Fillimi i gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2019/2020- Komunikatë për media

Fillimi i gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2019/2020

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar në mënyrë që të parandalohen aksidentet në trafik.

Për më tepër, lexoni deklaratën e plote;

” Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2019/2020 në shkollat fillore dhe të mesme, Policia e Kosovës ju uron një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë nxënësve, prindërve dhe personelit arsimor, si dhe me këtë rast u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.
Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, në radhë të parë iu drejtohet shoferëve që të kenë parasysh prezencën e nxënësve në rrugë veçanërisht në zonat afër objekteve shkollore, të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të rritet siguria për nxënës gjatë lëvizjes nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas.
Nga nxënësit dhe këmbësorët e tjerë gjithashtu kërkohet kujdes dhe vëmendje e shtuar dhe këshillohen që mos të ecin nëpër shirita qarkullues por të ecin nëpër trotuare, ndërsa për kalimin e rrugës të shfrytëzojnë vendkalimet e shënuara për këmbësorë.
Në ato pjesë të rrugës ku nuk ka trotuare, këmbësori duhet lëvizë pran skajit të rrugës në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes, të mos bartin kufje në vesh dhe të jenë të kujdesshëm gjatë ecjes.
Duke pas parasysh se ndodhemi në sezonin dimëror kur mbizotërojnë temperaturat e ulëta të cilat mund të përcjellën me reshje bore dhe ngrica në rrugë, rrjedhimisht këta faktor kanë ndikim në shtimin e aksidenteve dhe vështirësive në qarkullim.
Për siguri të fëmijëve udhëzohen prindërit që t’i shoqërojnë fëmijët e tyre të vegjël nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjellas si dhe të kenë kujdes që veshja e fëmijëve të jetë e përshtatshme për këtë sezonë dhe të përmbaj materiale reflektuese për tu vërejtur më lehtë nga pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Në rast se transporti i nxënësve bëhet me automjete, të mos pengohet qarkullimi i trafikut me ndalje të parregullta në rrugë apo në hyrje-dalje të shkollave, por t’i shfrytëzojnë hapësirat e përshtatshme apo ndonjë vend parkim në afërsi të shkollës.
Policia e Kosovës do të ndërmarr masa ligjore ndaj atyre të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut dhe me veprime të tilla i rrezikojnë pjesëmarrësit apo e pengojnë qarkullimin e trafikut. “

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1280 tiketa, janë regjistruar 41 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Shenjat e komunikacionit të vendosura gabim në Kosovë, mund t’iu kushtojnë qytetarëve me jetë

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues, ndërsa vitin që lamë pas ka pasur edhe mjaftë viktima.

Derisa sa në shumicën e rasteve ato vijnë si pasojë e pakujdesisë, por edhe duke mos iu përshtatur kushteve dhe rregullave të trafikut, por jo gjithmonë faji mbetet tek shoferët.

Në rrugët e Kosovës, janë të vendosura disa shenja të komunikacionit, të cilat bien ndesh pikërisht me rregullat e komunikacionit, ku sipas ekspertit të kësaj fushe, Nol Dedaj, ato rrezikojnë vet jetën e qytetarit.

“Vendosja e shenjave vertikale dhe horizontale në bazë të standardeve të sigurisë rrugore luajnë rolin e sigurisë, në të kundërtën luajnë rolin negativ, shikuar në aspektin e sigurisë rrugore, pra si elemente të faktorit rrugë shpesh herë kontribuojnë që të vij deri te aksidenti i komunikacionit.

Sigurisht se mund të ketë pasoja edhe deri në fatalitet, duke marrë parasysh që një shenjë e vendosur në kundërshtim me sigurinë rrugore, e dërgon mesazhin te drejtuesi i automjetit e ky vepron në bazë të mesazhit të marrë dhe vjen deri te aksidenti në komunikacion rrugor”.

Dedaj thotë për Indeksonline se këto shenja të vendosura duhet të identifikohen dhe përmirësohen, që të evitohen rreziqet.

“Për t’i evitu aksidentet të cilat mund të vijnë për shkak të shenjave të komunikacionit rrugor, duhet të bëhet auditimi i projektit të sinjalizimit ose nëse takojnë shenjat që janë vendosur në rrugë në mënyrë të tillë atëherë duhet të identifikohen dhe të përmirësohen ose të mënjanohen nga pozita ku janë, para se të ndodhë aksidenti”.

Ndryshe, rregullat e komunikacionit në Kosovë janë të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në komunikacion rrugor (02/L-70). Ky ligj i obligon të gjithë pjesëmarrësit e trafikut që të veprojnë në përputhje me dispozitat (rregullat ) e trafikut dhe të shenjave të trafikut që janë të vendosura në rrugë, dhe shenjave, urdhëresave që japin personat e autorizuar.