Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 791 tiketa, janë regjistruar 57 aksidente trafiku ku 26 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Vet aksident në Klinë, lëndohen tre persona

Vet aksident në Klinë, lëndohen tre persona

Policia raporton edhe për një tjetër aksident që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Rudicë të Klinës.

Sipas Policisë një veturë me udhëtarë ishte vetëaksidentuar me ç’rast janë lënduar ngasësi dhe dy pasagjeret që gjendeshin në veturë.

Të njëjtit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Dy nga këta të lënduar sipas mjekëve kanë pësuar lëndime më të rënda trupore.

Policia po merret me rastin.

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Deçan

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Deçan, zjarrfikësit nxjerrin nga vetura shoferen e lënduar rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën magjistrale Pejë-Deçan ku një femër ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas Policisë së Pejës aksidenti ka ndodhur në fshatin Raushiq ku janë përfshirë dy vetura, njërën e ngiste një femër ndërsa tjetrën një mashkull i cili tashmë është i dyshuar.

Me të marr informatën Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe me kërkesë të Policisë kanë shkuar edhe ekipi mjekësor dhe njësiti i zjarrfikësve.

” Njësitet relevante të Policisë Kosovës menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë masat e menjëhershme të nevojshme, dhe me kërkesë të policisë në vendin e aksidentit kanë arritur ndihma e parë- ekipi mjekësor dhe njësiti i zjarrfikësve.

Sipas të dhënave nga hetuesit, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, ngasësja e njërit nga automjetet e aksidentuara e cila me ndihmën e zjarrfikësve është nxjerrë nga automjeti dhe dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj në QKUK Prishtinë, për t’i ofruar tretman adekuat mjekësor.

Deri te aksidenti ka ardhur për shkak që ngasësi i dyshuar ka bërë tejkalim të pa sigurte dhe ndaj tij do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore sipas udhëzimeve të prokurorit shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 972 tiketa, janë regjistruar 45 aksidente trafiku ku 18 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Si t’ia dilni gjatë vozitjes në mjegull- Këshilla

Si t’ia dilni gjatë vozitjes në mjegull- Këshilla

Dhjetori është një nga muajt më të pakëndshëm për drejtimin e një makine

Çdo ditë dëgjojmë paralajmërime nga ata që janë përgjegjës për dukshmëri të dobët dhe këshilla për të rregulluar shpejtësinë e automjeteve në kushtet e trafikut. Çfarë nënkupton saktësisht kjo kur hasim në një mjegull në rrugë?

E para dhe më e rëndësishmja është që shoferët të frenojnë në mënyrë të sigurt, kështu që të shmangin çdo aksident trafiku dhe përplasje shumë të rrezikshme në zinxhir gjatë kësaj periudhe.

Nëse dukshmëria është zvogëluar dhe keni një makinë të pajisur me drita mjegulle, sigurohuni t’i ndizni ato – si përpara ashtu edhe nga pas. Mos i lëshoni dritat e gjata, pasi ato reagojnë shumë me grimcat e mjegullës, krijojnë reflektim dhe vetëm sa e vështirësojnë ngasjen.

Në rastin e dukshmërisë jashtëzakonisht të dobët, disa shoferë përdorin të katër dritat e pozicioneve përveç dritave të mjegullës. Kjo strategji sigurisht shkakton më shumë kujdes te përdoruesit e tjerë të rrugës pasi ata nuk mund të jenë menjëherë të sigurt nëse jeni duke qëndruar në krah të rrugës ose jeni ende në lëvizje.

Ngasja nëpër qytet përmes mjegullës është pak më e lehtë pasi keni orientim të mjaftueshëm rreth jush (ndriçimi në rrugë, sinjalizimi i mirë horizontal dhe përdoruesit e tjerë të rrugës), veturat lëvizin më ngadalë, kështu që ju keni më shumë të ngjarë të qëndroni në korsinë tuaj dhe, nëse është e nevojshme, të frenoni me kohë.

Sidoqoftë, këmbësorët janë më të rrezikuarit në kushte të dukshmërisë së zvogëluar, dhe pasi që ka shumë lëvizje në qytet, duhet të mendoni edhe për ta. Ulni shpejtësinë në mënyrë që të mund të shmangni aksidentet.

Në rrugën e hapur, në ngasje me mjegull, shpejtësia është armiku juaj më i madh. Është e nevojshme të përshtateni me shpejtësinë në të cilën lëvizin përdoruesit e tjerë të rrugës.

Dritat e mjegullës janë shumë të dobishme për ju në rrugën e hapur pasi rrezja e tyre e gjerë arrin të ndriçojë skajin e duhur të rrugës, e cila shërben si pikë referimi për ju.

Lëshoni herë pas here pastruesit për t’u siguruar që xhami i erës është i pastër nga papastërtitë që mjegulla mbart me vete ose pikat e vogla të ujit.

Keni kujdes kur ngisni pas kamionëve pasi shpesh dritat e tyre të frenimit janë të ndotura, kështu që është e vështirë të gjykoni nëse po frenojnë apo jo.

Ndalimi në autostradë si reagim ndaj mjegullës së dendur nuk është aspak një veprim i mirë pasi ekziston një probabilitet i lartë që dikush nga pas do t’ju godasë.

Kisha e Shën Premtës “Kisha e Levishës”

Kisha e Shën Premtës “Kisha e Levishës”

Kisha e Shën Premtës (Kisha e Levishës) e cila gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, u rindërtua më 1306-07. Supozohet se themelet e kishës paleokristiane të fazës së parë (shek. V-VI) e më pas të bazilikës Bizantine (shek. IX), vihen mbi themelet e tempullit Pagan (para erës sonë) të përkushtuar hyjneshës ilire të plleshmërisë dhe lindjes: Prema apo Premta.

Pas rënies së Prizrenit nën Perandorinë Osmane, në vitet 1455-59 dhe shndërrimit të saj në xhami emërtohet si Xhuma Xhami, emra këta që përdoren në popull edhe sot e kësaj dite. Me luftën e parë Ballkanike më 1912, xhamia rikthehet në kishë. Minarja e saj u rrënua në vitin 1923. Më 1948, vihet nën mbrojtjen e ligjit me numrin 352.

Bazuar në vlerat historike, artistike, shoqërore, shpirtërore, aseti Kisha e Shën Premtës (Kisha e Levishës) në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua në informacionet e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 994 tiketa, janë regjistruar 46 aksidente trafiku ku 12 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Xhamia e Mbretit

Xhamia e Mbretit

Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II gjendet në bërthamën e qytetit të vjetër të Prishtinës. Mbishkrimi i shkruar në alfabetin arab në gjashtë rreshta i cili ndodhet mbi portalin e hyrjes si datë e saktë të ndërtimit jep vitin 1461.

Bazuar në monumentin, konstruksionin, mënyrën e ndërtimit dhe elementet dekorative radhitet ndër objektet më të rëndësishme të arkitekturës islame në Evropën Juglindore. Në oborrin e xhamisë gjendet edhe një shatërvan i ndërtuar në vitin 1996.

Është ndërtuar me gurë të gdhendur ranorë të ngjyrës së verdhë. Muret nga ana e brendshme janë veshur me tulla të lidhura dhe të suvatuara me llaç gëlqereje. Trashësia e mureve arrin 180 cm.

Bazuar në vlerat historike, shoqërore, shpirtërore dhe artistike aseti Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II në vitin 2016 është shpallur në mbrojte të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua në informacionet e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1118 tiketa, janë regjistruar 43 aksidente trafiku ku 17 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë ishte me fatalitet.

Kamera e BMW si një kuti e zezë – mban regjistrime në rast të aksidentit

Kamera e BMW si një kuti e zezë – mban regjistrime në rast të aksidentit

Në modelet e saj të fundit, BMW ka ofruar një opsion Drive Recorder që ruan pamjet nga kamerat e vendosura pas një përplasjeje.

Me përparimin e përshpejtuar të teknologjisë në makina, prodhuesit po ofrojnë gjithnjë e më shumë karakteristika që janë në dispozicion përmes sistemeve multimedia.

Kështu që BMW nisi sistemin më të ri multimedia iDrive 7.0 për pronarët e modeleve të Serive 3, Serisë 7, Serisë 8, si dhe SUV X5 dhe X7 për të përdorur opsionin Drive Recorder.

Funksioni i regjistruesit të Drive bazohet në kamerat para-ekzistuese në këto automjete që kapin hapësirë 360 shkallë rreth makinës, dhe shërben për të ruajtur pamjet nga ato kamera sipas nevojës dhe në rast të ndonjë aksidenti trafiku, për t’i përdorur ato më vonë për të pastruar parandalimin e aksidenteve.

Në veturat BMW, ky opsion është pjesë e paketës së Ndihmës së “Parking Plus” dhe lejon të kurseni automatikisht 40 sekonda video – 20 sekonda para dhe 20 sekonda pas një aksidenti.

Sistemi gjithashtu mund të rregullohet manualisht përmes menysë iDrive, kështu që ju mund të kapni zona interesante lëvizëse ose, për shembull, pista garash nëse pronari zgjedh të provojë aftësitë e tij në timon gjatë një “dite turistike” kur lejohet te amatorët.

Regjistrimi më vonë mund të transferohet në një memorie të jashtme si USB.

BMW nuk është prodhuesi i parë që mundëson këtë opsion, pasi Tesla ofroi një veçori të ngjashme disa vjet më parë.