RUGOVA

Koordinatat42°44’N 20°3’E

Rugova është trevë malore në Veri-Perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare. Në vitin 2013 u shpall Park Kombëtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Rugova është rrethinë etnografike, me rëndësi të madhe për degët e gjuhësisë si leksikologjia, etimologjia dhe onomastika.

Rugova është regjion i përshtatshëm për alpinizëm, bjeshkatari, skijim, ngjitje në shkëmbinj, lëshim me parashuta, piknik me familje etj. Rugova radhitet si qendra e katërt kryesore për sporte dimërore nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FNS) me qendër në Lucern. Për më tepër, në prill të vitit 2013, Peja fitoi çmimin  “Tourism for Tomorrow” me projektin “Majat e Ballkanit”.

Rugova është e pasur me forma të shumta si shpellat, ujëvarat, liqenet glaciale, majat e larta, tunelet etj.., maja më e lartë është Hajla (2403 m) por rëndësi dhe interes paraqet edhe Qafa e Qyqes nga e cila mund të soditet i tërë qyteti i Pejës. Nga Guri i Kuq (1522 m) shihen si në pëllëmbë të dorës: Gjeravica, Boriqi, maja e Mariashit, maja e Hekurave, Shkëlzeni dhe Liqeni i Plavës.

Recommended Posts