Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1408 tiketa, janë regjistruar 36 aksidente trafiku ku 16 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej769 tiketa, janë regjistruar 32 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1067 tiketa, janë regjistruar 38 aksidente trafiku ku 16 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 1 ishte me fatalitet.

Çfarë duhet të dini për sigurinë e gomave të makinës, gjatë verës?!

Çfarë duhet të dini për sigurinë e gomave të makinës, gjatë verës?!

Ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten, ne duhet të përqendrohemi tek sfidat që lidhen me motin e nxehtë. Fokusi jonë kryesor është se si të qëndrojmë në ambiente të freskëta, çfarë duhet të veshim dhe si të qëndrojmë të hidratuar, por diçka që shpesh anashkalohet është siguria në rrugë, duke përfshirë mirëmbajtjen e automjeteve dhe në veçanti, mirëmbajtjen e gomave.

Edhe pse shpesh anashkalohen, gomat janë ndoshta përbërësi më i rëndësishëm në automjetin tuaj dhe duhet pranuar, që gomat e duhura dhe mirëmbajtja e tyre janë të rëndësishme në çdo kohë të vitit, por kujdesi është veçanërisht i rëndësishëm gjatë muajve të verës, pasi rrugët e nxehta mund të kenë efekt të ndjeshëm tek ato.

Çdo problem i gomave, mund të kenë ndikim në frenim, rritjen e shpejtësisë, drejtimin dhe komoditetin. Edhe makina më e fuqishme nuk do të funksionojë siç duhet nëse nuk është e pajisur me gomat e duhura.

Eshtë e rëndësishme të siguroheni që gomat tuaja të jenë të fryra siç duhet. Nëse presioni i gomave është shumë i lartë, atëherë goma e prek gjithnjë e më pak tokën. Si pasojë, makina juaj do të ecë me vështirësi, dhe ju do të rrezikoni mundësinë e një shpërthimi të tyre.

Rrini në limitin e shpejtësisë dhe mos mbingarkoni makinën tuaj!!!

Shpejtësia e vogël shkakton më pak presion mbi gomat dhe si rrjedhojë ulë dëmin, ndërsa shpejtësia në periudha të gjata në rrugët e nxehta, do të rrisë temperaturën dhe fërkimin. Duke ecur ngadalë do të keni fërkim më të pakët, dhe fërkimi më i vogël do të thotë më pak nxehtësi. Më pak nxehtësi do të thotë më pak mundësi për një shpërthim gjatë kohës që jeni duke ecur me  shpejtësi të lartë.

Mos e mbingarkoni automjetin tuaj. Pesha e tepërt e vë presionin shtesë mbi gomat dhe krijon më shumë fërkime, duke i bërë ato të zgjerohen. Kjo ndodh kur temperaturat e rrugëve janë të larta. Është gjithashtu e nevojshme të mbani mend se mbingarkimi i makinës suaj rrezikon sigurinë tuaj.

* Ripublikuar nga materiali i portalit SCAN.

Njoftim për bllokim rruge

Njoftim për bllokim rruge

Federata e Auto Sporteve të Kosovës ka njoftuar përmes llogarisë së tyre zyrtare në Facebook se rruga Rozhajë- Pejë dhe anasjelltas do të bllokohet herë pas here gjatë datës 04-05 Korrik, 2020.

Për më shumë detaje, lexoni shkrimin e plotë mëposhtë;

“Me daten 04-05, Korrik, 2020 FASK organizon garën ndërkombëtare në bashkëpunim me CEZ “Kulla Hill Climb”-2020.

Për shkak të këtij eventi, gjatë këtyre dy ditëve, nga ora 12:00 deri në ora 16:00, në periudha të ndryshme kohore, herë pas here do të bllokohet rruga në drejtimin Rozhajë- Pejë dhe anasjelltas.

Lusim për mirëkuptim të gjithë qytetarët që do ta përshkojnë këtë rrugë gjatë këtyre ditëve.


Me respekt, FASK!”

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1246 tiketa, janë regjistruar 34 aksidente trafiku ku 19 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1260 tiketa, janë regjistruar 36 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 902 tiketa, janë regjistruar 31 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Disa fakte rreth “liqenit” të kaltër të KEK-ut

Disa fakte rreth “liqenit” të kaltër të KEK-ut

Ky liqen është krijuar nga ujërat që rrjedhin nga mbetje e hirit te djegies së qymyrit që deponohet përmes sistemit hidraulik nga TCA dhe TCB të KEK-ut në deponinë e hirit në ish minierën e boshatisur sipërfaqësore të Mihjes së Mirashit.

Liqeni ka ngjyrë të kaltër për shkak të përmbajtjes bazike dhe pranisë së kemikateve të ndryshme që vijnë nga përbërja që ka hiri i KEK-ut. Në përbërje të hirit të TCA dhe TCB, përfshihen kryesisht okside të ndryshme të cilat në reaksion me ujin japin baza (hidrokside) dhe kështu krijojnë ambientin bazik të ujit të këtij liqeni. Në mesin e këtyre oksideve me përmbajtje më të lartë janë të pranishme Oksidi i Kalciumit (CaO), Treoksidi i Hekurit (Fe2O3), Treoksidi i Aluminit (Al2O3), Oksidi i Magnezit (MgO) etj.

Në kuadër të përbërjes së hirit që deponohet në formë të qullët në këtë zonë, ka edhe metale të rënda dhe fenole të cilat së bashku me bazat e lartë përmendur krijojnë në medium kompleks kimik në liqenin e krijuar.

Në bazë të të dhënave nga Raportet mujore të KEK-ut për ujërat e shkarkuara në pikën matëse në këtë zonë, vërehen tejkalime të disa parametrave sikurse janë PH e cila arrin vlerat deri në 13, pastaj përçueshmëria elektrike, kloruret, nitratet dhe materiet e suspenduara në ujë.

Tejkalimi i këtyre parametrave është vërejtur po ashtu edhe nga matjet e realizuara nga IHMK gjatë viteve 2017 dhe 2018 më kërkesën e Inspektoratit të Mjedisit të ish MMPH dhe të Avokatit të Popullit. Nga analizat fiziko-kimike të ujërave të liqenit të realizuara në laboratorin e IHMK, është konstatuar vlera e lartë e PH-së së ujit dhe përçueshmëria e lartë elektrike.

Niveli i ujërave të liqenit të kaltër rritet sidomos gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit dhe kjo rritë mundësinë e daljes së ujërave jashtë zonës se deponisë.
Ekziston rreziku potencial edhe i depërtimit të ujërave të ndotura të liqenit në shtresat nëntokësore duke rrezikuar edhe ndotjen e akumulimeve ujore nëntokësore të kësaj zone.

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm dhe vlerësimit të gjendjes së mjedisit dhe identifikimit të zonave me potencial të lartë të ndotjes e ka identifikuar deponinë e hirit dhe liqenin e kaltër në mesin e hot-spoteve mjedisore apo zonave me ndotje të lartë që kërkojnë rehabilitim.

Bazuar në legjislacionin në fuqi është obligim i KEK-ut që të bëjë zgjidhje për këtë problem mjedisor. Një nga masat që ka ndërmarrë KEK-u për menaxhimin e situatës është ngritja e barrierave për të parandaluar kalimin e ujërave të deponisë në ujërat sipërfaqësore përreth dhe me theks te veçantë në lumin Sitnica.

Zgjidhja e problemit të liqenit të kaltër është një nga prioritetet mjedisore për të ardhmen dhe rehabilitimi i tij pritet të adresohet përmes një projekti të rehabilitim të mbështetur nga Banka Botërore, që tanimë është në fazën e zhvillimit.

Përveç rehabilitimit të deponisë dhe zbatimit të standardeve mjedisore, një nga alternativat më të mira për zgjidhjen e problemit për të ardhmen do të ishte edhe përdorimi i hirit të TCA dhe TCB si lënde e parë për prodhim sikurse ndodhë në shumë ratë të ngjashme në botë.

Cituar nga një shkrim nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 674 tiketa, janë regjistruar 15 aksidente trafiku ku 9 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.