Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, janë në dispozicion në web faqen zyrtare të MPB-së, në linkun:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Filluan punimet në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc

Filluan punimet në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc

Rruga Xërxë – Sapniq – Ratkoc është e gjatë afër 10 kilometra , vlera e saj është afër 900 mijë euro, me shteg për çiklistë, trotuare dhe ndriçim publik.

Ministri Lekaj u shpreh i kënaqur që po fillojnë punimet në një rrugë e cila përveç që ndikon në zhvillimin e zonave rurale, është edhe lidhje kryesore e Gjakovës me Rahovecin dhe Prizrenin. Ai shtoi se ky projekt dhe të tjerat, dëshmojnë përkushtimin e dikasterit që ai drejton, për t’i dhënë pamje tjetër mozaikut infrastrukturor, si në nivelin lokal ashtu edhe atë nacional.

Metoda efikase për të kursyer karburantin e makinës

Metoda efikase për të kursyer karburantin e makinës

Kursimin e karburantit mund ta arrini edhe me disa këshilla të vogla që e ulin harxhimin.

Nëse do t’i përdorni të gjitha bashkë mund të shkojë nga 10% deri në 30% kursim.

– Përdoreni makinën me kujdes: Mos i jepni makinës tuaj shpejtësi të menjëhershme dhe as mos bëni frenime të menjëhershme.

– Ngisni makinën  me shpejtësi normale: Përdorimi i shpejtësive të larta rrit forcën e fërkimit të ajrit me makinën tuaj duke rritur konsumin e karburantit.

– Kontrollo presionin e gomave: Gomat e shfryera kërkojnë më shumë energji për të lëvizur makinën për shkak të fërkimit të madh me tokën, ndërsa gomat e reja harxhojnë më pak karburant.

– Mos e mbushni rezervuarin plot pa nevojë: Mbushja e rezervuarit plot do të thotë peshë shtesë në makinë që kërkon edhe më shumë energji për ta transportuar.

– Përdoreni kondicionerin aty ku duhet: Kondicioneri konsumon nga motori i makinës dhe kur është ndezur harxhon karburant. Nëse keni mundësi hapni më mirë xhamin sesa të përdorni kondicionerin aty kur nuk duhet.

– Mos ngarkoni pesha shumë të rënda: Varet nga mënyra se si e përdorni ju makinën për transport të gjërave që ju nevojiten. Është e këshilluar që peshat që nuk ju duhen të mos i mbani në makinë. Ngarkesa e makinës me pesha shton konsumin e karburantit.

– Mos e lini kot makinën ndezur: Duhet të dini se për ngrohjen e motorit mund të mjaftojnë edhe 30 sekonda dhe për kalimin e të gjitha proceseve maksimumi 3 minuta. Kjo varet nga makina që përdor. Fik motorin kur je duke pritur apo në radhë të gjatë.

– Përdor vajin e duhur për makinën tënde: Përdorni vajin që ju këshillohet sepse kjo mund të rrit perfomancën.

– Kontrolloni filtrat e ajrit: Mjafton të merrni filtrin dhe ta shikoni në drejtim të diellit nëse rrezet e diellit nuk e kalojnë filtrin ato duhen ndërruar. Filtrat e papastër ulin perfomancën e motorit.

– Ngisni makinë të vogël: Përpara se të blesh makinë mendohu mirë. Makinat e vogla harxhojnë më pak dhe janë ekonomike.

– Mos e përdor gjithmonë makinën: Kjo mund t’iu duket qesharake por ka vende ku mospërdorimi i makinës ka më shumë përfitim sidomos në periudhat apo kohët kur ka trafik. Këtu flasim për udhëtimet që mund të zëvendësohen nga mjete të tjera. Duam të themi se ke blerë makinë nuk do të thotë që në çdo vend duhet të shkosh me makinë.


Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 702 tiketa, janë regjistruar 79 aksidente trafiku ku 29 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa një ishte me fatalitet.

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, janë në dispozicion në web faqen zyrtare të MPB-së, në linkun:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Asfaltohet rruga Bukosh-Prilluzhë

Asfaltohet rruga Bukosh-Prilluzhë

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, të premten mori pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës Bukosh-Prilluzhë, investim i MIT-së.

Asfaltimin e kësaj rruge Kadriu e cilësoi si një arterie shumë të rëndësishme, e cila ua mundëson qarkullimin tri komunave: Obiliq, Vushtrri dhe Mitrovicë, si dhe lidh 17 fshatra mes vete.

Me gjatësi mbi dymbëdhjetë kilometra, asfaltimi i rrugës Bukosh-Prilluzhë ka kosto afër dy milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 150 ditë pune të parapara sipas planit dinamik.

MIT tanimë është në fazën e asfaltimit të rrugëve të cilat u mundësojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës infrastrukturë moderne, dhe gjatë muajve në vazhdim, pritet të fillojë edhe asfaltimi i shumë projekteve të tjera.

Filluan punimet në rrugën Rahovec – Hamoc – Fortesë

Filluan punimet në rrugën Rahovec – Hamoc – Fortesë

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, të enjten mori pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Rahovec – Hamoc – Fortesë, investim i MIT.

Zëvendësministri Rexhep Kadriu tha se edhe ky investim dëshmon përkushtimin e qeverisë, në këtë rast të MIT-së dhe ministrit Pal Lekaj, për ndërtimin e rrugëve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve anë e kënd vendit. Ai shtoi se MIT po investon në tërë Kosovën pa dallim.

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, shprehu falënderimin për përkushtimin e MIT që kjo rrugë të ndërtohet, në mënyrë që t’i shërbejë zhvillimit të komunës.

Rruga Rahovec – Hamoc – Fortesë, është e gjatë mbi 10 kilometra. Vlera e investimit nga MIT është afër 1 milion euro, dhe do të bëhet me tërë infrastrukturën përcjellëse përfshi edhe shtegun për çiklistë. Kjo rrugë ua mundëson qarkullimin më të lirë mbi 1000 fermerëve të kësaj ane. 

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1337 tiketa, janë regjistruar 91 aksidente trafiku ku 24 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa dy ishin me fatalitet.