Vendi me shpejtësinë më të ulët të lejuar në BE

Holanda do të bëhet zyrtarisht vendi me shpejtësinë më të ulët të lejuar në Bashkimin Evropian

Holanda planifikon të zvogëlojë shpejtësinë e lejuar nëpër autostrada nga 130 në 100 kilometra në orë në përpjekje për të zvogëluar emetimet e gazrave, raporton Financial Times.

Me këtë masë, Holanda do të bëhet zyrtarisht vendi me shpejtësinë më të ulët të lejuar në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Mark Rutte tha se qeveria Holandeze do të merr një masë jopopullore në mënyrë që të zvogëlon emetimet e gazrave të azotit të prodhuar nga industria e blegtorisë për të përmirësuar gjendjen mjedisore.

Makinat do të mund të ngasin në kufirin aktual të shpejtësisë ndërmjet orës 7 pasdite dhe 6 të mëngjesit.

Gjykatat në Holandë gjithashtu kanë ndaluar ndërtimin e 18,000 projekteve të infrastrukturës dhe rreth 75,000 shtëpive të planifikuara për vitin e ardhshëm, pasi shteti deri më tani nuk ka qenë në gjendje të zvogëlojë ndotjen nën objektivin e saj vjetor.

Recommended Posts