Auto Moto Club Kosova (AMCK) dhe Federata e Autosporteve të Kosovës (FASK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ju ftojnë në edicionin e veçantë të këtij viti: Auto Slalom me vetura elektrike, ku çdo kthesë është një zë për Muajin Rozë dhe kontrollet e hershme shëndetësore.
Data: E shtunë, 25 Tetor 2025
Ora: 09:00
Vendi: Parking Jugor – Prishtina Mall
Pse është kjo garë e veçantë?
Ky edicion zhvillohet nën moton: “ AMCK, Policia e Kosovës dhe FASK, për Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit!”
Krahas aspektit sportiv dhe promovimit të ambientit të pastër, qëllimi ynë është i qartë: t’i japim zë shëndetit të grave dhe vajzave, të inkurajojmë kontrollet e rregullta dhe të përçojmë mesazhin se parandalimi fillon me informim dhe veprim.
Çfarë ju pret në pistë?
- Deri në 80 garues nga mbarë Kosova: 7 regjione × 10 garues (5 gra + 5 burra) + përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
- Disiplina: Auto Slalom me vetura elektrike në dy pista të posaçme – mobilitet i qëndrueshëm në shërbim të një kauze.
Formati i garës
- Garuesit konkurrojnë ndaras sipas gjinisë (gra / burra), duke testuar manovrim dhe kontroll.
- Faza e parë: 3 kohët më të mira shpërblehen me kupa dhe medalje.
- Kualifikimi: 5 kohët më të mira nga secila kategori kalojnë në superfinale.
- Superfinalja: shpallen 3 fituesit/et në përgjithësi.
Bëhu pjesë e kauzës!
Na u bashko më 25 tetor në Prishtina Mall për adrenalinë rozë dhe ndërgjegjësim për shëndetin e grave.
Së bashku për sportin, shëndetin dhe një të ardhme më të gjelbër!

