Urat, së shpejti me pamje të re

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit në Kosovë Pal Lekaj ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa foto nga projekti i fundit që ka ndërmarrë ministria e tij.

Ky projekt i implementuar fillimisht në Gjakovë ka të bëj me restaurimin e të gjitha urave që janë nën kujdesin e MTI-së.

Ndërkaq kjo është deklarata e plotë e ministrit Lekaj në facebook;

“Kjo është ura e Korenicës së Gjakovës, me pamje të re pas investimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Njëjtë do të veprojmë në të gjitha urat e Republikës së Kosovës që janë në kompetencë të MIT.

Të diele të këndshme!”

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 810 tiketa, janë regjistruar 38 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1033 tiketa, janë regjistruar 19 aksidente trafiku ku 5 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Çfarë ndodhë kur e gaboni karburantin e veturës tuaj?

Është një problem i zakonshëm i cili është në rritje, e veçanërisht për familjet që i posedojnë dy vetura të cilat ecin me karburante të ndryshme.

Por, çfarë ndodhë kur e gaboni karburantin e veturës tuaj?

Qysh në fillim, ky gabim do t’ju kushtojë mjaftë para! Procedura për zgjidhjen e këtij problemi dallon varësisht nga lloji i motorit që e keni – por rregulli i parë është që në asnjë rast të mos e ndizni veturën posa ta kuptoni që e keni bërë këtë gabim!

Nëse veturën tuaj e keni mbushur me benzinë në vend të naftës, atëherë elementi tretës i benzinës ka potencialin të shkaktojë dëme serioze në pompën e mbushjes dhe në pjesë tjera të sistemit të karburantit, e më shumë mundësi do t’ju duhet një zëvendësim i plotë i pompës së karburantit, injektorëve të dizelit, filtrave, rezervës, etj.

Tjetra është se urgjentisht duhet ta largoni tërë benzinën nga vetura para se të mund ta vozisni veturën.

Në anën tjetër, hedhja e naftës në një veturë me benzinë është më pak e prirë të shkaktojë probleme në motor të veturës, sepse për shkak të se nafta është më e rëndë dhe më e lëngshme, mund të ndodhë që vetura të mos ndizet fare.

Të paktën kjo mund t’ju shërbejë si paralajmërim që të mos provoni ta ndizni veturën para se gjërat të bëhen serioze.

Sidoqoftë, edhe në këtë rast do t’ju duhet ta largoni tërë naftën nga vetura para se ta mbushni me benzinë dhe ta vozisni veturën.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1185 tiketa, janë regjistruar 35 aksidente trafiku ku 14 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Ky qytet ka ndaluar qarkullimi e të gjitha automjeteve në të dielën e parë të çdo muaji

Rrugët në qendër të Edinburgut u mbyllën për herë të parë të dielën që lam pas, ndërsa qyteti iu bashkua lëvizjes së hapave konkret për të zvogëluar ndotjen e ajrit.

Qytetet anembanë botës kanë hapur rrugë të përkohshme për njerëzit duke i mbyllur ato për makina, kamionë dhe automjetet e tjera.

Kryetari i qytetit të Edinburgut tha se ishte qyteti i parë në Britani të Madhe për t’u bashkuar me lëvizjen “Hapësirat e Hapura”, si pjesë e kësaj lëvizje qyteti ka vendosur ta ndaloj qarkullimin për të gjitha automjetet në të dielën e parë të çdo muaji si pjesë e një marrëveshje 18-mujore.

“Ndryshimi i klimës është një kërcënim real për shoqërinë, është e qartë se ne duhet të veprojmë dhe Hapësirat e Hapura është padyshim një hap në drejtimin e duhur. Ne jemi të përkushtuar me gjithë zemër për krijimin e një qyteti të arritshëm, të qëndrueshëm dhe popullor “.- u shpreh kryetari i këtij qyteti.

Yoga në ajër të hapur, lojëra gjigante të shahut, muzika dhe tai chi ishin ndër aktivitetet që ofrohen të dielën.

AMCK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në Prishtina International Autoshow

Nga data 2 deri më 5 maj në Prishtinë u organizua panairi Prishtina International Autoshow 2019, pjesë e këtij panairi ishin brendet më të njohura të gomave dhe veturave në vendin tonë.

Auto Moto Club Kosova u prezantua me këshilla rreth ruajtjes së ambientit dhe këshilla rreth sigurisë në rrugë, gjithashtu qytetarët patën mundësi të informohen rreth pikave më të njohura turistike në Kosovë.

Në kuadër të asistencës rrugore Auto Moto Club Kosova i njoftoi pjesëmarrësit me ofertat më të mira vjetore në treg, ku ata kanë mundësi të përfitojnë asistencë brenda dhe jashtë Kosovës.

AMCK Klubi juaj i sigurisë në rrugë

Simulatorët e vendosur në shtandin e AMCK-së ishin një nga këndet më të preferuara të Prishtina International Autoshow. Të gjitha moshat patën mundësi të provonin ndjenjën e adrenalinës virtuale ku përmes simulatorëve udhëtonin nëpër pistat më të njohura botërore.

Ne i falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që ishin së bashku me ne në këtë përvojë interesante, ndërsa ju mirëpresim herave të tjera.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1134 tiketa, janë regjistruar 46 aksidente trafiku ku 17 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.