Bashkëpunime
FIA – Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit është një organizatë globale që jo vetëm që udhëheq dhe promovon sportin automobilistik në mbarë botën, por gjithashtu përfaqëson federatën e organizatave kryesore automobilistike nga e gjithë bota, me qëllim të sigurimit të një mobiliteti të sigurt, të qëndrueshëm dhe të qasshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion në nivel global.
E themeluar në vitin 1904 dhe me seli në Paris, FIA është një organizatë jofitimprurëse.
5FIA bashkon 245 organizata kombëtare automobilistike dhe sportive nga 149 shtete të botës, nga të gjitha kontinentet. Klubet anëtare të saj përfaqësojnë të drejtat e mbi 100 milionë anëtarëve individualë dhe familjeve të tyre. FIA është e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të organizatave automobilistike dhe përdoruesve të automjeteve motorike në mbarë botën, përmes fushatave dhe aktiviteteve që mbrojnë interesat e tyre. Në çështjet që lidhen me sigurinë rrugore, mobilitetin, mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtat e konsumatorit, FIA përfaqëson në mënyrë aktive interesat e udhëtarëve të motorizuar pranë Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe trupave të tjera ndërkombëtare.
FIA është gjithashtu organi udhëheqës në fushën e sportit automobilistik në shkallë botërore. Ajo përcakton rregullat dhe standardet për të gjitha garat ndërkombëtare automobilistike, përfshirë Kampionatin Botëror të Formulës 1 të FIA-s, Kampionatin Botëror të Rally-t dhe Kampionatin Botëror të Automjeteve Turistike.
AMCK është anëtarë i FIA-s nga viti 2016.