Wolkswagen Beetle jashtë tregut pas afër 70 vjetësh

Pas afër afër 70 vjetësh prodhimi, Wolkswagen Beetle do të tërhiqet nga tregu.

Kanë qenë gjithsej tre gjenerata të dizajnit të kësaj veture që është aq shpesh e pranishme në përditshmëri si dhe në kulturën globale.

Në shtator të vitit të kaluar Wolkswagen kishte njoftuar se do ta prodhonte edicionin e fundit të serisë së Wolkswagen Beetle.

Cmimi i modeleve të fundit të tyre do të jetë 23 mijë dollarë për një coupe dhe 27 mijë dollarë për një të tillë kabriolet.

Më shumë se 21 milionë vetura të tilla janë prodhuar në 65 vjet ekzistencë të këtij modeli.

Recommended Posts