Studentet shpikin bakteret që hanë plastikë nga oqeanet dhe e kthejnë atë në ujë

Niveli i lartë i ndotjes në oqeane është një problem i madh në planet. Sipas hulumtimeve të fundit, ka mundësi që në vitin 2050 të gjejmë më shumë plastikë sesa peshq në ujërat e deteve, për këtë arsye ka shumë njerëz që po punojnë për të gjetur zgjidhje për këtë problem.

Aktualisht risia është një bakterie, e zhvilluar nga studentët Jeanny Yao dhe Miranda Wang, të cilat kanë zhvilluar këtë projekt që nga vitet e hershme të shkollës, ndërsa sot po i gëzojnë rezultatet e para.

Ato tashmë kanë licensa dhe kanë marrë një financim prej 400 mijë dollarësh për të filluar zhvillimin e produktit.

Ato tashmë kanë fituar 5 çmime falë këtij projekti, u bënë të njohura pasi ishin personat më të rinjë që fituan çmimin e shkencës Perlman.

E gjithë kjo falë baktereve të vogla të cilat janë të afta për shndërrimin e plastikës në CO2 dhe ujë.

Teknologjia përdoret në dy mënyra: Për të pastruar plazhet dhe gjithashtu për të prodhuar lëndë të para për veshje.

“Është praktikisht e pamundur t’i bësh njerëzit të ndalojnë përdorimin e plastikës, ne kemi nevojë për teknologji e cila e zbërthen këtë material, dhe gjithçka bëhet e biodegradueshme”, thotë Miranda Wang.

Duhen vetëm 24 orë që pas aplikimit të kësaj metode, plastika të kthehet në ujë, shkruan AMCK.

Recommended Posts