Nëse keni vërejtur me vëmendje në gomat e automjeteve janë të shënjuara shumë shkronja e numra.
Secili simbol ka një kuptim, ndër këto simbole shpesh herë keni vërejtur edhe inicialet “M+S”.
Ky simbol është i vendosur në gomat e dimrit dhe nënkupton në gjuhën angleze fjalët MUD+SNOW, të cilat po t’i përkthejmë në gjuhën shqipe janë Baltë dhe Borë.