Filloi zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Zhur – Dragash – Brod
Segmenti rrugor R222, Tyrbe e Pllavës – Zaplluzhë, ka gjatësi mbi 12.1 kilometra, kurse ajo R114, Dragash – Brod, ka gjatësi mbi 11.6 kilometra. Të dyja këto projekte janë investim i MIT dhe vlera e tyre është mbi 7 milionë e 100 mijë euro.
Ministri Lekaj tha se rehabilitimi dhe zgjerimi i dy segmenteve rrugore që lidhin Zhurin me Dragashin e Brodin, kanë ndikim në lëvizjen e lirë, zhvillim ekonomik dhe sigurojnë mirëqenie më të mirë për qytetarët e kësaj ane. Ai shtoi se ndjehet mirë që po fillon një ndryshim mëse të nevojshëm, i cili nuk arriti të realizohet për 60 vite me radhë, përkundër nevojës së madhe.