Mungesa e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në rrugët e Pejës, rrezik edhe për aksidente

Mungesa e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në rrugët e Pejës, rrezik edhe për aksidente

Sinjalizimi horizontal dhe vertikal është i rëndësishëm për mbajtën e rendit, duke ndihmuar në sigurimin e lëvizjes së trafikut pa pengesa në rrugë dhe kryqëzime. Shenjat horizontale, shigjetat, tekstet, numrat dhe vijat e ndalimit bëjnë që të krijohet një rrugë dhe kryqëzim më i sigurt dhe me i informuar. Ndërsa, në shenjat vertikale, rregullimi dhe paralajmërimi për rrezik janë shumë të rëndësishëm për sa i përket sjelljes dhe informacionit për ngasësit.

Në një raport të Republikës së Kosovës “Siguria në Trafikun Rrugor” thuhet se në të gjitha komunat e Kosovës, përgjegjësi për sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve, së bashku me mirëmbajtjen verore, dimërore, vendosjen, rivendosjen dhe mirëmbajtjen e shenjave të trafikut kanë Drejtoria e Shërbimeve Publike (DShP).

Ndërkaq, në qytetin e Pejës të gjitha rrugët pa përjashtim kanë mungesë të madhe të sinjalizuesve horizontal dhe vertikal duke përfshirë edhe qendrën e qytetit, siç tregon Instruktori i Auto shkollës “Trafiku”, Bujar Gashi.

“Mungojnë vijat e plota gjatësore të skajeve të rrugës, ka mospërputhje të sinjalizimit horizontal dhe vertikal, vijat shlyhen dhe nuk shkruhen më, shenjat dëmtohen dhe nuk zëvendësohen, semaforët ka vite që nuk punojnë dhe gabimet që janë bërë në shenja nga drejtimi i Prishtinës, shenjat që tregojnë drejtimet për Deçan, Gjakovë, renditja e vendbanimeve është gabimisht”, thotë Gashi.

Ai gjithashtu tregon se për turistët, madje edhe qytetarët e Pejës që e kanë të pamundur orientimin në  rreth rrotullimin e Vitomericës dhe atë për Deçan pasi që mungojnë shenjat me informacion për drejtim të hyrjes dhe daljes.

Mungesa e sinjalizuesve mund të shkaktojë edhe aksidente në rrugë. Në raportin “Siguria në Trafikun Rrugor” është konstatuar që në periudhën dy vjeçare 2016-2018, rrugët kanë qenë pa mirëmbajtën e sinjalizimit dhe si rezultat i kësaj është rritur numri i aksidenteve me fatalitet.

Gjatë periudhës kohore janar-shtator 2020, në qytetin e Pejës kanë ndodhur 19 aksidente si pasojë e mungesës së sinjalizuesve, tregon toger Fadil Gashi, udhëheqës i Zyrës Rajonale për Marrëdhënie me Publikun.

“Rastet kanë ndodhur në brendësi të lagjeve të qytetit ku rrugët – kryqëzimet nuk janë të shenjëzuara me shenja horizontale dhe vertikale dhe paraqet paqartësi tek vozitësit dhe pjesëmarrësit në trafik”, u shpreh Gashi.

Profesori i Komunikacioni Rrugor, Besim Ahmeti mbështet këtë fakt, i cili thotë që mungesa e sinjalizuesve horizontal dhe vertikal është njëra prej shkaktarëve të aksidenteve dhe fatkeqësive në komunikacionin rrugor.

“Mungesa e sinjalizimit horizontal dhe vertikal shumicën e rasteve shkakton aksidente në komunikacion, për arsye që ngasësit e automjeteve nuk marrin informacione të nevojshme dhe pa sinjalizim të nevojshëm keq informohen”, tregon Ahmeti.

Profesori lë përgjegjës Ministrinë e Transportit dhe Komunat si dhe të njëjtin mendim shpreh edhe Instruktori Gashi.

“Fajin e bart Ministria e Transportit por edhe komunat sepse ato për çdo automjete të regjistruar marrin taksën rrugore diku 40€ dhe komuna 10€, por këto taksa nuk kthehen në përmirësim të kushteve në rrugë”, shprehet instruktori Gashi për gjendjen aktuale në Pejë.

Ndërkaq, Ahmeti sugjeron që të krijohet një databazë në mënyrë që të ketë informacione lidhur me sinjalizimin horizontal dhe vertikal, pasi që kompanitë të cilat janë përgjegjëse për ndërmarrjen e kësaj punë “kanë mundësi të mos i vendosin këtë lloj sinjalizimi duke thënë se e kemi vendose, praktikisht të gënjejnë”.

Instruktori Gashi tregon se mungesa e sinjalizimit po ndikon negativisht edhe ne punën e auto shkollave, të cilat janë përgjegjëse për aftësimin e ngasësve të rinj.

“Pjesa teorike nuk mund të lidhet me pjesën praktike dhe kandidatët e qytetit të Pejës gjatë trajnimit nuk e kanë mundësinë të shohin shumicën e shenjave, nuk kanë mundësinë të shohin funksionimin e semaforëve, nuk kanë mundësinë të ngasin në autoudhë dhe këto ata duhet t’i bëjnë si ngasës fillestar duke rrezikuar vetën dhe të tjerët për shkak të mosmundësisë për aftësim adekuat”, thotë instruktori.

Sipas raportit me Rekomandime nga Njësitë Task Forcë, këshillohet të hartohet një projekt, i cili duhet të jetë në përputhje me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Infrastrukturës, për plotësimin dhe përmirësimin e sinjalizimit të trafikut për të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale të Kosovës.

Xhevahire Çeku-Kelmendi, Drejtoreshë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike, tregon që Drejtoria për Punë Komunale ka kontratë e cila është duke vepruar për menaxhimin dhe rregullimin e kësaj situate.

“…këtë vit për shkak të pandemisë nuk kemi qenë të përgatitur sa duhet në aspektin financiar dhe planifikimit për me hap edhe një tender mirëpo, shumë shpejt kemi me hap këtë tender. Projekt i cili është përpilua në kuadër të tre institucioneve përkatëse siç është; Inxhinieri i Drejtorisë për Punë Komunale, Inxhinieri i Inspektoratit që është i komunikacionit dhe Inxhinieri i Policisë”, tha ajo.

“Ky komision apo grup punues është përcaktuar prej Drejtorisë dhe Zyrës së Kryetarit, kanë dal në terren dhe e kanë verifiku komplet situatën se ku është e nevojshme, çka është e nevojshme dhe arsyen pse duhet medoemos”, shtoi më tej Çeku-Kelmendi.

Sipas saj, arsye pse është marrë vendimi të hapet tenderi i ri për t’i përmbushur këto mungesa, është sepse projekti ka pasur kosto të lartë dhe me kontratën aktuale nuk ka qenë e mundur të realizohet.

Sipas Emira Destanoviq, Egzaminere në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe Eksperte për analiza të aksidenteve në komunikacion rrugor në Ekspertizë Gjyqësore, thotë që duhet të krijohen një projekt që ka për qëllim të funksionoj komunikacioni.

“…nga rrethi i Vitomericës deri në qendër të qytetit janë gjashtë, shtatë udhëkryqe ashtu edhe në anën tjetër prej rrethrotullimit që vjen nga rruga e Deçanit që ndërlidh qytetin e Pejës. Kem udhëkryqe të cilat janë me dy shirita, me shumë udhëkryqe pra, shumë ndërlidhje të cilët e pengojnë zhvillimin e komunikacionit. Tjetër anë kemi rrugë me dy shirita, rrethrotullim me një dalje, apo me një  hyrje dhe aty bllokohet në udhëkryqe komunikacioni, arsye është mungesa e sinjalizimit, kur nuk e ki një shirit që prehet menjëherë ti e bllokon komunikacionin dhe nuk e ki zhvillimin”, thotë ajo.

Mirëpo, Destanoviq, tregon që Komuna është ajo që vendos se cili projekt duhet të merret për të rregulluar mungesën e sinjalizuesve.

Ndryshe, komuna e Pejës është duke punuar në hapjen e një tenderi të ri për përmbushjen e sinjalistikës, ata kanë qenë të detyruar të hapin një kontratë shtesë sepse buxheti i paraparë për kontratën aktuale ishte i ulët. Thuhet në një lajm nga Telegrafi (Albina Kelmendi), transmeton AMCK.

E futi kamerën brenda motorit të makinës – shikoni se çfarë ndodh me të gjatë ngasjes?

E futi kamerën brenda motorit të makinës – shikoni se çfarë ndodh me të gjatë ngasjes?

Ju kujtohet djali që e kishte futur kamerën brenda rrotës së makinës? Epo ky djalë tashmë ka bërë diçka tjetër me kamerën e tij GoPro.

Këtë herë, ai fut GoPro-n e tij në makinën e një A80 Toyota Supra Turbo, duke shpresuar të shohë se çfarë do të ndodhë brenda kësaj ndërsa ai drejton makinën e tij.

Është interesante të shohësh se çfarë ndodh me motorin gjatë ngasjes së makinës, me vajin që vjen nga lart që shpeshherë mbulon kamerën dhe i mbyll pamjen.

Për më tepër klikoni në linkun e mëposhtëm dhe shihni videon e plotë;

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1712 tiketa, janë regjistruar 32 aksidente trafiku ku 14 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1278 tiketa, janë regjistruar 48 aksidente trafiku ku 22 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Policia e Kosovës vendos radar me fotografi në autostradë

Policia e Kosovës vendos radar me fotografi në autostradë

Për të parandaluar aksidentet dhe për të identifikuar shkelëst e rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës po përdorë radarin me fotografi, nëpër autostrada.

Policia ka publikuar fotografi nga një aksion në Veternik përmes të cilës shihet automjeti cak me të dhënat e shpejtësisë, të nxjerra në formë kuponi.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës një prej objektivave parësore ka edhe ofrimin e sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, ku implementimin e planeve dhe aktiviteteve policore nga afër e përcolli Drejtori i Përgjithshëm i PK-se z.Rashit Qalaj, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Operacione z.Afrim Ahmeti dhe Nënkolonel Jeton Rexhepi Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor .

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete policore të kombinuara, si projekte sensibilizuese me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit dhe po ashtu veprime ndaj kryerësve të kundërvajtjeve në trafik.

-62 persona më pak të vdekur apo -35.42%, nëse i referohemi Raportit të Dekadës së Sigurisë Rrugore 2010-2019.
-16 persona më pak të vdekur apo -12.40%, në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018.
-15 persona më pak të vdekur apo -34.09%, në periudhën Janar-Qershor 2020 në krahasim me periudhën e njëjte të vitit 2019.
Edhe këto aktivitete që janë duke u ndërmarrë nga njësit e trafikut kanë për qëllim parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve në trafikun rrugor dhe po ashtu janë në përputhshmëri edhe me aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në kuadër të planit operacional ‘ROADPOL 2020” (European Roads Policing Network – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore).

Kjo situatë e sigurisë rrugore është tregues për punën që është bërë nga të gjithë, përfshirë institucionet, shoferët, pjesëmarrësit tjerë në trafik, gjithnjë pa shmangur edhe ndikimin që ka pasur legjislacioni në fushën e trafikut rrugor.

Policia e Kosovës, kërkon dhe njeherit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.

Kërkohet heqja e kushtëzimit për regjistrimin e veturave në Kosovë

Ka disa vite që për regjistrimin e veturave, qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë tatimin në pronë dhe shërbimet tjera komunale.

Deri para shfaqjes së pandemisë COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, ishin 150 mijë vetura të paregjistruara. Por pandemia ka ndikuar që të rritet dukshëm ky numër.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ka pranuar se numri i veturave të paregjistruara është në rritje. Ai ka thënë se për t’u liruar qytetarët nga kushtëzimet për regjistrim, duhet bëhen ndryshime ligjore.

“Po është fakt se një numër i madh i veturave në Republikën e Kosovës janë të paregjistruara. Numri është rritur, në fakt edhe gjatë kohës së pandemisë, mirëpo rritja e këtij numri bëhet fjalë për veturat që bëjnë regjistrime të rregullta, që për shkaqe dhe arsye të njohura, kanë mbetur edhe një numër i caktuar.

Për sa i takon numrit të mjeteve të paregjistruara si kontigjencë për gjatë viteve, ne me Bankën Qendrore të Kosovës dhe me kompanitë e sigurimeve, kemi filluar hartimin e një udhëzimi administrative, me të cilin do ta rregullojmë këtë çështje dhe në momentin e parë që na krijohen kushtet dhe rrethanat do ta procedojmë”, ka thënë mnistri për KosovaPress.

Ai po ashtu ka thënë se për veturat që kanë mbetur pa u regjistruar për shkaqe të pandemisë, MPBAP-ja po vepron me vendime të herë pas hershme, derisa shton se çështja e pagesave është e rregulluar me udhëzime administrative.

“Kur po ka vështirësi po e zgjasim afatin e regjistrimit. Nga një herë ka edhe mungesë për tabelat për shkak të furnizimit jo të mirë me tabela. Nga një herë janë arsye të tjera, mirëpo, ne po veprojmë në kushte të pandemisë me vendime të veçanta në mënyrë që ta rregullojmë këtë çështje.

Çështja e pagesave është rregulluar me udhëzime të ndryshme, me ligje. Kështu që ne ndonjë rregull mund ta përjashtojmë, por pa ndryshime ligjore ne nuk mund të bëjmë më tepër”, thotë ai.

Derisa, ministri i Infrastrukturës, i kontaktuar nga KosovaPress, ka thënë se asnjë prej këtyre kushtëzimeve për regjistrim, nuk janë në kompetencën e kësaj ministrie. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, thotë se sipas ligjeve në fuqi, respektivisht Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, është përcaktuar mënyrat e mbledhjes së detyrueshme të tatimit në pronë të cilat mund të ushtrohen nga organet kompetente.

Ai ka marrë në vlerësim numrin e tërësishëm të mjeteve motorike të siguruara dhe ka konstatuar se rreth 350 mijë qytetarë janë të kushtëzuar në procesin e regjistrimit të mjetit të tyre motorik.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve bëri me dije se me datë 24.06.2019 kanë paraqitur ankesë në institucionin e Avokatit të Popullit lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe lidhur me këtë.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1394 tiketa, janë regjistruar 39 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

A e keni ditur se sa kushton mbushja e veturave elektrike në Kosovë?

A e keni ditur se sa kushton mbushja e veturave elektrike në Kosovë?

Krahasuar me veturat me benzinë apo naftë, ku duhet të shikohet vetëm çmimi i karburantit kur e mbushni, mbushja e veturës elektrike apo hibride ka shumë variante të ndryshme.

Kur vetura elektrike mbushet në shtëpi apo në ndonjë stacion publik, në ato vende që gjenden ato, kosto e mbushjes së tyre mund të ndryshojë shumë nga koha kur mbushen, sa të mëdha janë bateritë dhe se sa energji u duhet atyre, raporton KOHA.

Kosto e mbushjes në shtëpi

Në shtëpi mund të përdoren kablloja me tre pina, e cila nuk kërkon ndonjë instalim special për të dhe pasi mbushja e baterive kërkon disa orë, gjëja më e mirë është që ato të mbushen gjatë natës, ku edhe çmimi i energjisë elektrike kushton më lirë.

Sipas të dhënave në Eurostat, çmimi për 1kWh në Kosovë kushton rreth 6.75 cent ndërsa natën 2.89 cent/kWh, kështu për të mbushur një Nissan Leaf me bateri 40kWh, me një mbushës 3kW që kërkon 13 orë, kushton afër 4 euro.

Kostoja e mbushjes së baterive në stacione publike

Kostoja e përdorimit të mbushësve publikë ndryshon varësisht në cilin vend gjendeni. Në Britani të Madhe është kompania Polar Plus e cila i lejon përdoruesit që të paguajnë me parapagim, për një muaj rreth 10 euro sipas ueb faqes angleze autoexpress.

Krahasimi i kostos së mbushjes së veturave elektrike me ato me benzinë apo naftë?

Përgjatë një viti dhe 10 mijë kilometrave rrugë, veturat elektrike kushtojnë shumë më pak se ato me karburante. Një veturë që konsumon 6.3 litra për 100 km rrugë për 10 mijë kilometra kushton rreth 630 euro, ndërsa për periudhën e njëjtë vetura elektrike i bije që kushton rreth 80 euro (nësë me një mbushje 4 euro, i bën 500 kilometra rrugë)

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1033 tiketa, janë regjistruar 28 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Kjo është vetura SUV më të shpejtë në botë

Njihuni me veturën SUV më të shpejtë në botë – Bentley Bentayga Speed

Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Bentley Motors, e ka përditësuar variantin sportiv të modelit Bentayga, duke sjellë ndryshime në stil të jashtëm, enterier dhe teknologji të re.

Njësoj si më parë, Bentayga Speed ka motor me vëllim prej 6.0 litrash dhe me 12 cilindra, që prodhon 626 kuaj-fuqi, shkruan Autorcar, transmeton AMCK.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 306 kilometra në orë, duke e bërë këtë veturë më të shpejtën në botë në kategorinë SUV.

Kjo veturë nuk do të shitet në Britaninë e Madhe. Kompania ka vendosur që ta shesë atë në rajonet ku ka kërkesë më të madhe për vetura me motor prej 12 cilindrash, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore me Paqësor.

Ndonëse fuqia e motorit ka mbetur e pandryshuar, teknologjia e deaktivizimit të cilindrave pritet të sigurojë shpenzime më të vogla dhe lirim më të paktë të gazrave. Sipas kësaj teknologjie, gjysma e civilindrave të motorit deaktivizohen, kur veturës nuk i nevojitet shumë fuqi në lëvizje.

Vetura mund të vozitet me katër modele të vozitjes: Comfort, Sport, Custom dhe Bentley. Kjo e fundit është e caktuar sipas rekomandimeve të inxhinierëve të prodhuesit. Modeli sportiv i vozitjes është përmirësuar për përgjigje më të shpejtë të motorit dhe ndërrim më të shpejtë të shpejtësive.

Çmimi i kësaj veture pritet të jetë rreth 260 mijë dollarë.