Skip to content

KUSH JEMI NE

RRETH NESH

Auto Moto Klubi i Kosovës AMCK është organizatë jo qeveritare, e themeluar në Prishtinë më datë 16 Qershor 2016. Është e dedikuar për rritjen e sigurisë rrugore, asistencën për shoferët dhe zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të mobilitetit, turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit. Si anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), AMCK ofron shërbime profesionale 24/7, duke garantuar lëvizshmëri të sigurt brenda dhe jashtë Kosovës. Përveç asistencës rrugore dhe edukimit mbi sigurinë në trafik, AMCK synon të promovojë turizmin e përgjegjshëm dhe të mbështesë zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit në transport. Përmes bashkëpunimit me institucionet dhe akterët relevantë, ne punojmë për rrugë mëtë sigurta, udhëtime më të lehta dhe një qasje ekologjike në mobilitet.

AMCK ka për qëllim ngritjen e sigurisë, informimin mbi komunikacionin rrugor dhe posaçërisht në edukimin dhe sigurinë e brezave të ri për pjesëmarrje të sigurt në trafikun rrugor. Andaj, me qëllim të realizimit të detyrave të veta kryen këto veprimtari:

Që nga viti 2016, AMCK është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) për mobilitet, ndërsa më 2 maj 2019 është emëruar anëtare definitive e Asamblesë Plenare të FIA-së në Sun City, Afrikë e Jugut.

  • Kryerja e punëve në lëminë e preventivës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në komunikacion;
  • Inicimi dhe zbatimi i të gjitha aktiviteteve të cilat kontribuojnë në sigurinë në
  • Komunikacion dhe ngritja e nivelit të kulturës në rrugë duke vepruar ne të tre faktorët e sigurisë – njeriu, automjeti dhe rruga;
  • Ofrimin e asistencës rrugore Brenda dhe jashtë Kosovës në baza kohore 24/7/365
  • Propozimin e masave dhe ndikimin aktiv në politikën e komunikacionit duke u
  • Përpjekur posaçërisht për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor;
  • Rritjen e numrit të  anëtarëve me sistemin e avancimit të benefiteve të cilat i plotësojnë interesat e tyre;
  • Sigurimin e mobiltetit të anëtarëve dhe ngasësve të tjerë pjesëmarrës në komunikacion me zhvillimin e ndihmës në rrugë (Shërbimi “Ndihma-informimi”);
  • Mbështetja e anëtarëve dhe ngasësve për shfrytëzimin racional me qëllim të mbrojtjes së ambientit, sjelljes  përgjegjëse shoqërore etj.
  • Bashkëpunimi me organe shtetërore, shoqata, institucione relevante me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta në fushën e sigurisë rrugore