Si t’i minimizoni shpenzimet e veturës suaj!?

Ngasja ekonomike ka të bëjë me sigurinë në rrugë dhe shpenzimin sa më të vogël në makinën e juaj, duke përfshirë karburantin, vajërat dhe pjesët e tjera shpenzuese.

Këto janë disa nga këshillat që duhet të i ndiqni në mënyrë që të keni sa më pak shpenzime në makinën tuaj.

-Sigurohuni që makina juaj është e mirëmbajtur. Një motor që nuk është i mirëmbajtur mund të shpenzojë deri në 50% karburant më shumë se sa që është e nevojshme.

-Udhëtoni në kohë kur kolonat janë më të shkurtëra. Pritja në kolonat e gjata hargjon shumë karburant.

-Eleminoni udhëtimet shumë të shkurtëra. Ecni apo shkoni me biçikletë nëse keni punë diku afër shtëpisë tuaj.

-Mos mbani peshë të panevojshme. Shikoni vetëm nëse keni ato që duhen gjithsesi.

-Shumica e veturave veprojnë më së miri në shpejtësitë 80-90 km/h. Çdo 5 km/h më tepër mbi këtë shpenzon më shumë karburant se që është e nevojshme.

-Sigurohuni se në çfarë rrugë do të kaloni para se të niseni. Vlerësohet që përmbi 350 mijë tonelata me karburant shpenzohet tek shoferët që humbin rrugën.

-Vozitni qetë. Gazi i papritshëm si dhe frenimi i çastit mund të shpenzojnë përmbi 40% të karburantit, si dhe konsumojnë frenat dhe friksionin duke rritur gjasat e një vizite tek mekaniku.

-Konsideroni të bleni një makinë më të vogël dhe efiçiente.

Informatë rreth punimeve të MIT nëpër Kosovë

Informatë rreth punimeve të MIT nëpër Kosovë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të përmbushjes së misionit të saj për të sjellë infrastrukturë rrugore cilësore, është duke shfrytëzuar maksimalisht sezonin ndërtimor. Si rrjedhojë, po punohet në të gjitha qytetet e Kosovës. Për pasojë në disa vende, qytetarët mund të hasin në pengesa gjatë qarkullimit, prandaj MIT kërkon mirëkuptim për çdo vështirësi në komunikacion dhe vonesa të shkaktuara.

Në vazhdim ju informojmë me disa nga projektet, në të cilat punimet mund të pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve;
Asfaltimi i rrugës R107 Gjakovë – Deçan
Zgjerimi i rrugës nacionale N9 Dollc – Gjakovë
Rehabilitimi i rrugës Prizren – Xërxë
Rehabilitimi i rrugës Rahovec – Suharekë
Zgjerimi i rrugës nacionale N 25.3 Gjilan (segmenti Livoç – Gjilan)
Asfaltimi i rrugës në fshatin Cërnicë – Gjilan
Zgjerimi i rrugës në fshatin Përlepnicë
Zgjerimi i rrugës regjionale R102 Komoran – Skënderaj

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1186 tiketa, janë regjistruar 40 aksidente trafiku ku 19 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 1 ishte me fatalitet.

Rugova

RUGOVA

Koordinatat42°44’N 20°3’E

Rugova është trevë malore në Veri-Perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare. Në vitin 2013 u shpall Park Kombëtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Rugova është rrethinë etnografike, me rëndësi të madhe për degët e gjuhësisë si leksikologjia, etimologjia dhe onomastika.

Rugova është regjion i përshtatshëm për alpinizëm, bjeshkatari, skijim, ngjitje në shkëmbinj, lëshim me parashuta, piknik me familje etj. Rugova radhitet si qendra e katërt kryesore për sporte dimërore nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FNS) me qendër në Lucern. Për më tepër, në prill të vitit 2013, Peja fitoi çmimin  “Tourism for Tomorrow” me projektin “Majat e Ballkanit”.

Rugova është e pasur me forma të shumta si shpellat, ujëvarat, liqenet glaciale, majat e larta, tunelet etj.., maja më e lartë është Hajla (2403 m) por rëndësi dhe interes paraqet edhe Qafa e Qyqes nga e cila mund të soditet i tërë qyteti i Pejës. Nga Guri i Kuq (1522 m) shihen si në pëllëmbë të dorës: Gjeravica, Boriqi, maja e Mariashit, maja e Hekurave, Shkëlzeni dhe Liqeni i Plavës.

U përurua ura e fshatit Topanicë

Të martën, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, mori pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë në komunën e Kamenicës.

Lekaj theksoi se përfundimi dhe hapja e kësaj ure është kryer falë angazhimit të MIT-së dhe bashkëpunimit me komunën e Kamenicës, dhe se në këtë mënyrë janë plotësuar nevojat të cilat e bëjnë këtë vend dinjitoz.

Kjo urë me kosto prej 210 mijë eurosh, është përfunduar në kuadër të projekteve të nivelit qendror dhe si e tillë, luan një rol tejet të rëndësishëm për banorët e këtij fshati, ngase ndërtimi i kësaj ure ka qenë kërkesë e kahmotshme e tyre.

MIT mbetet e angazhuar edhe më tutje që, përvec projekteve qendrore, të ndihmojë edhe në realizimin e projekteve lokale, aty ku me të vërtetë është e nevojshme për qytetarët

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1212 tiketa, janë regjistruar 48 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 1 ishte me fatalitet.

Tejkalimi i shpejtësisë- Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët


Tejkalimi i shpejtësisë!

Shoferi i automjetit lëvizë me shpejtësi 304 km/h në Autoudhën “Dr. Ibrahim Rugova” në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h
• 300 € gjobë
• 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, si dhe
• 3 pikë negative
Vetëm gjatë javës se kaluar Njësia për Kontrollë të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë.
Me këtë veprim rrezikohet jeta e juaj dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, andaj Policia e Kosovës do të vazhdoj me identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë!

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1090 tiketa, janë regjistruar 48 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 1 ishte me fatalitet.

Gjeravica

Koordinatat: 42°19′16″V 20°04′57″L /

Gjeravica me 2.656 m lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) në pjesën e Kosovës, edhe pse lartësia e vërtetë mund të jetë për disa metra më e madhe, ende e pa konfirmuar nga GPS.

Radhitet si maja e tretë pas majës së malit Korab dhe Jezercit i cili gjendet në Alpet Shqiptare dhe ka lartësinë 2764 metra.

Gjeravica

Kjo majë malore gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Deçanit me Shqipërinë.

Maja e Gjeravicës i takon territorit të komunës së Deçanit dhe është njëra nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët e shteteve të ndryshme që nga viti 1975.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 884 tiketa, janë regjistruar 26 aksidente trafiku ku 17 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.