Këshilla për vozitje të pastër
1. Mos e lër veturën ndezur pa nevojë
Kur je në pritje për më shumë se 60 sekonda (në shkollë, te ndalesa, në trafik), fike motorin. Lënia e veturës në punë të kotë rrit ndotjen dhe shpenzon karburant pa asnjë dobi.
2. Kujdes me mënyrën e vozitjes – shmang frenimet e papritura dhe përshpejtimet e panevojshme
Ngasja agresive rrit ndotjen deri në 40% më shumë. Ruaj një stil vozitjeje të butë dhe të qëndrueshme – jo vetëm që ndihmon ambientin, por edhe kursen karburant.
3. Kontrollo dhe mirëmbaj rregullisht veturën
Filtri i ajrit, goma me presion të saktë dhe motori i pastruar reduktojnë emetimet ndotëse. Një veturë e mirëmbajtur është gjithashtu më e sigurt në rrugë.
4. Zgjidh rrugën më të shkurtër dhe shmang trafikun e panevojshëm
Planifikimi i rrugës ndihmon në uljen e kohës në timon dhe kursimin e karburantit. Përdor aplikacione për rrugë alternative dhe shmangje të kolonave.
5. Përdor transport alternativ kur është e mundur
Për udhëtime të shkurtra në qytet, ecja, biçikleta apo transporti publik janë alternativa të shkëlqyera që kursejnë para dhe ulin ndotjen urbane.
AMCK për një mobilitet më të gjelbër
Si anëtare e FIA dhe si promotor i mobilitetit të qëndrueshëm në Kosovë, AMCK angazhohet të:
- Edukojë shoferët mbi ndikimin ekologjik të automjeteve;
- Mbështesë përdorimin e teknologjive të pastra dhe energjisë alternative;
- Promovojë sjellje të përgjegjshme në rrugë që mbrojnë shëndetin publik dhe natyrën;
- Bashkëpunojë me institucione dhe komunitete për zgjidhje praktike në nivel lokal.
Ndryshimi fillon nga timoni juaj.
Vozitni me vetëdije, për Kosovën e gjelbër që duam të lëmë pas.
Vozitni me vetëdije, për Kosovën e gjelbër që duam të lëmë pas.