Njoftim për bllokim rrugësh

Sot Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bllokohen rrugët në kryeqytet. Lexojeni më poshtë deklaratën e plotë;

“Prishtinë, 21 mars 2019 – Ju njoftojmë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia sot prej orës 11:00, do të ndërpres qarkullimin dhe ndaloj parkimin e të gjitha automjeteve në rrugët:

• Enver Zymberi dhe

• Rinia ,

Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Studionit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për shërbime Publike.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.”

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore për 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore për 24 orët e fundit;

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1177 tiketa, janë regjistruar 44 aksidente ku 17 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Ftesë zyrtare nga presidenti i FIA-së

Në shenjë mirënjohjeje dhe mbështetjeje për punën dhe përkushtimin në fushën e Automobilizmit, bashkëthemeluesi i AMCK-së njëherësh kryetari i FASK-ut Ismet Rexhepi, ka pranuar një ftesë zyrtare nga Presidenti i Federatës Internacionale të Automobilizmit Jean Todt.

Në këtë ftesë përfshihet “FIA GOLD PASS” dhe “FIA BLUE PASS”, duke nënkuptuar që zotëri Rexhepi është i ftuar në të gjitha eventet dhe garat e FORMULA 1 World championship në zonat VIP\PADDOCK AREA për vitin 2019.

Ndër të tjera në këtë ftesë z. Todt shpreson që të takohet me z. Rexhepi përgjatë kohës së garave.

Më poshtë gjeni deklaratën e plotë të bashkëngjitur në ftesë;

“Dear President, dear Friend,

I am pleased to present you with this box in which you will find the 2019 FIA BLUE PASS and FIA GOLD PASS.

They will allow you to attend FIA events under the best possible conditions. I hope that you will be able to enjoy the advantages provided by these passes this year and that we will have the opportunity to see each other during these races.

A user’s guide is enclosed which I invite you to read in order to take full advantage of these passes

I wish you a great season 2019,

Jean Todt”

Drejtoresha Gjenerale e Regjionit 1 të FIA-s vizitë në AMCK.

Dje me datë 19.03.2019 Drejtoresha Gjenerale e Regjionit 1 të FIA-s vizitoi Kosovën.

Në kuadër të agjendës së saj Laurianne Krid u takua me menagjmentin drejtues të klubit të AMCK-së, ku u njoftua për së afërmi me ambientet e punës, aktivitetet dhe stafin. Vizita e saj kishte për qëllim njoftimin me gjendjen e sigurisë rrugore, veprimet dhe planifikimet ne kuader te Sigurise Rrugore, Ambientit dhe Turizmit në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua rreth sfidave në fushën e sigurisë rrugore dhe mënyrave se si mund të përmirësohen politikat në të mirë të qytetarëve.

Së bashku me menagjmementin drejtues të AMCK-së, Krid vizitoi kabinetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit ku u takua personalisht me ministrin Pal Lekaj për tu informuar rreth ligjeve dhe projekteve të ministrisë. Vizita e saj e fundit për ditën e djeshme ishte në kabinetin e kryeministrisë ku u takua me këshilltaren politike Albena Reshitaj me të cilën diskutuan rreth gjendjes së mjedisit dhe prioriteteve të qeverisë në këtë aspekt.

Vizita e saj kishte një rëndësi të veçantë për AMCK-n pasi që klubi ynë ka për qëllim të rrisë sigurinë në rrugë duke ulur numrin e aksidenteve përmes vetëdijësimit dhe krijimit të politikave në të mirë të kësaj kauze gjithmonë duke e pasur prioritet ruajtjen e ambientit.

Laurianne Krid u nda shumë e kënaqur me kushtet dhe aktivitetet e klubit të AMCK-s, bashkëpunimi i ngushtë me institucionet përkatëse sipas saj ka një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e klubit në hapa të sigurtë dhe bashkë me të edhe zhvillimin pozitiv të politikave në të mirë të sigurisë rrugore, ambientit dhe turizmit në Kosovë.

Mësoni se cili është dënimi nëse nuk posedoni ulëse të posaçme për fëmijë në veturë

Në bazë të ligjit për rregullat e trafikut rrugor, fëmijët nën moshën 12 vjeçare me peshë deri në 35 kilogram dhe gjatësi 150 cm, duhet të jenë të siguruar me ulëse të sigurisë për fëmijë.

Në rast se shoferi i mjetit nuk ka ulëse të sigurisë për fëmijë, dënohet për kundërvajtje me gjobë 100 deri 300 euro.

Shoferit i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit në kohëzgjatje prej tre deri në gjashtë 6 muaj.

Gjatë vitit 2018 për periudhën Janar- Dhjetor, policia e Kosovës raporton se janë shqiptuar gjithsej 509 gjoba ndaj shoferëve që nuk kanë poseduar ulëse të posaçme për fëmijë brenda veturës, ndërsa fushatat për vetëdijesimin e pjesëmarrësve në komunikacion janë të vazhdueshme.

Drejtoresha gjenerale e Regjionit 1 të FIA-s vizitë në AMCK

Nesër me datë 19.03.2019 Drejtoresha Gjenerale e Regjionit 1 të FIA-s viziton Kosovën.

Në kuadër të agjendës së saj Laurianne Krid do vizitojë zyren e kryeministrisë së Kosovës, pastaj do vizitoj AMCK-në ku do të njoftohet për së afërmi me punën dhe mbarëvajtjen e proceseve të AMCK-s, dhe dy klubeve të tjera.

Vizita e saj ka për qëllim njoftimin me gjendjen e sigurisë rrugore, veprimet dhe planifikimet ne kuader te Sigurise Rrugore, Ambientit dhe Turizmit në Kosovë.

Rajoni FIA 1 përkrah një lëvizje të sigurtë, të përballueshme dhe të pastër si një komponent kyç për zhvillim. Së bashku me ekipin e Regjionit 1, Laurianne mbështet shkëmbimin e praktikave më të mira midis Klubeve të Mobilitetit në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, të cilat arrijnë gjithsej 38 milionë anëtarë.

Vizita e saj ka një rëndësi të veçantë për AMCK-në pasi që klubi ynë ka për qëllim të rrisë sigurinë në rrugë dhe të ulë numrin e aksidenteve, duke e pasur parasyshë gjithmonë ruajtjen e ambientit.

Laurianne Krid

Një mijë euro gjobë për prindërit që pinë cigare me fëmijët në veturë

Disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar ligjin kundër konsumimit të duhanit në vetura në prezencë të fëmijëve.

Policia në shtetet si Arkansas, Kalifornia, Utah, Virginia, etj. do t’i gjobitë prindërit me një mijë euro nëse kapen duke pirë cigare me fëmijët në veturë, shkruan moms.com.

Gjoba për herë të parë dhe të dytë është një mijë dollarë, ndërsa nëse ndodh hera e tretë atëherë gjoba shkon deri në 10 mijë dollarë.

Ky legjislacion tashmë pritet të kalojë edhe në Shtëpinë e Bardhë.