Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 890 tiketa, janë regjistruar 80 aksidente trafiku ku 24 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Këshilla për ngasje në terren me borë dhe ngrica

Temperaturat e ulëta janë shoqëruar me borë vikendin që lamë pas, reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Kushtet atmosferike momentale kushtëzojnë edhe ngasjen e cila vështërsohet për shkak të ngricave dhe dukshmërisë së ulët, shumë ngasës, për shkak të pa kujdesisë pësojnë edhe aksidente.

Në mënyrë që të shmangni aksidentet kini parasyshë këshillat tona;

Ngisni qetë dhe ngadalë

Qelësi për ngasje të sigurt gjatë ngricave dhe borës është të ngisni qetë dhe ngadalë, çdo veprim i ngutur mund të shkaktoj aksident. Pjesët kyqe të drejtimit të makinës janë timoni, pedalja e gazit dhe ajo e frenimit, pra duhet që timonin ta lëvizni lehtë dhe ngadalë, të frenoni lehtë dhe ngadalë dhe të ngisni me shpejtësi të matur, cdo veprim I nxituar me këta tre faktorë mund të ju dërgoj në aksident.

Shikoni përpara me vëmendje

Sa më i rrëshqitshëm që është terreni aq me më shumë vëmendje duhet të vështroni rrugën dhe atë çka ju pret përpara, merni kthesat ngadalë dhe mos frenoni vrullshëm në mënyrë që situata t’mos ju dalë jashtë kontrollës. Ngasja në kushte të tilla kërkon përqendrim maksimal.

Parapërgatituni për një terren të vështirë duke marrë me vete këto gjëra;

Pastrues akulli dhe furçë bore. (Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për të mbajtur në makinën tuaj gjatë dimrit.)

Lopatë. (Blini një lopatë të vogël për të mbajtur në bagazhin tuaj. Do të jetë e dobishme nëse makina juaj ka ngecur në dëborë ose nëse duhet të pastroni një shteg.)

Zinxhirët e gomave.

Dorëza dhe veshje të tjera dimërore.

Batanije.

Reflektor dhe trekëndësh sinjalizues.(Stuhitë e borës zvogëlojnë dukshmërinë qoftë gjatë ditës, qoftë gjatë natës. Reflektorët do të ndihmojnë makinat e tjera dhe automjetet e urgjencës të shohin nëse ndaleni në anën e rrugës.)

Çantën e ndihmës së shpejtë.

Kabllot për ndezje të veturës. (Moti i ftohtë mund të ndikojë negativisht në baterinë e një makine. Kështu që nëse mbani me vete kabllot për ndezje do t’i shmangni pritjet e gjata në të ftohtë.)

Lëng shtesë për xham.(Sigurohuni që lëngu të ketë përbërës antifriz për të mos lejuar ngrirjen e tij. Pastrimi i xhamit tuaj me lëng do të përmirësojë shikueshmërinë në një stuhi dimri.)

Elektrik dore.(Gjatë dimrit errësohet herët. Nëse ngecni, përdorni elektrik dore për të zbuluar se çfarë është e gabuar. Mund të ju bëjë edhe më të dukshëm për të tjerët në rrugë.)

Litar ose zinxhir.(Një zinxhir tërheqës është një mjet i shkëlqyeshëm për të nxjerrë makinën tuaj nga dëbora.)

Mbushës telefoni.(Mundohuni ta mbani telefonin tuaj të mbushur para se të udhëtoni, por për siguri gjithmonë mbani një mbushës të celularit edhe në makinën tuaj.)

Syze dielli.(Reflektimi i diellit në dëborë është i ndritshëm. Vendosni syze dielli ndërsa ngisni për të zbutur reflektimin.)

Ujë dhe ushqime që nuk mund të prishen. (Nëse bllokoheni, mund të duhet të prisni për ndihmë. Pritja mund të zgjasë nëse kushtet e rrugës janë të këqija. Ruajtja e ujit dhe ushqimeve në makinën tuaj do të vijnë në ndihmë në këto situata.)

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 747 tiketa, janë regjistruar 63 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1135 tiketa, janë regjistruar 55 aksidente trafiku ku 17 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 2 ishin me fatalitet.

Mësoni kuptimin e indeksit të cilësisë së ajrit sipas kategorive

Ndotja e ajrit është problem i madh shëndetësor me të cilin përballen miliona njerëz në të gjithë botën. Në Shtetet e Bashkuara, Ligji për ajër të pastër (Clean Air Act, i cili për herë të parë është miratuar në vitin 1970) është nxjerrë për ta pastruar ajrin nga ndotja dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit të të gjithë amerikanëve.

Duke pranuar se ndotja nuk është problem që ndalet në kufi, Shtetet e Bashkuara gjithashtu monitorojnë dhe iu ofrojnë disa shteteve ndihmë për ta kuptuar më mirë ndotjen e ajrit, përfshirë këtu edhe vendin tonë. Një mjet për ta bërë këtë është Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI), i cili i kthen të dhënat e cilësisë së ajrit në numra dhe ngjyra për t’ju ndihmuar njerëzëve të kuptojnë se kur duhet marrë masa për ta mbrojtur shëndetin e tyre.

Matësit mbledhin të dhëna vazhdimisht dhe nga këto nxirren vlerat mesatare dhe freskohen për çdo orë në web-faqe, te dhënat shfytëzohen për të llogaritur vlerën e Indeksit të cilësisë së ajrit (AQI) prej 0 në 500 e cila publikohet në web-faqën AIRnow. Qëllimi i AQI-së është të shpjegohet se çfarë domethënie ka cilësia e ajrit për shëndetin e popullatës. Për ta kuptuar më lehtë, AQI ndahet në gjashtë kategori:

AQI “e mirë” është prej 0 deri 50. Cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqëshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik.

AQI  “mesatare” është prej 51deri 100. Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

AQI “e pashëndetshme për grupet e ndjeshme” është prej 101 deri 150. Edhepse popullata e pergjithshme nuk do të ishte e prekur me doemos në këtë nivel të AQI njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.

AQI “e pashëndetshme” është prej 151 deri 200. Çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të  përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.

AQI “shumë e pashëndetshme” është prej 201 deri 300. Kjo do të shkaktonte alarm shëndetësor që do të thoshte se çdokush mund të përjetojë efekte të rënda shëndetësore.

AQI “e rrezikshme” është mbi 300. Kjo do të shkaktonte alarm shëndetësor të nivelit të gjendjes së jashtëzakonshme. Gjasat janë më të mëdha që e tërë popullata do të preket.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 791 tiketa, janë regjistruar 57 aksidente trafiku ku 26 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Vet aksident në Klinë, lëndohen tre persona

Vet aksident në Klinë, lëndohen tre persona

Policia raporton edhe për një tjetër aksident që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Rudicë të Klinës.

Sipas Policisë një veturë me udhëtarë ishte vetëaksidentuar me ç’rast janë lënduar ngasësi dhe dy pasagjeret që gjendeshin në veturë.

Të njëjtit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Dy nga këta të lënduar sipas mjekëve kanë pësuar lëndime më të rënda trupore.

Policia po merret me rastin.

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Deçan

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Deçan, zjarrfikësit nxjerrin nga vetura shoferen e lënduar rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën magjistrale Pejë-Deçan ku një femër ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas Policisë së Pejës aksidenti ka ndodhur në fshatin Raushiq ku janë përfshirë dy vetura, njërën e ngiste një femër ndërsa tjetrën një mashkull i cili tashmë është i dyshuar.

Me të marr informatën Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe me kërkesë të Policisë kanë shkuar edhe ekipi mjekësor dhe njësiti i zjarrfikësve.

” Njësitet relevante të Policisë Kosovës menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë masat e menjëhershme të nevojshme, dhe me kërkesë të policisë në vendin e aksidentit kanë arritur ndihma e parë- ekipi mjekësor dhe njësiti i zjarrfikësve.

Sipas të dhënave nga hetuesit, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, ngasësja e njërit nga automjetet e aksidentuara e cila me ndihmën e zjarrfikësve është nxjerrë nga automjeti dhe dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj në QKUK Prishtinë, për t’i ofruar tretman adekuat mjekësor.

Deri te aksidenti ka ardhur për shkak që ngasësi i dyshuar ka bërë tejkalim të pa sigurte dhe ndaj tij do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore sipas udhëzimeve të prokurorit shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 972 tiketa, janë regjistruar 45 aksidente trafiku ku 18 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Si t’ia dilni gjatë vozitjes në mjegull- Këshilla

Si t’ia dilni gjatë vozitjes në mjegull- Këshilla

Dhjetori është një nga muajt më të pakëndshëm për drejtimin e një makine

Çdo ditë dëgjojmë paralajmërime nga ata që janë përgjegjës për dukshmëri të dobët dhe këshilla për të rregulluar shpejtësinë e automjeteve në kushtet e trafikut. Çfarë nënkupton saktësisht kjo kur hasim në një mjegull në rrugë?

E para dhe më e rëndësishmja është që shoferët të frenojnë në mënyrë të sigurt, kështu që të shmangin çdo aksident trafiku dhe përplasje shumë të rrezikshme në zinxhir gjatë kësaj periudhe.

Nëse dukshmëria është zvogëluar dhe keni një makinë të pajisur me drita mjegulle, sigurohuni t’i ndizni ato – si përpara ashtu edhe nga pas. Mos i lëshoni dritat e gjata, pasi ato reagojnë shumë me grimcat e mjegullës, krijojnë reflektim dhe vetëm sa e vështirësojnë ngasjen.

Në rastin e dukshmërisë jashtëzakonisht të dobët, disa shoferë përdorin të katër dritat e pozicioneve përveç dritave të mjegullës. Kjo strategji sigurisht shkakton më shumë kujdes te përdoruesit e tjerë të rrugës pasi ata nuk mund të jenë menjëherë të sigurt nëse jeni duke qëndruar në krah të rrugës ose jeni ende në lëvizje.

Ngasja nëpër qytet përmes mjegullës është pak më e lehtë pasi keni orientim të mjaftueshëm rreth jush (ndriçimi në rrugë, sinjalizimi i mirë horizontal dhe përdoruesit e tjerë të rrugës), veturat lëvizin më ngadalë, kështu që ju keni më shumë të ngjarë të qëndroni në korsinë tuaj dhe, nëse është e nevojshme, të frenoni me kohë.

Sidoqoftë, këmbësorët janë më të rrezikuarit në kushte të dukshmërisë së zvogëluar, dhe pasi që ka shumë lëvizje në qytet, duhet të mendoni edhe për ta. Ulni shpejtësinë në mënyrë që të mund të shmangni aksidentet.

Në rrugën e hapur, në ngasje me mjegull, shpejtësia është armiku juaj më i madh. Është e nevojshme të përshtateni me shpejtësinë në të cilën lëvizin përdoruesit e tjerë të rrugës.

Dritat e mjegullës janë shumë të dobishme për ju në rrugën e hapur pasi rrezja e tyre e gjerë arrin të ndriçojë skajin e duhur të rrugës, e cila shërben si pikë referimi për ju.

Lëshoni herë pas here pastruesit për t’u siguruar që xhami i erës është i pastër nga papastërtitë që mjegulla mbart me vete ose pikat e vogla të ujit.

Keni kujdes kur ngisni pas kamionëve pasi shpesh dritat e tyre të frenimit janë të ndotura, kështu që është e vështirë të gjykoni nëse po frenojnë apo jo.

Ndalimi në autostradë si reagim ndaj mjegullës së dendur nuk është aspak një veprim i mirë pasi ekziston një probabilitet i lartë që dikush nga pas do t’ju godasë.