Partner: FIA Rritja e vetëdijes mbi rreziqet e vozitjes së shpërqendruar brenda komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, me theks në komunikim të ndjeshëm kulturor dhe gjuhësor, përmes materialeve edukative dhe fushatave vetëdijësuese në gjuhët përkatëse.
Aktivitetet kryesore:
Zhvillimi i materialeve informuese në gjuhët serbe, boshnjake dhe turke
Shpërndarja e broshurave dhe materialeve vizuale në 10 komuna
Përdorimi i rrjeteve sociale dhe mediave lokale për ndërgjegjësim
Angazhimi i influencuesve dhe ekspertëve lokalë
Trajnime dhe aktivitete interaktive në komunitet
Popullata e synuar: Komunitetet jo-shumicë në Kosovë (serb, boshnjak, turk, rom, etj.)