Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1019 tiketa, janë regjistruar 24 aksidente trafiku ku 5 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Zjarrvëniet, fenomen shqetësues ditëve të fundit

“Zjarrvënia” është një nga temat më të diskutuara ditëve të fundit, anë e mbanë Kosovës njerëz të ndryshëm kanë vendosur që të djegin arat e tyre, mbeturinat apo gomat me qëllim të “pastrimit” të ambientit.

Zjarrvëniet e tyre kanë ndikuar negativisht duke e ndotur ambientin në përmasa masive, përveç kësaj kanë rrezikuar edhe zonat për rreth dhe vendbanimet në afërsi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës bën apel që qytetarët ta ruajnë ambientin sepse zjarrvëniet shkaktojnë dëme të mëdha në infrastrukturë, ambient dhe në jetët tona.

Ruajeni ambientin duke mbrojtur mjedisin dhe duke ricikluar, djegia nuk është zgjidhja e duhur.

Vendi me rrugët më të sigurta në botë

Në të gjithë botën çdo 30 sekonda dikush vdes nga aksidentet në rrugë, ndërsa për secilën vdekje ka të paktën 20 të lënduar. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, këmbësorët dhe shoferët kanë më shumë gjasa të vdesin si pasojë e aksidenteve në vendet e varfëra. Përafërsisht 752 këmbësorë vdesin në rrugë çdo ditë, ndërsa 786 motoçiklistë vdesin çdo ditë në aksidente në nivel global.

Vendet më pak të zhvilluara kanë një numër më të madh të viktimave në rrugë, gjë që është kryesisht për shkak të infrastrukturës së dobët, standardeve më të këqija të sigurisë së automjeteve dhe ligjeve joadekuate.

Ndërsa ne po u prezantojmë me vendin më të sigurtë në bazë të raportit të gjendjes globale të OBSH-së për Sigurinë Rrugore:

 1. Mikronezia

Sipas raportit të OBSH, Shtetet Federale të Mikronezisë kanë rrugët më të sigurta në planet, me 1.9 vdekje në rrugë për 100,000 njerëz dhe me vetëm 2 vdekje në rrugë përgjatë një viti.

Tuneli në qytetin e Mitrovicës afër përfundimit

Janë bërë gati 5 muaj që nga fillimi i sanimeve që janë duke u zhvilluar në tunelin e qytetit të Mitrovicës, i cili ndodhet në Rrugën Nacionale N2, segmenti Mitrovicë – Çabër.

Ky projekt me kosto afër 380 mijë euro ishte paraparë të përfundohet brenda 60 ditësh.

Sipas qytetarëve thuhet se rrallë herë kanë parë punëtorët të punojnë me intensitet, ndërsa mos funksionimi i tunelit ka bërë që të rritet trafiku në rrugët e qytetit të Mitrovicës.

Ky tuneli me gjatësi 250 metra, si duket është në fund të punimeve, ndërsa janë publikuar imazhet e para pas sanimeve.

Foto credit: Mitrovica Press

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore brenda 24 orëve të fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1046 tiketa, janë regjistruar 25 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Veturat me motor diesel të largohen nga tregu brenda dy viteve

Prodhuesit evropianë të automjeteve duhet t’i japin konsumatorëve më shumë lehtësira për të kthyer pas automjetet në kuadër të skandalit me motorët diesel, deklaroi sot Komisioni Evropian.

Në një dokument strategjik, komisioni tha se këto lehtësira mund të përfshijnë shërbimet falas për automjetet dhe lehtësi në heqjen e makinave të vjetra.

“Qëllimi është që të arrihet një nivel prej gati 90% i largimit nga tregu të automjeteve me motor diesel brenda dy vitesh në të gjitha vendet anëtare të BE-së”, thuhet në këtë dokument.

Kriza botërore e ujit të pijshëm

Kriza e ujit po vazhdon të jetë një fenomen shqetësues për popullsinë botërore, të cilët po përjetojnë kohë të vështira, në pamundësi për të pasur ujë të mjaftueshëm.

Dita Botërore e Ujit shënohet për çdo vit më 22 mars, e cila ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB-së në dhjetor të vitit 1992.

Me shënimin e kësaj dite OKB-ja ka për qëllim të rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës.

Dita e parë Botërore e Ujit është shënuar me 22.03.1993. Kjo ditë shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit për pirje dhe me qëllim të apelimit te të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit për pirje.

Për çdo vit në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit për pirje siç janë: Uji për qytete, Kualiteti i Ujit, Ujerat Ndërkufitare, Uji dhe Kultura etj.

Ekspertët vlerësojnë që rreth 1.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë për pirje, kurse 2,5 miliardë njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-shëndetësore. Gjashtë mijë fëmijë më të vegjël se pesë vjeç për çdo ditë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga uji i ndotur, kurse më shumë se pesë milionë njerëz në vit, e cila është dhjetë herë më shumë se numri i atyre të vrarë në të gjitha luftërat vjetore në botë.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë mjaft të errëta. Në raportin e tyre theksohet se burimet e ujit do të zvogëlohen vazhdimisht për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, ndotjes dhe ndryshimeve të klimës.

A e dini se cila është rruga më e shpejtë në botë?

Shumë vozitës e kanë pasion shpejtësinë, ata jetojnë për ndjenjën që vetëm shpejtësia di ta dhurojë, nëse jeni njëri nga ta, duhet që pa tjetër t’a vizitoni këtë vend, që sipas statistikave, është vendi me autostradën më të shpejtë në botë

Është fjala për “Autobahn”.

Është një nga autostradat më të famshme, e cila ndodhet në Gjermani. “Autobahn” është me të vërtetë autostrada më e shpejtë në botë pa kufi të shpejtësisë. Ju keni të drejtë të vozitni pa limit me shpejtësinë që dëshironi.

Megjithatë, “Autobahn” njihet edhe për aksidente të shpeshta duke shënuar rreth 2 milion aksidente në vit.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1057 tiketa, janë regjistruar 30 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Parashikimet për Ngrohjen Globale

Nuk ka rëndësi se ku jetoni, ndryshimi i klimës do ndikoj në jetën tuaj. Sipas një studimi të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetsisë, ngrohja Globale është një nga rreziqet kryesore të momentit, ndaj së cilës duhet të ndërmarrim masa konkrete.

Ndryshimi i klimës do shkaktoj përmbytje, rritje të temperaturave extreme të cilat më pas rezultojnë me zjarre, thatësira dhe të ftohtë të pa përballueshëm.

Rastet me sëmundjet si malarja dhe ethet tropikale do të rriten si pasojë e thatësirave dhe ngritjes së temperaturave. Thatësirat do ndërlikojnë edhe prodhimin dhe kultivimin e ushqimit që rrjedhimisht do shfaqet uria nëpër botë.

Ndotja e ajrit do rezultoj me rritje të numrit të njerëzve me alergji dhe astmë, ndërsa ndotja e ujit do e pakësoj ujin e pijshëm në nivel botëror.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, nga viti 2030 deri në vitin 2050 ngrohja globale pritet të shkaktoj 250 mijë vdekje në vit.