Kampanja   #Love30     FIA X AMCK

Përkufizimi: Java e 6-të Globale e Sigurisë Rrugore  do të fillojë Dekadën e re të Veprimit për Rrugë të Sigurta. Ky është momenti mbarë botëror për të amplifikuar përpjekjet e vazhdueshme të fushatës për të siguruar angazhim dhe ndryshim për  politikat e vendeve, për rrugë me shpejtësi të ulët, dhe implementimin e saj.

                                                   
Qëllimi: Në të gjithë botën, rrugët me shpejtësi të ulët dhe të sigurta munden të transformojnë hapësirat publike për t’i shërbyer nevojave afatgjata të gjithsecilit në komunitetet e tyre. Duke u bazuar në Deklaratën e  Stokholmit ne vitin 2020 fushata Streets for Life përqendrohet në avokimin për një shpejtësi maksimale prej 30 km/orë në rrugët urbane ku janë të përzier trafiku dhe përdoruesit e rrezikuar të rrugës. Streets for Life bashkon aktivistët për rrugë më të sigurt dhe po ashtu më miqësore me klimën, po ashtu edhe për të drejtat jetike të fëmijëve, duke përfshirë ambiente të sigurta  për lëvizjen e fëmijëve dhe të lojës.

Fakte Relevante mbi Efektin e kësaj kampanje:

Dëshmitë nga e gjithë bota tregojnë se rrugët me kufizim te shpejtësisë ne 30 km/h ulin rrezikun e lëndimeve serioze dhe  shpëtojnë jetë. 

  1. Në Toronto, Kanada,  aksidentet në rrugë kanë rënie me 28% pasi kufijtë e shpejtësisë u ulën nga 40 në 30 km/orë në 2015, gjë që çoi në zvogëlimin e lëndimeve serioze dhe fatale me dy të tretat e ndodhive .
  2.  Në Kolumbi, Bogota kane nisur këtë inicativë 30 km/h për zonat  me trafik  të ndryshëm në një paketë masash në Planin e tyre te menaxhimit te shpejtësisë që kanë zvogëluar fatalitetin në trafik me 32% 3.
  3. Një studim nga Londra zbuloi se kufijtë më të ulët të shpejtësisë (në këtë rast zona me 20 kilometra në orë) ishin shoqëruar  me një ulje prej 42% të viktimave në rrugë,  ndërsa në Bristol vendosja e 20km/h  në orë kufijtë u shoqëruan me një ulje prej 63% të lëndimeve fatale midis viteve 2008 dhe 2016

Fakt: Rrugët me shpejtësi të ulët janë efektive në çdo kontekst edhe pse shumë nga vendet që kanë bërë ndryshime efektive të sigurisë rrugore janë vendet e zhvilluara, rrugët me shpejtësi të ulët janë të mundshme që të zbatohen, pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit ose numrin e  automjeteve. Zonat prej 30 km/orë janë vendosur me sukses nëpër lagje në Afrikë, Amerika e Veriut, Azi, Evropë, Amerika Latine dhe Australia. Në shumë raste, këto zona janë vendosur rreth shkollave, si projekti  në Tanzani, i cili fitoi çmimin prestigjioz “Ross” për Qytetet, dhe në Zambia e cila kohët e fundit ka futur kufij më të ulët të shpejtësisë rreth shkollave dhe zonave me fluks të lartë këmbësorësh.

Transmeton: AMCK

Recommended Posts