Asfaltohet një rrugë në fshatin Kçiq i Vogël të Mitrovicës

Para disa ditësh ka përfunduar edhe asfaltimin i rrugës “Pisha” në fshatin Kçiq të Vogël të Mitrovicës, rrugë kjo e cila të dërgon në poligonin e shenjëtarisë që frekuentohet sidomos nga Policia dhe Ushtria e Kosovës.

Në inspektimin e këtyre punimeve ka qenë i pranishëm edhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, i cili është ndarë i kënaqur me punët që janë bërë në përfundimin e kësaj rruge.

“Ne po bëjmë përpjekje maksimale që ti plotësojmë kërkesat e qytetarëve, qoftë me ndërtimin e rrugëve, ndërtimin e kanalizimeve, sigurimin e ujit për pije dhe në përmirësimin e jetës së tyre”, tha ndër të tjerash drejtori Muja.

Rruga e asfaltuar ka një gjatësi afro 2 km dhe gjerësi 5 metra, ndërsa ndërtimi i saj ka kushtuar rreth 100,000 euro.

Recommended Posts