Aksidentoi dy këmbësore në Prishtinë, duke ikur shkakton dhe dy aksidente të tjera

Një person ka aksidentuar dy këmbësore, ndërsa duke ikur ka shkaktuar edhe dy aksidente tjera.  

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:10 në rrugën “Vicianumi”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion, ndërsa më pas e lë veturën.

“Raportohet për aksident trafiku me lëndime të rënda në mes të një automjeti me drejtues mashkull kosovar dhe dy këmbësore femra kosovare. Si pasoj e saj i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion, e braktis veturën”, thuhet në raport.

Ndërkaq, tutje në raport, bëhet e ditur se i dyshuari e kishte paraqitur rastin se ju kishte vjedhur vetura e tij.

“Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në S .Policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport

Recommended Posts