Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 902 tiketa, janë regjistruar 31 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Disa fakte rreth “liqenit” të kaltër të KEK-ut

Disa fakte rreth “liqenit” të kaltër të KEK-ut

Ky liqen është krijuar nga ujërat që rrjedhin nga mbetje e hirit te djegies së qymyrit që deponohet përmes sistemit hidraulik nga TCA dhe TCB të KEK-ut në deponinë e hirit në ish minierën e boshatisur sipërfaqësore të Mihjes së Mirashit.

Liqeni ka ngjyrë të kaltër për shkak të përmbajtjes bazike dhe pranisë së kemikateve të ndryshme që vijnë nga përbërja që ka hiri i KEK-ut. Në përbërje të hirit të TCA dhe TCB, përfshihen kryesisht okside të ndryshme të cilat në reaksion me ujin japin baza (hidrokside) dhe kështu krijojnë ambientin bazik të ujit të këtij liqeni. Në mesin e këtyre oksideve me përmbajtje më të lartë janë të pranishme Oksidi i Kalciumit (CaO), Treoksidi i Hekurit (Fe2O3), Treoksidi i Aluminit (Al2O3), Oksidi i Magnezit (MgO) etj.

Në kuadër të përbërjes së hirit që deponohet në formë të qullët në këtë zonë, ka edhe metale të rënda dhe fenole të cilat së bashku me bazat e lartë përmendur krijojnë në medium kompleks kimik në liqenin e krijuar.

Në bazë të të dhënave nga Raportet mujore të KEK-ut për ujërat e shkarkuara në pikën matëse në këtë zonë, vërehen tejkalime të disa parametrave sikurse janë PH e cila arrin vlerat deri në 13, pastaj përçueshmëria elektrike, kloruret, nitratet dhe materiet e suspenduara në ujë.

Tejkalimi i këtyre parametrave është vërejtur po ashtu edhe nga matjet e realizuara nga IHMK gjatë viteve 2017 dhe 2018 më kërkesën e Inspektoratit të Mjedisit të ish MMPH dhe të Avokatit të Popullit. Nga analizat fiziko-kimike të ujërave të liqenit të realizuara në laboratorin e IHMK, është konstatuar vlera e lartë e PH-së së ujit dhe përçueshmëria e lartë elektrike.

Niveli i ujërave të liqenit të kaltër rritet sidomos gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit dhe kjo rritë mundësinë e daljes së ujërave jashtë zonës se deponisë.
Ekziston rreziku potencial edhe i depërtimit të ujërave të ndotura të liqenit në shtresat nëntokësore duke rrezikuar edhe ndotjen e akumulimeve ujore nëntokësore të kësaj zone.

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm dhe vlerësimit të gjendjes së mjedisit dhe identifikimit të zonave me potencial të lartë të ndotjes e ka identifikuar deponinë e hirit dhe liqenin e kaltër në mesin e hot-spoteve mjedisore apo zonave me ndotje të lartë që kërkojnë rehabilitim.

Bazuar në legjislacionin në fuqi është obligim i KEK-ut që të bëjë zgjidhje për këtë problem mjedisor. Një nga masat që ka ndërmarrë KEK-u për menaxhimin e situatës është ngritja e barrierave për të parandaluar kalimin e ujërave të deponisë në ujërat sipërfaqësore përreth dhe me theks te veçantë në lumin Sitnica.

Zgjidhja e problemit të liqenit të kaltër është një nga prioritetet mjedisore për të ardhmen dhe rehabilitimi i tij pritet të adresohet përmes një projekti të rehabilitim të mbështetur nga Banka Botërore, që tanimë është në fazën e zhvillimit.

Përveç rehabilitimit të deponisë dhe zbatimit të standardeve mjedisore, një nga alternativat më të mira për zgjidhjen e problemit për të ardhmen do të ishte edhe përdorimi i hirit të TCA dhe TCB si lënde e parë për prodhim sikurse ndodhë në shumë ratë të ngjashme në botë.

Cituar nga një shkrim nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 674 tiketa, janë regjistruar 15 aksidente trafiku ku 9 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 641 tiketa, janë regjistruar 20 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa një ishte me fatalitet.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Mitrovicë po zhvillon punimet në rregullimin e hapësirave publike

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë zhvillon punimet me intensitet të lartë në rregullimin e hapësirave publike

Rruga “Mbreti Bardhyl” afër shkollës Model në Mitrovicë, po merr pamje krejtësisht tjetër pas punimeve të cilat janë duke u zhvilluar në rregullimin e asaj pjese.

Kjo rrugë e cila për pak ditë edhe do të asfaltohet, ka gjatësi prej 100 metrash, dhe përveç asfaltimit është rregulluar edhe pjesa e trotuarit, hapësira gjelbëruese dhe ndriçimi publik, transmeton komuna e Mitrovicës.

Po ashtu në këtë projekt është i përfshirë edhe rregullimi i parkimit për vetura të banorëve që banojnë në atë lagje, si dhe këndin e lojërave për fëmijë.

Vlen të theksohet se kjo rrugë ka qenë shumë e dëmtuar dhe e mbuluar me mbeturina, dhe përveç pamjes së mirë që ka marrë, do të sjell lehtësira në komunikacion pasi që kjo rrugë lidhet direkt me lagjen Bair, dhe do të ndihmoj që banorët e lagjes të lëvizin lirshëm dhe sigurt.

Asfaltohet një rrugë në fshatin Kçiq i Vogël të Mitrovicës

Asfaltohet një rrugë në fshatin Kçiq i Vogël të Mitrovicës

Para disa ditësh ka përfunduar edhe asfaltimin i rrugës “Pisha” në fshatin Kçiq të Vogël të Mitrovicës, rrugë kjo e cila të dërgon në poligonin e shenjëtarisë që frekuentohet sidomos nga Policia dhe Ushtria e Kosovës.

Në inspektimin e këtyre punimeve ka qenë i pranishëm edhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, i cili është ndarë i kënaqur me punët që janë bërë në përfundimin e kësaj rruge.

“Ne po bëjmë përpjekje maksimale që ti plotësojmë kërkesat e qytetarëve, qoftë me ndërtimin e rrugëve, ndërtimin e kanalizimeve, sigurimin e ujit për pije dhe në përmirësimin e jetës së tyre”, tha ndër të tjerash drejtori Muja.

Rruga e asfaltuar ka një gjatësi afro 2 km dhe gjerësi 5 metra, ndërsa ndërtimi i saj ka kushtuar rreth 100,000 euro.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 705 tiketa, janë regjistruar 25 aksidente trafiku ku 12 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 576 tiketa, janë regjistruar 16 aksidente trafiku ku 6 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 475 tiketa, janë regjistruar 16 aksidente trafiku ku 8 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 495 tiketa, janë regjistruar 20 aksidente trafiku ku 10 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.