Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1280 tiketa, janë regjistruar 41 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Shenjat e komunikacionit të vendosura gabim në Kosovë, mund t’iu kushtojnë qytetarëve me jetë

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues, ndërsa vitin që lamë pas ka pasur edhe mjaftë viktima.

Derisa sa në shumicën e rasteve ato vijnë si pasojë e pakujdesisë, por edhe duke mos iu përshtatur kushteve dhe rregullave të trafikut, por jo gjithmonë faji mbetet tek shoferët.

Në rrugët e Kosovës, janë të vendosura disa shenja të komunikacionit, të cilat bien ndesh pikërisht me rregullat e komunikacionit, ku sipas ekspertit të kësaj fushe, Nol Dedaj, ato rrezikojnë vet jetën e qytetarit.

“Vendosja e shenjave vertikale dhe horizontale në bazë të standardeve të sigurisë rrugore luajnë rolin e sigurisë, në të kundërtën luajnë rolin negativ, shikuar në aspektin e sigurisë rrugore, pra si elemente të faktorit rrugë shpesh herë kontribuojnë që të vij deri te aksidenti i komunikacionit.

Sigurisht se mund të ketë pasoja edhe deri në fatalitet, duke marrë parasysh që një shenjë e vendosur në kundërshtim me sigurinë rrugore, e dërgon mesazhin te drejtuesi i automjetit e ky vepron në bazë të mesazhit të marrë dhe vjen deri te aksidenti në komunikacion rrugor”.

Dedaj thotë për Indeksonline se këto shenja të vendosura duhet të identifikohen dhe përmirësohen, që të evitohen rreziqet.

“Për t’i evitu aksidentet të cilat mund të vijnë për shkak të shenjave të komunikacionit rrugor, duhet të bëhet auditimi i projektit të sinjalizimit ose nëse takojnë shenjat që janë vendosur në rrugë në mënyrë të tillë atëherë duhet të identifikohen dhe të përmirësohen ose të mënjanohen nga pozita ku janë, para se të ndodhë aksidenti”.

Ndryshe, rregullat e komunikacionit në Kosovë janë të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në komunikacion rrugor (02/L-70). Ky ligj i obligon të gjithë pjesëmarrësit e trafikut që të veprojnë në përputhje me dispozitat (rregullat ) e trafikut dhe të shenjave të trafikut që janë të vendosura në rrugë, dhe shenjave, urdhëresave që japin personat e autorizuar.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1455 tiketa, janë regjistruar 41 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Këto janë disa mënyra që do t’ua bëjnë më të lehtë shkrirjen dhe ngasjen e veturës suaj gjatë dimrit

Pavarësisht se ku jetoni, shanset janë shumë të vogla të shmangni vozitjen gjatë muajve të dimrit.

Ju ndoshta duhet të shkoni vetë në punë ose të dërgoni fëmijët në shkollë dhe bota nuk ndalet, thjesht sepse rrugët janë të rrëshqitshme ose bie borë ndoshta edhe për të tretën ditë me radhë.

Madje, edhe nëse punoni nga shtëpia, do të keni akoma nevojë të dilni – ndoshta për të blerë ushqim.

Kështu, në një mënyrë ose tjetër ju do të ballafaqoheni me kushtet e dimrit, derisa jeni në veturë.

Dhe për tua bërë këtë më të lehtë, ne kemi hartuar një listë me disa gjëra që do t’ua bëjnë “dimrin më të sigurt”.

Mbroni pasqyrat anësore me qese mbeturinash;

Nëse duhet të shpejtoni në mëngjes, të larguarit e borës nga vetura juaj do të ju vonojë, përveç se jeni aq i çmendur të drejtoni makinën tuaj me borë dhe akull duke pasur pamjen tuaj të bllokuar. Qeset do i mbajnë pasqyrat pastër nga bora dhe ngricat duke mundësuar që edhe pamja juaj gjithashtu të jetë e pastër.

Mbuloni pastrueset e xhamave me çorape;

Kjo “hile” është veçanërisht e rëndësishme për këdo që parkon makinën e tij jashtë gjatë dimrit. Qorapet do i mbajnë pastrueset e Xhamave ngrohtë duke pa mundësuar ngrirjen e tyre, kështu që në mëngjes do të mund t’i pastroni lehtësisht xhamat tuaj.

Kontrolloni “trashësinë” e gomave me një monedhë;

Një nga gjërat më të rëndësishme për të bërë nëse po ngisni gjatë dimrit është të siguroni që gomat e automjetit tuaj të jenë të mjaftueshme për dimër. Një mënyrë për të kontrolluar nëse gomat tuaja janë në gjendje të mirë është ta provoni me një monedhë.

Bëhuni shofer “parandalues”;

Në kushte të motit të dobët në rrugë, është e domosdoshme të përdorni aftësi parandaluese për të siguruar që të jeni sa më të sigurt.

Parashikoni ndonjë situatë potencialisht të rrezikshme dhe jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj, duke u siguruar që t’i jepni vetes më shumë hapësirë të mjaftueshme për të reaguar ndaj rreziqeve që mund të vijnë nga shoferët tjerë. 


Kjo është cilësia momentale e ajrit

Matësit e vendosur në Ambasadën Amerikane mbledhin të dhëna vazhdimisht, dhe nga këto nxirren vlerat mesatare dhe freskohen për çdo orë në web-faqe, te dhënat shfytëzohen për të llogaritur vlerën e Indeksit të cilësisë së ajrit (AQI) prej 0 në 500 e cila publikohet në web-faqën AIRnow. Qëllimi i AQI-së është të shpjegohet se çfarë domethënie ka cilësia e ajrit për shëndetin e popullatës.

Momentalisht cilësia e ajrit është e mirë, ndërsa ju mund ta kontrolloni atë në çdo kohë duke klikuar në linkun e mëposhtëm;

https://aqicn.org/city/kosovo/pristina/us-consulate

Gabimet që po e shkatërrojnë makinën tuaj

Të gjithë ngasësit që një pjesë të madhe të kohës e kalojnë në veturë, e kuptojnë më së miri se sa i rëndësishëm është ambient i brendshëm dhe gjendja e rregullt teknike.

Vetura kërkon përkushtim, nuk mjafton që vetëm ta mbushim me karburant, por duhet që rregullisht ta dërgojmë në kontrollet teknike dhe sigurisht të kujdesemi gjatë ngasjes, sepse ndonjëherë pa vetëdije,  bëjmë gabime që ndikojnë negativisht në gjendjen e veturës, të cilat nëse vazhdimisht përsëriten do ta shkatërrojnë atë.

E këto janë 6 gabimet më të shpeshta që bëjnë ngasësit;

1.Injorimi i indikatorit ‘Check engine’

Indikatori ‘Check engine’ shfaqet vetëm për një ditë. Sa herë të aktivizohet, duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë, pasi injorimi mund të rezultojë me harxhime të shtrenjta.

2.Gomat e vjetra

Është gjithmonë e rëndësishme të mbani në mend se automjeti është në kontakt me një sipërfaqe. Siguria e udhëtimit varet kryesisht nga gjendja e gomave dhe ajo lidhet drejtpërdrejt me moshën, thellësinë e profilit dhe presionin e duhur.

3.Kaloni intervalin e servisit

Inxhinierët e angazhuar në zhvillimin e një modeli të caktuar njihen mirë me qëndrueshmërinë e projektimit të një qarku të caktuar, kështu që nëse dëshironi të shmangni surpriza të pakëndshme, mbani ato që kanë përshkruar.

4.Higjiena e keqe e automobilit

Pastërtia është gjysma e shëndetit. E njëjta vlen edhe për një automjet. Mbajtja e automjetit të pastër do t’ju kthehet shumë herë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të hiqni të gjitha grimcat që mund të shkaktojnë dëme në kohë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për larjen e detajuar pas kushteve të dimrit.

5.Jeni një shofer i pakujdesshëm

Pavarësisht nga kushtet në rrugë, duhet gjithmonë ta trajtoni automjetin tuaj me kujdes dhe respekt. Të shmangni të gjitha lëvizjet e papritura, goditjet e gomave, frenimi panevojshëm, goditjet në gropa.

6.Mos ndërrimi i rregullt i vajit dhe filtrave

Vaji për motor është si gjaku për trupin e njeriut. Është thelbësor për funksionimin e duhur dhe nuk është e këshillueshme të kaloni intervalin e zëvendësimit. Zëvendësimi i filtrit është po aq i rëndësishëm pasi nuk lejon që papastërtitë të depërtojnë në pjesë të tjera të automjetit.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1024 tiketa, janë regjistruar 42 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 1 ishte me fatalitet.