Ju duhet asistenca rrugore?
Telefono tani 1919
NE JEMI ATY NË
KOHËN E DUHUR!
I SIGURT
AUTO MOTO CLUB KOSOVA
Auto Moto Klubi i Kosovës AMCK është organizatë jo Qeveritare, e themeluar në Prishtinë më datë 16 Qershor 2016. Ky klub është themeluar me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe asistencës rrugore për vozitësit brenda territorit të Kosovës.Për vite me radhë në Kosovë kanë munguar shërbimet e organizuara dhe të strukturuara në garantimin e mobilitetet në rrugë në shkallë vendi. Duke parë gjendjen reale në rrugët e vendit sidomos viteve të fundit kur Kosova ka bërë hapa të sigurt në rrugën drejt integrimit rajonal por edhe Evropian, ka lindur si domosdoshmëri dhe kërkesë e kohës themelimi i përbashkët i një klubi, i cili me shërbimet e veta profesionale për 24 orë pandërprerë do të ishte afër secilit shoferë. Që nga viti 2016 AMCK është anëtare në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) për mobilitet dhe më 2 maj të vitit 2019 pritet të emërohet anëtare definitive në Asamblenë Plenare të FIA në Sun City, Afrikë Jugore.
AMCK ka për qëllim ngritjen e sigurisë, informimin mbi komunikacionin rrugor dhe posaçërisht në edukimin dhe sigurinë e brezave të ri për pjesëmarrje të sigurt në trafikun rrugor. Andaj, me qëllim të realizimit të detyrave të veta kryenkëtoveprimtari:
- Kryerja e punëve në lëminë e preventivës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në komunikacion;
- Inicimi dhe zbatimi i të gjitha aktiviteteve të cilat kontribuojnë në sigurinë në
- Komunikacion dhe ngritja e nivelit të kulturës në rrugë duke vepruar ne të tre faktorët e sigurisë – njeriu, automjeti dhe rruga;
- Ofrimin e asistencës rrugore Brenda dhe jashtë Kosovës në baza kohore 24/7/365
- Propozimin e masave dhe ndikimin aktiv në politikën e komunikacionit duke u
- Përpjekur posaçërisht për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor;
- Rritjen e numrit të anëtarëve me sistemin e avancimit të benefiteve të cilat i plotësojnë interesat e tyre;
- Sigurimin e mobiltetit të anëtarëve dhe ngasësve të tjerë pjesëmarrës në komunikacion me zhvillimin e ndihmës në rrugë (Shërbimi “Ndihma-informimi”);
- Mbështetja e anëtarëve dhe ngasësve për shfrytëzimin racional me qëllim të mbrojtjes së ambientit, sjelljes përgjegjëse shoqërore etj.
- Bashkëpunimi me organe shtetërore, shoqata, institucione relevante me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta në fushën e sigurisë rrugore
Për më tepër, AMCK ka hapur studion televizive e cila është në dizpozicionin e të gjitha televizioneve që operojnë në Republikën e Kosovës për inicimin e emisioneve vetdijësuese mbi sigurinë rrugore në vend.
TELEFONO 1919
Kërko:
Klubi juaj i sigurisë në rrugë
AUTO MOTO CLUB KOSOVA
Telefoni: 038 600 678
Asistenca rrugore: 1919
Email: [email protected]
Zyrat qëndrore:
Adresa: Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë km.1
10 000, Prishtinë, Kosovë
(tek objekti i kompanisë Eurogoma Shpk)
ORARI I PUNËS:
E Hënë – e Premte: 08:00 – 17:00
E Shtune: 08:00 – 15:00
E Diele: Nuk punohet.