmbi 40% të karburantit, si dhe konsumojnë frenat dhe friksionin duke rritur gjasat e një vizite tek mekaniku.

Mirëmbajtja-
Kostoja e mirëmbajtjes varet nga tipi, viti i prodhimit të veturës dhe kontrollet që i bëni. Sigurohuni që makina juaj është e mirëmbajtur. Një motor që nuk është i mirëmbajtur mund të shpenzojë deri në 50% karburant më shumë se sa që është e nevojshme.

Sigurimi Vjetor-
Vendosni se cila ofertë i përshtatet nevojave tuaja dhe sigurohuni të informoheni se cilat dëme i mbulon në rast aksidenti.

Riparimet –
Para se të blini veturën sigurohuni që pjesët e veturës të jenë në gjendje të mirë, dhe që riparimi i tyre të mund të mbulohet me  shpenzime sa më të vogla.

*Vërejtje-  Kontrollet e shpeshta tek serviserët janë mënyra më e mire e parandalimit të shpenzimeve të panevojshme të cilat shpeshherë përfundojnë me dëme të mëdha dhe rrjedhin si pasojë e neglizhencës.