Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit në Kosovë Pal Lekaj ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa foto nga projekti i fundit që ka ndërmarrë ministria e tij.
Ky projekt i implementuar fillimisht në Gjakovë ka të bëj me restaurimin e të gjitha urave që janë nën kujdesin e MTI-së.
Ndërkaq kjo është deklarata e plotë e ministrit Lekaj në facebook;
“Kjo është ura e Korenicës së Gjakovës, me pamje të re pas investimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
Njëjtë do të veprojmë në të gjitha urat e Republikës së Kosovës që janë në kompetencë të MIT.
Të diele të këndshme!”