Fillojnë punimet në dy projekte, Ferizaj e Gjilan

Fillojnë punimet në dy projekte, Ferizaj e Gjilan

 Sot (05.07.2019) fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës Bibaj (Kyçja R6) – Driton Islami (N2) Ferizaj, dhe fillojnë punimet e rrugës së Verbicës së Zhegocit – Gjilan.

Ora: 11:00

Vendi: Fshati Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj

Ora: 13:30

Vendi: Lapidari në Verbicë të Zhegocit, Gjilan

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1241 tiketa, janë regjistruar 47 aksidente trafiku ku 23 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 1 ishte me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1326 tiketa, janë regjistruar 36 aksidente trafiku ku 18 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

U lansua testimi elektronik për patentë shoferë

“e-Testimi” nga sot do të jetë funksional në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, kurse brenda vitit do të implementohet në tërë territorin e Kosovës.

Ky projekt ka kushtuar afër 240 mijë euro, ku 200 mijë kanë kushtuar serverët shumë dimensional që janë vendosur në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), ku edhe do të ruhen të gjitha të dhënat e kandidatëve që testohen.

Gjatë përurimit të këtij projekti në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë , ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Lekaj tha se me këtë projekt po vendoset një standard evropian në një testim të rëndësishëm, që ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Komunikatë, English and German below;

– Qytetarë të nderuar, duam të ju rikujtojmë se kërkesat, sugjerimet dhe ankesat e juaja janë gjithmonë të mirëseardhura dhe shumë të nevojshme për ndryshime pozitive. 
Siguria në rrugë, gjendja aktuale e infrastrukturës dhe e ambientit mund të ndryshojnë për të mirë duke e ngritur zërin për gjërat që na shqetësojnë.
Për ju që jeni tërë ditën në komunikacion dhe për ju që vini në atdhe për një periudhë të caktuar, na dërgoni shqetësimet tuaja sa i përket;
• Ambientit (ndotja e natyrës, ujërave, ndotja e ajrit, mungesa e hapësirave të gjelbra etj..)
• Infrastrukturës (gjendja e rrugëve, mungesa e sinjalizimit, mungesa e hapësirave sanitare etj..) dhe 
• Sigurisë në rrugë ( shkaktarëve të aksidenteve dhe mënyrave se si mund t’i shmangim ato)
Është detyrë e jona të kujdesemi që ankesat tuaja të shkojnë në vesh të duhur, vetëm së bashku mund të bëjmë ndryshime të mëdha.

– Dear citizens, we would like to remind you that your requests, suggestions and complaints are always welcome and very much needed for positive changes.
Road safety, the current state of infrastructure and the environment may change for good by raising the voice for things that disturb us every day.
For you who are in traffic all day and for you who are visiting homeland for a certain period, send us your worries regarding;
• Environment (nature pollution, water pollution, air pollution, lack of green spaces, etc.)
• Infrastructure (road condition, lack of signalization, lack of sanitation facilities, etc.) and
• Road safety (causes of accidents and how we can avoid them).
It is our duty to ensure that your complaints go to the right sources, together can make great changes.

– Sehr geehrte Damen und Herren, wir möchten Sie darauf aufmerksam machen, dass Ihre Anfragen, Vorschläge und Beschwerden immer willkommen sind und für positive Veränderungen dringend benötigt werden.
Die Verkehrssicherheit, der aktuelle Zustand der Infrastruktur und die Umwelt können sich für immer ändern, indem Sie ebenfalls Ihren Beitrag dazu leisten, Wir möchten Sie als Verkehrsteilnehmer bitten, uns jegliche Ordnungswidrigkeiten und Gesetzesverstösse im Straßenverkehr unverzüglich zu melden, die den ganzen Tag im Verkehr sind und für eine bestimmte Zeit nach Hause kommen, senden Sie uns Ihre Sorgen darüber;
• Umwelt (Verschmutzung der Natur, Gewässer, Luftverschmutzung, Mangel an Grünflächen usw.)
• Infrastruktur (Straßenzustand, fehlende Signalisierung, fehlende sanitäre Einrichtungen usw.) und
• Verkehrssicherheit (Unfallursachen und wie wir sie vermeiden können)
Es ist unsere Pflicht, sicherzustellen, dass Ihre Beschwerden an das richtige Ohr gehen, nur gemeinsam können Wir große Veränderungen vornehmen.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1293 tiketa, janë regjistruar 46 aksidente trafiku ku 14 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Fillon puna në rehabilitimin e hekurudhave

Njoftim:

Njoftohen të gjithë qytetarës se sot më 2 korrik 2019, fillojnë punimet në rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-ë hekurudhore, Prishtinë – Hani i Elezit.

Vendi: Stacioni Hekurudhor, Fushë Kosovë

Ora: 11:00

2 mijë e 506 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Kështu, gjatë periudhës kohore janar – maj të këtij viti, Policia ua ka ndaluar vozitjen mijëra shoferëve.

Sipas policisë, 2 mijë e 506 shoferëve për pesë muajt e kaluar u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, kurse 5 mijë e 859 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.

Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën mund të mbeten pa patentë shoferi!

Kjo është vetura e parë që funksionon me energji diellore

Kompania Holandeze Lightyear e ka prezantuar prototipin e automjetit të parë që funksionon me energji diellore të quajtur Lightyear One.

Janë disa panele solare që janë të vendosura sipër kulmit dhe kapakut të makinës, të cilat janë të mbuluara nga një xham sigurie.

Makina synohet se mund t’i përshkojë diku mbi 20 mijë kilometra në vit, dhe gjithashtu mund të mbushet me energji elektrike.

Për më tepër, ajo peshon shumë lehtë në mënyrë që ta marrë në mënyrë më efiakse energjinë diellore, si dhe ka një bateri mjaft të vogël.

Një karakteristikë tjetër e këtij automjeti është që secila rrotë e saj do ta ketë në përdorim nga një motor.

Kjo veturë do të dalë në shitje në Evropë më së largu në vitin 2021, por që mund ta paraporositni që tani nëse keni shumën prej 118 mijë dollarësh sa edhe kushton ajo.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 829 tiketa, janë regjistruar 28 aksidente trafiku ku 18 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.