Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1479 tiketa, janë regjistruar 81 aksidente trafiku ku 33 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, janë në dispozicion në web faqen zyrtare të MPB-së, në linkun:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Obiliqi me rrugë të reja

Obiliqi me rrugë të reja

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Milloshevë – Plemetin, dhe asfaltimin e rrugës Palaj – Ljathishtë, komuna e Obiliqit. Ai vizitoi nga afër edhe asfaltimin e segmentit të dytë të rrugës Nacionale N2, segmenti Nadakoc – Smrekonicë.

Zëvendësministri Kadriu, operatorëve ekonomik ua përcolli mesazhin e ministrit Pal Lekaj, se punimet duhet të realizohen me cilësi të lartë dhe sipas dinamikës e parametrave të parapara me kontratë.

Rruga Milloshëvë – Plemetin është e gjatë afër 2 kilometra dhe kosto e saj është 152 mijë euro. Ajo Palaj- Lajthishtë ka gjatësi mbi 2.2 kilometra dhe vlera e investimit është mbi 330 mijë euro. Të dy këto rrugë janë investim i MIT dhe po realizohen në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit mes ministrisë dhe komunës së Obiliqit.

Kurse segmenti i dytë i rrugës Nacionale N2, Nadakoc – Smrekonicë ka gjatësi 2.5 kilometra dhe ka vlerë investive afër dy milionë euro dhe është pjesë e investimit të zgjerimit të rrugës Nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1287 tiketa, janë regjistruar 97 aksidente trafiku ku 33 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa një ishte me fatalitet.

U përurua rruga Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë

Të premten u përurua rruga Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë

Rruga Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë është e gjatë mbi 3.5 kilometra, investimi i MIT-së për këtë rrugë është afër 477 mijë euro dhe është realizuar në kudër të memorandumit të bashkëpunimit me komunën e Fushë Kosovës.

Ministri Pal Lekaj tha se ndihet mirë që u finalizua ky projekt që i kursen kohë qytetarëve për tu lidhur me Fushë Kosovën dhe kryeqytetin. Ai shtoi se përgjatë dy vitesh qeverisje është vënë standard i ri, i ndërtimit të rrugëve me cilësi e sinjalistikë të duhur në shërbim të qytetarëve.

Filluan punimet në dy projekte infrastrukturore të Skenderajt

Filluan punimet në dy projekte infrastrukturore të Skenderajt

Rruga Skenderaj – Vushtrri, është e gjatë afër 14.3 kilometra, ka kosto prej 800 mijë euro. Ndërsa rruga Kotorr – Qubrel, ka gjatësi prej 8.7 kilometra, vlera e saj është 430 mijë euro.

Ministri Lekaj tha se ndihet mirë se po investohet në përmirësimin e jetës më të mirë të qytetarëve të Skenderajt dhe anë e kënd Kosovës. Ai shtoi se pa i zhvilluar komunat e zonat rurale nuk zhvillohet as shteti.

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, e falënderoi ministrin Lekaj për investimet në projektet e infrastrukturës rrugore në Skenderaj dhe tërë Kosovën pa dallim bindjesh politike, sepse këto rrugë u japin qasje shumë fshatrave dhe i lidhin ato me qytetin

Asfaltohet rruga Samadrexhë – Nadakoc

Asfaltohet rruga Samadrexhë – Nadakoc

Kjo rrugë është e gjatë afër 2 kilometra dhe po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të martën ndoqi nga afër asfaltimin e rrugës magjistrale Samadrexhë – Nadakoc, komuna e Vushtrrisë.

Banorët e kësaj ane e falënderuan ministrin Lekaj për asfaltimin e kësaj rruge me rëndësi për ta, rehabilitimi i së cilës ka qenë nevojë e kamotshme.

Kalaja e Harilaqit

Kalaja e Harilaqit (shek. IV-VI) gjendet mbi një kodër të njohur si Gradina e Harilaqit, e ngritur në një pozitë mjaft dominante, në perëndim të fshatit Harilaq.

Është e vendosur në lartësinë mbidetare prej 766 metra dhe ndodhet rreth 9 km në juglindje të Fushë – Kosovës, me një sipërfaqe rrethore me mure mbrojtëse prej 1.3 ha.

Gërmimet arkeologjike në këtë kala kanë filluar në vitin 2005 dhe kanë vazhduar sistematikisht deri në vitin 2010, por janë kryer edhe disa konservime dhe konsolidime të mureve me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj.

Gjatë gërmimeve arkeologjike të zhvilluara në gjashtë sezona kanë dalë në pah gjurmë të shumta të rrënojave të objekteve sakrale, profane dhe utilitare.

E tërë faqja e jashtme e murit rrethues të kalasë me kullat në akse, pastaj kisha me tri nefe dhe sakristi, si dhe dy struktura pothuajse identike në formë unazore të një kompleksi sakral.

Gjithashtu material i bollshëm i lëvizshëm arkeologjik si vegla pune, stoli, monedha, tulla, fragmente qelqi dhe struktura arkitektonike që posaçërisht theksojnë periudhën e antikitetit të vonë, e në veçanti atë të kohës së Justinianit.

Bazuar në vlerat arkeologjike, historike, shoqërore dhe shpirtërore, aseti Kalaja e Harilaqit në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Sa km mund të vozisni veturën pasi t’i ndizet drita e rezervës?

Sa km mund të vozisni veturën pasi t’i ndizet drita e rezervës?

Nëse je në një rrugë të gjatë, është thelbësore të dish se sa rrugë i ka mbetur veturës duke u bazuar në karburant.

Secili shofer mund ta ketë përjetuar frikën pasi të ketë parë dritën e kuqe të matësit të karburantit, pa patur asnjë ide se sa kohë mund të vazhdojë të vozisë makinën. Çdo kilometër që bëni rrit ankthin.

Për fat të mirë, tani mund të dini saktësisht sa kohë mund të vozisni edhe kur drita paralajmëruese është ndezur. Kjo do t’ju bëjë që të mos e bllokoni njërën anë të rrugës.

Sasia e kilometrave që ju mund t’i bëni me automjet ndërkohë që drita paralajmëruese është ndezur varet prej modelit të makinës. Kjo është shumë logjike kur mendoni për këtë, sepse shumica e modeleve të makinave kanë rezervuar të ndryshëm.

Revista holandeze “Libelle” ka përpiluar një tabelë me një pasqyrë të qartë se sa kilometra mund të vozisni në një ‘rezervuar të zbrazët’. Kjo mund t’ju kursejë shumë stres kur jeni në autostradë dhe do ta dini saktësisht kur është koha për të bërë një ndalesë.

Gjithashtu është mirë të dihet se shumica e rezervuarëve të karburantëve në vetura kanë një rezervë prej 2 litra. Pra, shanset janë që ju patjetër mund të vozisni me dritë të kuqe deri në pikën më të afërt të karburantit.

Ndërsa në klasifikim për disa nga automjetet më të shpeshta në trojet shqiptare duke nisur nga modeli me më shumë kilometra:

  • Audi Q7 96 km
  • Mercedes A-Class 86 km
  • Volkswagen Pasat 78.3 km
  • Peugeot 206 77.3 km
  • BMW X5 77.2 km
  • Renault Megane 77.1 km
  • Mercedes C-Class 74 km
  • Opel Astra 72.4 km
  • Renault Scenic 71.7 km
  • Mini Cooper 71.6 km
  • Volkswagen Golf 69.5 km
  • Smart 69 km
  • Ford Focus 66.8 km
  • Volkswagen Polo 67.9 km
  • Mercedes E-Class 67 km
  • Toyota Yaris 65.9 km
  • Audi A3 65.3 km
  • Range Rover 65 km
  • Ford Fusion 64.72 km
  • Ford Fiesta 62 km
  • Fiat Punto 52.4 km
  • Jeep Grand Cherokee 50.5 km
  • Opel Corsa 49.7 km.